• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ti ruajmë 122 deputetët xhevahirë, maska, vitamina dhe xhel…

20:59 : 15/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në spitalet e vendit, në urgjencat shtetërore dhe poliklinika, mjekët dhe infermierët mbajnë nën hundë maska të skaduara që në vitin 2011. Virusi shpesh i ka kapur, edhe për shkak të mungesës së mjeteve mbrojtëse, por ata mbesin vetëm një statistikë më shumë në vargun e të infektuarave me COVID-19. Halli është në tjetër vend.

Alarmi i madh ka kapur institucionet e vendit, sesi duhet të mblidhen 122 koka të “mëdha” deputetësh dhe deputetesh në një sallë, për të votuar ca ligje të forta që dënojmë me burg qytetarët karantinëshkelës.

Me urgjencë u hap tenderi sot për 180 maska dhe xhel dizinfektues për të ruajtur “pasurinë e kombit”, parlamentarët tanë. Kuvendi kërkon të blejë 250 copë material denzifektantë, xhel për duart, vitaminë E, Aloe Vera, trietsnolamine e alkoletilik dhe 180 maska.

Në dokument, thuhet se afati i konfirmimit të procedurës së prokurimit është 2 orë nga momenti i njoftimit të fituesit. Kryetari i Kuvendit porositi anëtarët e Këshillit dhe shërbimet e Kuvendit edhe për matjen e temperaturës së deputetëve para hyrjes në sallë.

Lexo edhe:

Rama zbulon arsyen e udhëtimit të tij në Francë/ Ja kë takoi

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Ishim gati për konsensus, por PS nuk hiqte dorë nga privilegjet

Kreu i Parlamentit i ka rënë disi shkurt, deputetët tanë meritojnë më shumë se kaq dhe ne të gjithë qytetarët, edhe ata që kanë 2 mijë lekëshin e fundit në xhep, duhet të kontribuojnë për njerëzit që na përfaqësojnë kaq denjësisht, edhe në këtë kohën e “kolerës së shekullit XXI”.

Deputetët tanë e kanë të justifikuar jo vetëm xhelin për sterilizim perfekt, por një special për flokët e tyre, madje “xhel lubrifikant” për… duart, që tu rrëshkasin lehtë kur të hedhin votën për dënimin e qytetarëve të pabindur dhe tradhtarë të kësaj “lufte të tmerrshme imagjinare”.

Nga ana tjetër, deputeteve gra u nevojitet edhe një krem për fytyrën, nga ata të bëra me qumësht gomarice (si Kleopatra në kohët e lashta). Tu shkelqejë fytyra dhe të duken aq të fisme, pasi po dalin nga shtëpitë në këto kohë të vështira për të “mbrojtur” jetët tona. Vitamina dhe tableta për të qenë aktiv në gjithçka.

Maskat duhen speciale, ndaj janë ende në kohë që të kërkojnë edhe më shumë se kaq. Të hapin një tender ndërkombëtar për mallra dhe produkte sa më cilësore, pavarësisht se është kohë krize. E meritojnë të kenë maska nga ato që mbajnë profesorët që punojnë në laboratorët antiviruse.

Siguri absolute për ta. Maskat dhe xhelin e duarve, madje edhe vitaminën E duhet ti sigurojë institucioni i Parlamentit, duke futur duart edhe për mbrojtjën e fytyrës së tyre nga taksat e qytetarëve. Ndoshta nuk janë në gjendje që të blejnë një maskë, apo mund të kenë alergji nga sapuni, ndaj nevojitet një xhel special për duart e tyre të “pastra”.

Kanë një jetë të “vështirë”, rreth 2.2 milionë të vjetra është paga neto mujore për deputetët, karburant e telefon pa limit. Udhëtime jashtë vendit, pagesa ekstra dhe ndërhyrje për tendera publikë. Dyert e çdo institucioni i hapin vetëm me kartën e deputetëtit. Imunitet në rrugë dhe kudo. Sërish nuk mjaftohen. Pikërisht në ditën që do të votojnë për ndryshimet në Kodin Penal që ashpërson dënimin e qytetarëve që shkelin karantinën në kohën e pandemisë së coronavirusit bëhet një tender për të siguruar deri në detaje jetët e tyre.

E sigurt se nuk do i gjejë gjë, edhe njëri që u prek nga “COVID-19” dhe fatmirësisht u shërua ishte deputeti ballist Adriatik Alimadhi, asnjë socialist që i paçim me jetë të gjatë, asnjë i majtë, asnjë deputet tjetër i vëtshpallur opozitar. Edhe virusi i do shumë, aq sa nuk i kap të singjashmit…!

Etiketa: #politike#boldnews

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama zbulon arsyen e udhëtimit të tij në Francë/ Ja kë takoi

22:59 : 04/06/2020
AKTUALITET

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Ishim gati për konsensus, por PS nuk hiqte dorë nga privilegjet

22:58 : 31/05/2020
AKTUALITET

Përdorimi i fundit i Rudina Hajdarit

21:40 : 22/05/2020
AKTUALITET

Ish-deputeti i PS: Kur Veliaj kandidonte në 2009 për Gay99, nga 4 vota që kishte familja e tij vetëm 3 shkuan për të

17:19 : 09/05/2020
AKTUALITET

‘Të ulen pagat dhe pensionet’/ Beqaj ia faturon medias çmendurinë e tij: U keqpërdor

20:45 : 07/05/2020
AKTUALITET

Tenderi për maskat mbrojtëse/ Zhupa: Veliaj është virusi më i rrezikshem i parasë publike

19:29 : 06/05/2020
Para

Mesazhi i Kryepiskopit Anastas Pashkë 2020: Mos kini frikë, ajo është një këshilluese e keqe e njeriut

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com