• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Amerika e para? Rreziqet që sjell Covid-19

23:23 : 16/04/2020
në BOTA

Nga Gideon Rachman

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, Ronald Reagan argumentoi që rivalitetet midis kombeve do të zhdukeshin nëse bota pushtohej nga alienët. Ish-presidenti amerikan ishte tepër optimist.

Sot, SHBA dhe Kina po përballen me një kërcënim të përbashkët në formën e koronavirusit. Larg bashkëpunimit të dy rivalëve, pandemia duket se po forcon konkurrencën e tyre.

Ju mund të mendoni se Kina po nuhat një mundësi në këtë krizë. Koronavirusi ka nxjerrë dobësitë e Amerikës, ndërsa shumë nga pikat e forta të saj përkohësisht janë të parëndësishme.

Makina më e fuqishme ushtarake në botë nuk mund të përdoret kundër një virusi.

Lexo edhe:

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

Mungesa e mbulimit me kujdes shëndetësor universal është papritmas një kërcënim jo vetëm për të varfërit, por për tërë shoqërinë amerikane. Të dy sistemet, ekonomike dhe politike amerikane, janë duke u goditur.

Një në 10 punëtorë amerikanë ka humbur punën brenda tre javësh. Të dy palët republikanët dhe demokratët dyshojnë se pala tjetër do të përdorë pandeminë për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Paul Krugman, ekonomist dhe kolumnist, argumentoi kohët e fundit se vetë demokracia amerikane është në rrezik.

Ndërkohë, qeveria kineze pretendon se ka vënë nën kontroll pothuajse plotësisht transmetimin e brendshëm të virusit.

Kombinoni stabilizimin relativ të Kinës, me kërcënimin e një Depresioni të ri të Madh dhe të një krize të thellë politike në Amerikë, dhe është qartë se çfarë mund të shkaktojë Covid-19, në raportet mes SHBA-së dhe Kinës. Mund të shënojë edhe fundin e primatit amerikan.

Ky debat rreth rënies së SHBA-së, natyrisht po vazhdon prej dekadash. Duke e trajtuar gjerësisht, unë kam qenë në kampin “e rënies” – duke argumentuar se erozioni i hegjemonisë amerikane është edhe i vërtetë, edhe i pashmangshëm.

Por në të njëjtën kohë, unë jam përpjekur të kujtoj dy çështje të rëndësishme që shërbejnë si një kontroll real për “një ide fikse dhe teprim me rënien”.

Pyetja e parë është: në cilën monedhë në botë besoni më shumë? Pyetja e dytë: në cilin vend, jashtë vendit tuaj, do të dëshironit të çonit fëmijët tuaj në universitet ose për punë?

Për shumicën e klasës së mesme globale, përgjigjet e këtyre pyetjeve kanë qenë, përkatësisht, dollari dhe SHBA. Nëse kjo vazhdon të ndodhë pas pandemisë, atëherë epërsia amerikane do ti mbijetojë Covid-19.

Këto dy masa të fuqisë amerikane mund të duken thelbësore. Por ato kanë rëndësi për të huajt.

Tërheqjet e universiteteve dhe kompanive të Amerikës janë një masë e aftësisë së vendit për të tërhequr talente nga e gjithë bota, ndërsa përhapin idetë dhe praktikat amerikane. Ai gjithashtu përfaqëson një votëbesim për stabilitetin dhe hapjen e SHBA.

Pikëpamjet politike që njerëzit i mbështesin janë ndonjëherë më pak domethënëse sesa mënyra se si sillen. Një gjë që Xi Jinping dhe Barack Obama kanë të përbashkët është se që të dy presidentët i kanë vajzat me studime në Harvard.

Në të kundërt, edhe Pekini po përpiqet të tërheqë studiuesit më të mirë kinezë për të punuar në Kinë. Programi “Mijëra Talente” ka tërhequr akademikë kryesorë duke u siguruar paga të shkëlqyera dhe lehtësira kërkimore.

