• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Intervista e gazetarit kosovar me Ronaldon, gjatë vizitës së brazilianit në Kosovë

13:37 : 19/04/2020
në SPORT

Në mëngjesin 27 shtatorit të vitit 1999 kur Kosovës ende i ndihej era barut pas luftës me pushtuesit serb, tokën ‘dardane’ e viziton njëri prej futbollistëve më të mirë në histori.

Luis Nazario da Lima Ronaldo vizitoi qytetin e Gjakovës me misionin e UNDP-së, në kuadër të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe të Karitasit të Belgjikës.

Sulmuesi brazilian u prit nga mijëra qytetarë të Gjakovës, derisa u shoqërua nga autoblindat e KFOR-it italian. Ish-sulmuesi i Barcelonës, Real Madridit, Interit, Milanos dhe disa skuadrave të tjera të njohura gjithashtu dhuroi 30 mijë dollarë donacion.

Ardhjen e Ronaldos në Kosovë e ka ndjekur nga afër gazetari i njohur kosovar Xhavit Kajtazi. Ai së bashku me fotografin Ridvan Slivova kanë arritur të depërtojnë në mesin e dhjetëra personave dhe të realizojnë edhe intervistë me të.

Pas më shumë se dy dekadash, Kajtazi është rikthyer të flas për njërën ndër intervistat më të famshme të asaj kohe dhe këtë ekskluzivisht për gazetën “Sheshi”.

Lexo edhe:

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në ‘Opinion’

Tomorri:Figurat më të larta të PS qëndrojnë pas Ramës , kanë frikën e SPAK

Sheshi: Ju ishit gazetari i vetëm shqiptar i cili arritët ta intervistonit Ronaldon gjatë vizitës së tij në Gjakovë. Na flisni diçka më shumë rreth kësaj ngjarje dhe vështirësitë e realizmit të kësaj interviste?

Kajtazi: “Me emra të mëdhenj të sportit asnjëherë nuk do të hasësh në vështirësi, ngase të gjithë, pa përjashtim vlerësojnë gazetarët. Të gjitha proceset që u zhvilluan deri te realizimi i bisedës kanë zgjatur pothuasje një muaj. Redaksia e sportit e gazetës “Rilindja” u vizitua disa herë nga menaxherët e kësaj ngjarjeje dhe një javë para ardhjes së Ronaldos në Prishtinë gjithçka ka qenë gati. Unë së bashku me fotoreporterin e gazetës “Rilindja”, Ridvan Slivova, patëm fatin që të jemi në helikopterin e KFOR-it së bashku me Ronaldon (atë kohë 22 vjeç), babain tij Neilo Lazario da Lima (asokohe 60 vjeç)”.

Sheshi: Cilat ishin të veçantat e kësaj interviste?

Kajtazi: “Meqë isha në grupin e ngushtë të realizimit të këtij misioni, më 27 shtator 1999 iu ofruam shkallëve të aeroplanit. Pikërisht në orën 14, nëse nuk gabohem, Ronaldo preku tokën e Kosovës i shoqëruar nga organizatorët e këtij misioni bamirës, Bernar Kushner, administrator i Kosovës e të tjerë. Derisa helikopteri fluturoi nga Prishtina për në Gjakovë, shfrytëzova rastin që t’i paralajmëroj bisedën me brazilianin, asokohe të Interit te Milanos, gjë që edhe ia arritëm, pavarësisht se në programin e ekspeditës bamirëse nuk ishte paralajmëruar asnjë bisedë me gazetarët. Madje, nga ky mision arrita të bisedojë edhe me babain e Ronaldos që ishte një inxhinier i makinerisë, i cili ishte tejet i emocionuar nga ajo që pa në oborrin e shkollës “Mustafa Bakia” në Gjakovë, ku i biri tij ua dorëzoi ndihmën në shumë prej 30 mijë dollarë, të cilën e pranoi drejtori Iljaz Daija”

Sheshi: Si arritët ta realizonit këtë intervistë dhe sa kohë ju mori?

Kajtazi: “Gjithçka nisi dhe u mbyll për dhjetë ditë kontakte e takime pune me organizatorët e këtij misioni bamirës. Paraprakisht u hartua axhenda, nga e cila për asnjë minutë nuk pati ngecje. Gjithçka që ndodhi për dy-tri orë qëndrimi në Kosovë, na u duk se zhvillimet po mbylleshin për pesëmbëdhjetë minuta”.

Sheshi: Cila ishte jehona e kësaj intervistë apo përmasat që mori më vonë vizita e Ronaldos në Gjakovë menjëherë pas përfundimit të luftës?

Kajtazi: “Vizita historike e futbollistit më të mirë në botë të cilën zyrtarisht po e mbulonin “Eurosporti” vetëm dy muaj pas përfundimit të luftës në Kosovë, bëri bujë shumë të madhe. Për ardhjen e tij në Kosovë kanë raportuar të gjitha mediet e shkruara dhe elektronike gjithandej Botës. Takimi me fëmijët e Lufës së Kosovës, ishte shumë prekës dhe i jashtëzakonshëm. Unë shfrytëzova rastin pak para largimit nga Kosova që të bisedojë edhe me babain e Ronaldos Nelio Nazario da Lima dhe nga kjo intervistë mësova se babai i Fenomenit kishte shitur tërë pasurinë për të investuar në djalin e tij, i cili nga ekspertët ishte vlerësuar lart, gjë që edhe doli të jetë e vërtetë”.

Sheshi: Përveç ‘Fenomenit’, cilët kanë qenë sportistët e tjerë të famshëm me të cilët keni patur rastin të takoheshit dhe të zhvillonit intervista?

Kajtazi: “Kanë qenë në Kosovës menjëherë pas luftës edhe shumë emra sportisësh e artistësh nga Bota dhe redaksia jonë vazhdimisht ka përcjellur ngjarjet e tilla madje edhe përmes intervistave. Kanë qenë Laudrup, Tigana, Shtefi Graf e të tjerë”. /gazetasheshi/

 

Etiketa: intervistaRonaldon

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në ‘Opinion’

12:06 : 10/05/2025
POLITIKE

Tomorri:Figurat më të larta të PS qëndrojnë pas Ramës , kanë frikën e SPAK

18:21 : 20/02/2025
AKTUALITET

“Shqetësimi kryesor, 11 maji”/ Meta: U ‘rrëmbeva’ që mos tregoja disa të vërteta

21:16 : 17/01/2025
AKTUALITET

Lubonja: Unë isha mik me Ramën artist, ai i tradhëtoi idetë e tij

22:41 : 31/10/2024
AKTUALITET

Intervista e Ahmetajt, si dëshmi e tredhjes së SPAK-ut

08:41 : 31/07/2024
AKTUALITET

“Lidershipi në Shqipëri nuk i afrohet BE-së”/ Beleri: Drejtësia dhe ndarja e pushteteve nuk funksionojnë

09:11 : 17/07/2024
Para

"Covid-19, ende aktiv në Shqipëri"/ Biologu Ruka: Oshilacionet e rasteve mjaft të dukshme

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com