• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali i madh/ Kompania që ka marrë koncensionin me vlerë 128 milionë euro ndërron emrin në Holandë

20:10 : 15/04/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

CNA.al në një investigim të zhvilluar për disa muaj, ka sjellë ditët e fundit materiale të plota në lidhje me koncesionin 128 milion euro të landfillit të Sharrës dhe inceneratorit që do të ndërtohet aty. Një koncesion i cili vjen pas dhënies së dy inceneratorëve në Elbasan dhe në Fier në shumën 50 milion euro. Ku në skema dalin shtetasit Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe një shtetas italian, Ernesto Granelli.

Me dokumenta ekskluzive dhe zyrtare ka zbardhur çfarë ka ndodhur në Elbasan, të cilën mund ta lexoni këtu. Gjithashtu edhe në Fier, të cilin mund ta lexoni këtu.

Por, në investigimet për Tiranën, kush është kompania “fantazëm” në Hollandë, si shfaqet Klodian Zoto, kush janë kompanitë bashkëdrejtuese, si lidhen me disa kompani hollandeze, të cilat kanë të njëjtën adresë. Pra, një rrugë, një godinë, një zyrë. Një rrjet kompanish përfaqësuese të cilat drejtojnë dhe firmosin në bashkëpunim me Integreted Energy BV. Kjo kompani e drejtuar nga Klodian Zoto dhe italiani Ernesto Granelli, i cili ka firmosur kontratat për ndërtimin e inceneratorëve me çelësa në dorë në Fier dhe në Elbasan.

Por, këtë herë inceneratori i Tiranës nuk erdhi në Shqipëri nga kompani vendase, por u gjet skema në Hollandë.

Kompania mëmë është Residence Corporate BV, të cilen siç e shikoni në dokumentin e mëposhtëm është ajo që ka bijë kompaninë Almares Menagment BV. Kjo kompani ka drejtor një shtetase ruse dhe shtetasi tjetër Marc Lappat, të cilin në dokumentin e mëposhtëm do ta shikoni që firmos si bashkëdrejtor për kompaninë Integreted Energy BV, e cila është kompania që ka fituar koncesionin 128 milion euro, për 30 vjet, për një shumë prej 4.3 milion euro në vit nga taksapaguesit shqiptarë.

Lexo edhe:

“Të hetohet”/ Skandali qeveritar me Elira Kokonën, PD: Shpërdoroi detyrën në 15 raste

Skandali/ “Bëj ç’të duash me beben”, prindërit në Durrës shesin 5000 € fëmijën në barkun e nënës

Kompania Integreted Energy BV, e cila është aksionere e vetme e kompanisë Integreted Energy BV SPV e cila ka fituar koncesionin në Shqipëri, në muajin shkurt ka ndryshuar emrin.

Ndërkohë CNA.al, në datat 12 dhe 13 shkurt publikoi shkrimet e para, ku zbuloi një ekstrakt të kompanisë EM Capital Group AD në Bullgari, e cila kishte si pronarë Klodian Zoton e inceneratorit të Fierit, Mirel Mërtirin, bashkëortakun e tij, dhe Eva Blushin, bashkëshorten e drejtorit të Top Channel, Ben Blushi.

Menjëherë sapo CNA.al publikoi këtë dokument dhe skemën sesi kjo kompani, pra EM Capital Group nga Bullgaria, të cilën mund ta lexoni këtu, kishte blerë Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe kompania në Hollandë ndryshon emër.(Lexo këtu)

Në 14 shkurt, sipas dokumentit të mëposhtëm, pra dy ditë më vonë në Dhomën e Tregtisë në Hollandë është raportuar ndryshimi i emrit të kompanisë koncesionare të Tiranës. Pra, Integreted Energy BV bëhet Geogenix BV dhe këtë e tregon dokumenti i mëposhtëm. Sipas të dhënave të kompanisë Almares, bashkëfirmosëse, duket qartë se Geogenix BV, është Integreted Energy BV.

Sipas këtij dokumenti tjetër mund të shikoni se vula e Integreted Energy BV dhe kodi tregtar është i njëjti me Geogenix BV, por një dokument tjetër, të cilin do ta shikoni më poshtë, thuhet qartë se kompania Integreted Energy BV kishte ndryshuar emrin.