Por disa akademikë, që shkuan në Kinë nga SHBA, janë trembur nga atmosfera politike atje. Është më kërcënuese se çdo gjë që kishin hasur në Amerikën e Donald Trump.

Sigurisht, ekziston mundësia që SHBA të bëhet një vend më pak tërheqës për të huajt pas pandemisë. Një rritje e ksenofobisë, një recesion i thellë dhe i gjatë, një kërcënim i vërtetë për liritë politike – të gjitha bashkë, ose ndonjëra prej tyre, do të dëmtonin fuqinë e Amerikës.

Gjithçka do të mbetet ‘në dorën’ e një dollari të fuqishëm. Ndërsa dominimi ushtarak i SHBA-së është gjithnjë e më i kontestuar, roli global i dollarit si një strehë e sigurt dhe monedhë kryesore për tregti është i pa sfiduar.

Kjo përkthehet në një fuqi të madhe politike.  SHBA mund të përdorë sanksione për të mbyllur një vend apo një kompani jashtë sistemit të dollarit.  Dhe, duke qenë se është monedha globale, sanksionet arrijnë në mbarë botën.

Pyesni Iranin ose oligarkët rusë për këtë. Ndërsa shumë fuqi të huaja e kundërshtojnë fuqinë e dollarit, ende asnjë vend tjetër nuk ka një monedhë që gëzon të njëjtin respekt.

Por përgjigjja e SHBA ndaj koronavirusit mund të provojë edhe besimin e botës tek dollari. Paketa e stimulit prej 2 trilion dollarë që kaloi, do të thotë se borxhi kombëtar i SHBA, i cili u rrit ndjeshëm në vitet e Trump, do të rritet akoma më tej.

Ndërkohë, bilanci i Rezervës Federale po zgjerohet gjithashtu duke u blerë vetëm bono të Thesarit por edhe borxhin e korporatave. Nëse një vend i “Botës së Tretë” do të sillej kështu, kokat e mençura në Uashington do të paralajmëronin se kriza ishte pranë.

Ekziston kështu rreziku që edhe monedha amerikane ta humbasë besimin në botë. Bisedat e ashpra nga politikanë të shquar amerikanë se Amerika duhet të mos paguajë borxhin amerikan në pronësi të Kinës, si dënim për Covid-19, sigurisht nuk ndihmojnë.

Por SHBA ndihmohet nga fakti se që të gjitha alternativat e dollarit ende duken më keq. Pandemia ka ngritur frikën e krizës së re të euros. Dhe Kina ende përdor kontrollet e monedhave, nga frika e kërkesës së kinezëve për të larguar paratë nga vendi.

Alternativa të tjera të mbrojtura ndaj dollarit — si ari, bitcoin — janë po ashtu larg. Slogani në monedhën e gjelbërt është: “Me besim tek Zoti”. Oreksi i botës për dollarë dërgon përsëri mesazhin e nënkuptuar – “Me besim tek Amerika”. Nëse ky besimi i mbijeton koronavirusit, kjo do të jetë edhe përparësia amerikane. /Financial Times

 

Etiketa: #koronavirus#boldnews

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

11:56 : 06/01/2021
SHOW BIZ

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

10:05 : 03/01/2021
SHOW BIZ

Aktori i njohur merr masa drastike në burg për të shmangur infektimin me Covid

15:01 : 23/12/2020
AKTUALITET

I infektuar me Covid-19, Bujar Qamili shtrohet me urgjencë tek Spitali Infektiv

12:45 : 23/12/2020
SHOW BIZ

Liberta Spahiu tregon eksperiencën e saj me Covid-19

08:58 : 13/12/2020
SHOW BIZ

Naim Abazi dhe Mihrije Braha fitojnë luftën me Covid-19

12:19 : 12/12/2020
Para

Përse Covid 19 goditi më fort vendet me të ardhura më të larta?

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com