• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Një vaksinë për koronavirusin është “të paktën një vit larg”

19:10 : 17/04/2020
në BOTA

Gara për gjetjen e një vaksine apo kure kundër koronavirusit po bëhet gjithnjë e më e ethshme. Në mbarë botën po bëhen kërkime, analiza, teste dhe eksperimente për të gjetur atë të duhurën që do të shpëtojë njerëzimin. Bëhet fjalë për një mision të vështirë sepse në bazë të të dhënave, COVID-19 përshkruhet si 10 herë më vdekjeprurës se gripi i derrit.

Viruset, mikroorganizma që nuk shihen me sy të lirë, janë kërcënimi më i madh që na kanoset.

Pavarësisht përparimit të mjekësisë moderne, del gjithmonjë një virus që sfidon çdo njohuri, përvojë mjekësore dhe njerëzimin në përgjithësi.

Viruset janë një grup molekulash që e infektojnë njeriun nëpërmjet ajrit, ujit por edhe stërklave. Ato i nënshtrohen një mutacioni të vazhdueshëm dhe praktikisht gjenden kudo, në qiell e në tokë. Në krahasim me bakteret, viruset janë më të vogla dhe më të thjeshta.Bakteret riprodhohen vetë dhe shkatërrohen me antibiotikë, viruset jo. Ato pushtojnë qelizat dhe marrin organizmin peng për të krijuar kopje të vetvetes.

Një shpresë e madhe këto kohë vjen nga Kina me lajmin e ditëve të fundit. Administrata Shtetërore e Ushqimit dhe Barnave miratoi aplikimin klinik të vaksinave joaktive kundër koronavirusit realizuar bashkërisht nga Instituti i Produkteve Biologjike dhe Instituti i Virologjisë i Wuhan-it pranë Akademisë Kineze të Shkencave. Më 13 prill u miratua që vaksina joaktive e zhvilluar nga kompania Kexing Zhongwei Bioteknologji të nisë testimin klinik.

Lexo edhe:

Rritja e rasteve me fruth, mjekja: Vaksina nuk shkakton autizëm

Sëmundjet autoimune/ Covid-19 rriti numrin e rasteve e të prekurve nga Hashimoto

Vaksina e kontigjentit të parë e miratuar për hulumtime klinike është ajo e vektorit adenoviral me Chen Wei në krye të ekipit akademik. Projekti i zhvillimit të vaksinave ka përfunduar vaksinimin e subjekteve të fazës së parë të provave klinike në fund të marsit dhe ka rekrutuar vullnetarë për provat klinike të fazës së dytë prej 9 prillit. Kjo është vaksina e parë në botë kundër COVID-19 që nis studimin klinik të fazës së dytë.

Në konferencën për shtyp më 14 prill, drejtori i Departamentit të Zhvillimit Social dhe Teknologjik pranë Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë Wu Yuanbin tha se zakonisht provat klinike të vaksinave ndahen në tre faza. Wang Junzhi, akademik i Akademisë Kineze të Inxhinierisë, tha se faza e parë dhe e dytë e provave klinike do të zgjasë disa muaj sipas procedurave të ndryshme të imunizimit dhe protokolleve të ndryshme.

Specialistët e huaj thonë se për nxjerrjen masive të vaksinës së koronavirusit të ri, SARS-CoV-2, mund të duhen të paktën një deri në një vit e gjysmë. Sipas OBSh-së, tre vaksina kandidate janë në fazën e testimit klinik, që nënkupton se ato mund të testohen tek njerëzit, ndërsa 67 vaksina të mundshme janë në fazën paraklinike.

Vaksina funksionon duke i prezantuar disa molekula, të njohura gjithashtu si kundërtrupa ndaj patogjenit (virusit), në sistemin imunitar të njeriut. Këto antigjene apo kundërtrupa janë kryesisht të dobësuara ose në një formë joaktive, prandaj ato nuk mund të shkaktojnë sëmundje. Sidoqoftë, sistemi ynë imunitar është në gjendje ta njohë antigjenin si një trup të huaj të padëshiruar dhe kështu formon antitrupa që sulmojnë patogjenin në të ardhmen.

Për shkak të renditjes së gjenomit të koronavirusit të ri të siguruar nga shkencëtarët në Kinë, shkencëtarët e botës e dinë që ai ndan 79 për qind të të njëjtit material gjenetik si SARS dhe 50 për qind të të njëjtit material si MERS. Kjo u lejon zhvilluesve të përdorin bazat e krijuara tashmë në hulumtimin për vaksinat për ato viruse.

Testimi i vaksinave zakonisht fillon me testimin te kafshët, megjithëse të paktën një zhvillues i vaksinës koronavirus e ka kapërcyer këtë hap dhe ka lëvizur drejt testimit te njerëzit dhe të tjerët kanë bërë testime paralele njerëzore dhe shtazore.

Testimi te njerëzit zakonisht përbëhet nga tre faza.

Testet në fazën e parë janë në shkallë të vogël, zakonisht përfshijnë rreth 100 pjesëmarrës, për të vlerësuar nëse vaksina është e sigurt për njerëzit. Në fazën e dytë të provave shpesh përfshihen disa qindra lëndë dhe kryesisht vlerësojnë efikasitetin e vaksinës kundër sëmundjes. Kjo fazë mund të zgjasë nga disa muaj deri në disa vjet.

Faza përfundimtare është në një shkallë edhe më të madhe ku përfshihen mijëra njerëz, shpesh nëpër disa institucione mjekësore, për të vlerësuar më tej efikasitetin e vaksinës gjatë një periudhe të caktuar kohe.

Muajin e kaluar, Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së, tha se një vaksinë për koronavirusin është “të paktën një vit larg”.

/Marre nga CRI/

 

Etiketa: COVID 19nje vit largvaksine

Lajme të lidhura

SHENDETI

Rritja e rasteve me fruth, mjekja: Vaksina nuk shkakton autizëm

10:57 : 09/04/2025
AKTUALITET

Sëmundjet autoimune/ Covid-19 rriti numrin e rasteve e të prekurve nga Hashimoto

16:23 : 29/03/2025
BOTA

CIA, vlerësim të ri për origjinën e COVID-19: Ka dalë nga një laborator kinez

08:18 : 26/01/2025
AKTUALITET

Vajza 17-vjeçare ndërroi jetë nga meningjiti, mjekja-thirrje prindërve: Vaksinoni fëmijët

21:14 : 17/12/2024
AKTUALITET

Gazetarja denoncoi mungesën e vaksinës kundër Brucelozës, ministrja Denaj tenton t’i heqë motrën nga puna

12:16 : 02/11/2024
SHENDETI

OBSH prodhon vaksinën e parë parakualifikuese kundër lisë së majmunit

16:24 : 13/09/2024
Para

Bie ndjeshëm shkalla e infeksioneve me koronavirus në Gjermani

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Negociatat me Ukrainën, Von der Leyen nga Tirana: Duhet t’i bëjmë më shumë presion Rusisë

11:17 : 16/05/2025

Vjosa Osmani mesazh BE-së: Po i hapni derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

11:15 : 16/05/2025

Rutte nga Tirana: Topi është në fushën e Putin! Duhet të jetë serioz

10:48 : 16/05/2025

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

10:46 : 16/05/2025

Lufta në Ukrainë, Kallas paralajmëron sanskione të reja: Rusia nuk do paqe

10:34 : 16/05/2025

“Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim

10:32 : 16/05/2025

Sherri në KZAZ Nr. 30, arrestohet Rei Nozlli! Shpallet në kërkim një 40-vjeçar

10:16 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com