• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Frenimi i epidemisë, mësimet që na vijnë nga Wuhani

18:43 : 14/04/2020
në AKTUALITET, BOTA

Një sallë e madhe, e ndarë me panele compensate për të formuar dhomat dhe shtretër hekuri: ky është sekreti i Wuhan për të frenuar epideminë Covid19. Nuk është edhe aq mbresëlënëse. Çdo shtrat ka një numër, dy priza elektrike, një tryezë dhe një kuti të madhe plastike për ruajtjen e sendeve të pacientëve.

Kjo është e gjitha. Me thjeshtësinë e tyre, këto vende, në stadiume, salla koncertesh ose qendra panairesh të shndërruara në spitale fushore brenda disa ditësh, i mundësuan Wuhanit të trajtojë masivisht njerëzit me simptoma të vogla të sëmundjes, ose 85 deri në 90% të rasteve.

Një strategji që bëri të mundur dy gjëra: trajtimin e pacientëve me simptoma të buta me mjete relativisht të pakta, duke i izoluar nga shoqëria dhe duke i dhënë fund zinxhirit të infektimeve, veçanërisht brenda familjeve.

Megjithë reagimin e vonë për epideminë, si për shkak të pasigurisë shkencore për virusin e ri dhe vullnetit politik për ta minimizuar përhapjen e tij, Wuhani e vendosi shpejt nën kontroll epideminë. Pas rreth një muaji, situata që dukej e pashpresë, u përmbys.

Më 23 janar, qyteti me 11 milion njerëz u karantinua, i ndjekur disa ditë më vonë nga e gjithë krahina e Hubei me 56 milion shpirtëra. Nga 20 shkurt, kurba e infektimeve të reja ndryshoi qartë. Në fillim të marsit, qyteti pati vetëm dhjetëra raste të reja në ditë.

Lexo edhe:

Tragjedia e Koçanit, mësimet që duhet të marrë Shqipëria

Kosovë, 54.8% e mësuesve votojnë për ta pezulluar grevën në arsim

Doktor Zhao Yan, një francez me origjinë kineze, është nëndrejtori i Spitalit Zhongnan, një spital elitar në qytet, aty ku shkojnë pacientët në gjendjen më të rëndë. Ai thotë se në spitalin e tij, rastet e para u paraqitën në fillim të janarit, përfshirë edhe një pacient që jetonte pranë tregut të prodhimeve detit në Huanan.

Por në atë kohë, autoritetet ende thoshin se sëmundja nuk ishte e  përhapur tek njerëzit. “Ishte dëshpëruese. Ne shihnim njerëz të pafuqishëm të infektuar nga sëmundja, ndërkohë që na thuhej:Jo, nuk është ngjitëse,” thotë doktori Zhao.

Më 20 janar, autoritetet njoftuan se sëmundja po përhapej mes njerëzve, dhe presidenti deklaron se situata ishte “serioze”. “Pas këtij njoftimi nga Xi Jinping menjëherë nisi beteja. Në Kinë, gjëja më e vështirë është publikimi i problemeve. Por sapo qeveria vendos të njohë problemin, gjërat lëvizin shumë shpejt,” vëren Dr. Zhao.

E ndërmarrë nga shteti shumë shpejt dhe me shumë forcë: faza e parë e karantinës, gjatë së cilës banorët mund të vijonin të bënin pazar nuk dha rezultatet e dëshiruara.

Ndërtimi i dy spitaleve në dhjetë ditë, një lajm shumë i publikuar, dukej sikur mjaftonte përballë fluksit të pacientëve, por në të vërtetë ta kishin 2.600 shtretër, ndërkohë që çdo ditë zbuloheshin mbi 3,000 raste të reja.

Menjëherë strategjia ndryshoi: karantinë e rreptë, pas 14 shkurtit nuk autorizohej asnjë dalje. Ekonomia përbëhej vetëm nga lufta për furnizimin e banorëve nga komitetet qytetare.

Që nga 8 shkurti kishte filluar fushata e “testimit dhe internimit të të gjithë atyre që duhej të internoheshin”: një formulë ushtarake, modalitetet e së cilës konsistonin në vlerësimin e shëndetit të të gjithë banorëve të Wuhanit me anë të vizitave sistematike nga komitetet e banorëve, të armatosur termometra dhe që mbyllnin këdo që kishte simptomën më të vogël.

Menjëherë ata shpërndahen sipas gjendjes së tyre, ose në spitalet për rastet e rënda, ose në spitalet fushore për rastet e lehta por të konfirmuara, dhe njerëzit që kishin qenë në kontakt me pacientët e konfirmuar mbylleshin në hotele.