Pas investigimit tonë në muajin shkurt në lidhje me kompaninë koncesionare të inceneratorëve dhe kompaninë bullgare e cila kishte ardhur në Shqipëri dhe ishte bërë bashkëortake me aksionerët e Top Channel dhe Vjollca Hoxhën, por edhe me bashkëshorten e Ben Blushit, kompania në Hollandë ndryshon emrin.

Dhe kjo, pra stafit tonë dhe një rrjeti gazetarësh investigativë në Europë që janë përfshirë në këtë investigim, iu kushtoi pak kohë, pasi gjetja e të dhënave duket se ishte mjaft e vështirë. Por, me kalimin e kohës, me publikimin zyrtar të dokumentacionit, zbuluam qartësisht se menjëherë pas publikimit të dokumentit të kompanisë bullgare që kishte blerë Lori Kafe, dhe ishte bërë bashkëortake me Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin, kompania koncesionare aksionere e vetme e Landfillit të Sharrës kishte ndryshuar emrin.

Dje në zbuluam me detaje sesi Almares Menagment BV, kompania bashkëdrejtuese e koncesionit me Integreted Energy BV, kishte një drejtoreshë një shtetase Ruse. Gjithashtu, një ditë më parë ne treguam sesi Klodian Zoto bashkë me italianin Granelli dhe administratorin e sotëm të kompanisë në Tiranë kishin kryer lëvizjet në Hollandë.(Lexo këtu)

Sot me dokumentat e mësipërme dhe me materialet e tjera që do të publikojmë në vijim tregojmë qartë një lidhje të fortë jo vetëm politikë-koncesione, por edhe media. Dhe sesi koncesionari është përpjekur të fshihet sërish. Pra, të zhdukë gjurmët nëpërmjet ndryshime emrash apo qarkullime në këto kompani guackash, të cilat bëjnë përfaqësim aksionerësh.

Ndoshta Klodian Zoto mendoi se ndryshimi i emrit do të zhdukte gjithçka dhe se rrjeti i gazetarëve investigaativë që po merren me dosjen voluminoze të inceneratorëve në Shqipëri do ta kishin të pamundur ta zbulonin çfarë kishte ndodhur. Por, mjafton një lëvizje dhe “djalli gjendet në detaje”.

Tashmë është e qartë. Një kompani e krijuar në Hollandë në vitin 2016, vjen në Shqipëri në vitin 2017, merr një koncesion 128 milion euro për 30 vjet. Më pas asaj i bashkohet një kompani menaxhuese Almares Menagment, ku fshihen të tjerë aksionerë dhe më pas sapo publikohet një skandal në lidhje me një kompani të quajtur Em Capital Group, ku sërish ortakë janë Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit, kompania mëmë në Hollandë ndryshon emrin. Por, numri tregtar dhe kodi ngelet i njëjtë.

Kompania e landfillit dhe inceneratorit në Tiranë është e përfshirë dhe në një tjetër skandal, sepse ka ngjallur dhe disa problematika të tjera të cilat CNA.al do t’i publikojë nesër dhe në ditët në vijim, pasi ashtu siç kemi thënë edhe në dy shkrimet më përpara dosja është voluminoze dhe materialet po publikohen ditë pas dite edhe për të qënë më të qartë dhe më të saktë për opinionin publik. Vijon…/ CNA.al

Etiketa: #skandali#boldnews

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Të hetohet”/ Skandali qeveritar me Elira Kokonën, PD: Shpërdoroi detyrën në 15 raste

10:46 : 16/04/2023
AKTUALITET

Skandali/ “Bëj ç’të duash me beben”, prindërit në Durrës shesin 5000 € fëmijën në barkun e nënës

21:46 : 06/02/2023
AKTUALITET

Skandali/ Salianji: Me paratë e buxhetit po paguhen vetëm punëtorët e pushuar nga oligarkët e Ramës

19:07 : 14/04/2020
Para

‘Thuaji dhe ti jo diktaturës që do të instalojë Rama, ndiz një qiri në shenjë proteste’

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com