Organizata ekstreme dhe grupe radikale islamike po shfrytëzojnë trazirat dhe panikun e krijuar nga pandemia e koronavirusit për të përhapur agjendat e tyre të dhunshme, duke përdorur taktika të ngjashme dhe të njëjtat aplikacione që kanë përdorur prej vitesh, thonë zyrtarët amerikanë të sigurisë.
Javët e fundit, organizatat raciste dhe antisemite, si dhe Shteti Islamik, al-Kaeda dhe rrjetet radikale shiite, kanë rritur përpjekjet e rekrutimit, kanë inkurajuar sulmet dhe teoritë e përparuara të komplotit të mbushura me urrejtje në lidhje me koronavirusin.
Grupet ekstremiste e kanë quajtur pandeminë një mashtrim dhe po përhapin teori se kriza po orkestrohet nga hebrenjtë ose Kina. Në Shtetet e Bashkuara, ata janë duke shfrytëzuar gjendjen e ankthit, përfshirë humbjet masive të vendeve të punës, duke fajësuar hebrenjtë, njerëzit me ngjyrë, emigrantët dhe politikanët.
Zyrtarët amerikanë thonë se grupet radikale islamike po përdorin pandeminë për të fuqizuar agjendën e tyre ekstremiste, duke e quajtur virusin një vepër të Zotit kundër armiqve të Islamit. Ata gjithashtu janë duke u përpjekur të shkaktojnë kundërshtime të dhunshëm ndaj udhëheqësve në Lindjen e Mesme, duke i përshkruar ata që kanë ndaluar tubimet fetare dhe hapjen e xhamive si tradhëtarë të islamit.
Zyrtarët e sigurisë paralajmërojnë se grupet ekstremiste mund të fuqizohen ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, gjatë së cilës qeveritë dhe autoritetet po përqendrohen tek kriza shëndetësore dhe ekonomike.
“Mesazhet e shpërndara në internet nga organizatat terroriste rreth Covid-19 për të nxitur urrejtje dhe thirrje për sulme po gjejnë çdo ditë e më shumë audiencë, dhe ne nuk mund të injorojmë rrezikun e mundshëm që parqet ky fenomen”, tha një zyrtar europian i inteligjencës, i cili foli në kushte anonimiteti për gazetën amerikane “Uashington Post”.
“Metodat e këtyre grupeve mbeten kryesisht të njëjta: vazhdoni të sulmoni armikun”, tha Rita Katz, drejtoresha ekzekutive e “SITE Intelligence Group”, një firmë private që gjurmon veprimtarinë ekstremiste në internet. “Grupet e ekstremit të djathtë kanë shkuar shumë më tej në shfrytëzimin e drejtpërdrejtë të pandemisë së Covid-19.”
Ato që përbëjnë më shumë shqetësim, thonë zyrtarët e sigurisë, janë thirrjet që inkurajojnë njerëzit që të përhapin me qëllim koronavirusin.
Një postim i fundit i një grupi të ekstremistësh rendiste formula kimike për të bërë gazra toksikë. Të tjera grupe kanë bërë thirrje për përhapjen e virusit te hebrenjtë dhe fëmijët me ngjyrë.
“Në hulumtimin tonë, ne kemi parë postime në internet në të cilin pjesëmarrësit deklarojnë se ata janë të infektuar dhe kërkojnë të bëhen armë biologjike”, tha Steven Stalinsky, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kërkimit të Medias në Lindjen e Mesme (MEMRI). “Grupet ekstremiste po diskutojnë për përhapjen e infeksionit në supermarkete, spitale dhe stacione energjetike.”
Media qendrore e Al-Kaedës lëshoi një deklaratë në anglisht dhe arabisht muajin e kaluar që pretendonte se pandemia ishte një shenjë e zemërimit të Zotit ndaj njerëzimit për mëkatet e tij dhe mosrespektimin e rregullave të Zotit. Ajo i nxiti myslimanët të pendohen dhe të përhapin virusin për të “dënuar armikun”.
Në një editorial në një revistë në internet muajin e kaluar, Shteti Islamik bëri po ashtu thirrje për sulme terroriste për të përhapur frikë. Ekspertët në Europë dhe SHBA zbuluan se grupet shiite – përfshirë, Hezbollahun në Irak dhe Houthis në Jemen, si dhe mbështetësit e tyre në platformat e mediave sociale kanë akuzuar qeverinë amerikane për përdorimin e koronavirusit si armë biologjike.
Më 24 mars, një burrë për të cilin autoritetet thonë se po planifikonte të hidhte një spital në SHBA, ku po trajtoheshin pacientët me Covid-19, ishte nxitur nga grupet ekstremiste të krahut në internet dhe ishte nisur me një automjet të ngarkuar me eksploziv drejt spitalit.
Zyrtarët amerikanë thonë po ashtu se kanë vërejtur një sërë kërcënimesh për sulmesh biologjike në Nju Jork dhe zonave përreth. Muajin e kaluar, FBI u tha agjencive të policisë në Nju Jork se supremacistët e bardhë kishin për qëllim të spërkasnin hebrenjtë dhe oficerët e policisë me lëngje trupore të infektuara me virus.
Më 21 mars, policia e Nju Xhersit paralajmëroi se një grup neo-nazist kishte inkurajuar mbështetësit e tij “të nxisin panik ndërkohë që njerëzit janë në izolim, duke shpërndarë armë zjarri nëpër qytet“.
“Fakti që njerëzit janë nën karantinë i bën ata më të sigurt nga sulmet terroriste”, tha Mitchell D. Silber, drejtori i një programi të krijuar për të rritur sigurinë e hebrenjve në SHBA. “Por unë jam i shqetësuar se çfarë do të ndodhë kur njerëzit fillojnë të kthehen në botën e vërtetë”, tha ai.
Autoritet amerikane u bënë këtë javë thirrje udhëheqësve fetarë të kenë parasysh sigurinë kur të rifillojnë tubimet masive, për shkak të stresin të nxitur nga pandemia dhe urrejtjes së nxitur në internet.
Në një letër dërguar komunitetit të bazuar në besim të Mërkurën, Departamenti Amerikan i Sigurisë së Brendshme u kërkoi udhëheqësve fetarë që fillojnë të mendojnë për sigurinë në objektet e adhurimit.
“Megjithëse nuk ka kërcënime të menjëhershme ose të besueshme në këtë kohë, ka pasur një rritje në gjuhën e urrejtjes në internet me qëllim të inkurajimit të dhunës ose përdorimit të situatës në vazhdim si një justifikim për përhapjen e urrejtjes,” thuhet në njoftimin e departamentit. “Përveç kësaj, stresi i shkaktuar nga pandemia mund të kontribuojnë në vendimin e një individi për të kryer një sulm terrorist.”
Mesazhi u dërgua përpara festave të mëdha fetare. Pashka filloi të mërkurën, festimet e Pashkëve u zhvilluan të dielën, dhe Ramazani këtë javë./Washington Post