Në qytet, pesëmbëdhjetë nga spitalet fushore u instaluan brenda disa ditësh. Fillimisht, pacientët u ankuan për të ftohtin dhe ushqimin, madje në një zënkë prej këtyre qendrave pati një zënkë masive. “Fillimisht pati rrëmujë, është normale, por më pas pacientët ishin shumë të kënaqur”, thotë Zhao Yan, një mjek në njërin nga këto spitale fushore.

Dy gjëra ishin të nevojshme për t’u bërë: të testoheshin njerëzit pozitivë dhe të ndaheshin ata me simptoma joserioze. Mjekët, që erdhën në mbështetje nga të gjitha provincat e Kinës, kryenin ekzaminimet zinxhir.

Sitet shpejt u përmirësuan dhe u paisën me WiFi. Përveç izolimit dhe ndarjes së pacientëve, këto vende gjithashtu bënin edhe trajtime: pacientët simptomat e të cilëve përkeqësoheshin identifikohen më shpejt sesa ata që mund të ishin në shtëpi, dhe dërgoheshin menjëherë në spitalet për të sëmurët rëndë.

I pari nga këto ‘spitale fushore parafabrikate’, u hap më 7 shkurt, në qendrën e panaireve në Dongxihu. Ai kishte 1.500 shtretër. “Këto struktura fushore përmbushën dy objektiva. Së pari, izoluan pacientët me Covid19, duke mos i lejuar ata që të kontaminojnë komunitetin dhe së dyti, garantuan kujdes për pacientët që kishin frikë, kollë apo ethe”, thotë Zhang Junjian, profesor i neurologjisë në Universitetin e Wuhanit, dhe drejtor i spitalit fushor në Dongxihu.

Në një konferencë shtypi të mbajtur më 9 prill ai thotë se qendra, e cila nuk ka më pacientë që nga 8 Marsi nuk pati asnjë vdekje apo infektime të stafit. Por sipas tij spitali fushor ende nuk është çmontuar, si një masë paraprake, sepse epidemia nuk ka përfunduar ende plotësisht, por edhe për të treguar këtë metodë bazë kineze, e cila bëri të mundur përhapjen e gjerë të epidemisë.

Ekspertët gjithnjë e më shumë po thonë që vendet evropiane duhet të frymëzohen nga ky shembull që vjen nga metropoli kinez. Ata bëjnë thirrje për të “vepruar shpejt, dhe brutalisht”. Profesori Zhang Junjian ka këtë konkluzion: “Duke parë nga këtu, ende nuk e kam të qartë pse nuk mbahen maskat në aq shumë vende publike. Mësimi i Wuhanit është: kufizime, kufizime, kufizime dhe më pas testime, testime, testime”. /Le Monde

 

Etiketa: mesimeWuhani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tragjedia e Koçanit, mësimet që duhet të marrë Shqipëria

13:11 : 23/03/2025
AKTUALITET

Kosovë, 54.8% e mësuesve votojnë për ta pezulluar grevën në arsim

22:04 : 30/09/2022
BOTA

100 ditë pas heqjes së izolimit, Wuhani pret grupin e parë të turistëve

22:20 : 22/07/2020
BOTA

Frika e një vale të dytë, Wuhani do të testojë 11 milionë banorët e tij për Covid-19

19:39 : 12/05/2020
AKTUALITET

Katër mësimet kryesore që duhet të nxjerrë njerëzimi nga lufta kundër Covid-19

08:44 : 03/05/2020
AKTUALITET

Nuk do të ketë mësim në Durrës, Tiranë e Lezhë/ Ministria e Arsimit: Ja kur rinis procesi

12:32 : 01/12/2019
Para

Soiciologu anglez: Personat që bëjnë banjë dielli nuk rrezikojnë të përhapin koronavirusi

TË GJITHA

Aksident në aksin Korçë – Pogradec, dy të plagosur

17:47 : 11/05/2025

Shifrat, ja sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00

17:41 : 11/05/2025

Zgjedhjet 2025/ Ja çfarë po ndodh, incidentet, problematikat dhe pjesëmarrja

17:40 : 11/05/2025

Votim familjar në një QV në Berat! Komisionerja përplaset me qytetarin që e filmon/ VIDEO

17:33 : 11/05/2025

Përplasja në Vorë, Policia e referon Flamur Nokën në SPAK për kanosje

17:30 : 11/05/2025

Fotografoi votën, arrestohet 43-vjeçari në Librazhd

17:28 : 11/05/2025

Pjesëmarrja e ulët/ PS dhe PD thirrje qytetarëve për të votuar: Mos e nënvlerësoni zërin tuaj!

17:23 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com