• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Znj. Korona & Z. Virus”

15:09 : 12/04/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Edmond Tupja

Për mirësjellje po i quaj “Zonjë” e “Zotëri”. “Përse kështu?” – mund të pyesin me të drejtë lexueset dhe lexuesit e mi të shtrenjtë, veçanërisht të ngujuarat dhe të ngujuarit. Thjesht për t’i marrë me të mirë që të mos egërsohen edhe më shumë, siç po egërsohen e po vrasin në mbarë botën pa dallim race, kontinenti, vendi, feje, botëkuptimi, profesioni e, me sa duket, herë pas here, pa dallim moshe.

Rrjedhimisht dhe për fat të keq pashmangësisht, u shtrënguam edhe ne, shqiptaret e shqiptarët, që nga lypësi më anonim deri te kryeministri më heroiko-protagonist që kemi deri tani, t’u themi “Mirë se erdhët në vendin e shqiponjave!” duke u hapur dyert, dritaret e mushkëritë me pahir.

Sidoqoftë, prej më se një muaji, pyes, stërpyes e tejpyes veten përse, në kundërshtim me fjalën tonë të urtë “Kush vjen pa ftuar, gjen pa shtruar”, Znj. Korona & Z. Virus erdhën pa ftuar, por mjerisht “gjetën shtruar”, sepse dikush (po cili vërtet?) me sa duket u ka përshpëritur në vesh se shqiptareve e shqiptarëve nuk u bën syri tërr, ngaqë, fort të sigurt në vetvete, pretendojnë që ata i “ruan Zoti” ose që “janë në dorë të Zotit”, kështu që, duke sfiduar jo vetëm njerëzimin por edhe vetë “Zotin”, Znj. Korona & Z. Virus ia behën me kureshtje të eksituar e të pashuar edhe në atdheun tonë të dashur feudalo-kapitalist.

Mirëpo, duke pasur parasysh atdheun e tyre zanafillor, pra Kinën me një popullsi shumë të bindur e të duruar (aq sa në shqipe akoma thuhet për dikë që tregon shumë durim se ai ka “një durim kinezi”!), zonja dhe zotëria në fjalë u lumturuan kur ai dikushi misterioz u mësoi se, ndryshe nga ata, kinezët, shqiptarët, këta mesdhetarë e ballkanas njëkohësisht, janë krejt të paduruar e alergjikë ndaj ligjeve e rregullave të vendosur nga mjekësia, shteti dhe shoqëria civile, prandaj kureshtja e tyre u shumëzua me njëqind, një mijë, një milion!

Lexo edhe:

Itali/ Dy të vdekur nga virusi i “Nilit Perëndimor”

Zhdukja e shokut të “Sanços”/ Urdhërohet kontroll në 5 banesa, kush ishte kontakti i fundit (EMRI)

Gjithsesi, për hir të së vërtetës lakuriqe (ose të veshur me rroba funddimri krejt të tejdukshme), kam përshtypjen se Znj. Korona & Z. Virus erdhën tek ne edhe për një arsye tjetër : Dikush (ndoshta i njëjti person si më lart) u ka përmendur një tjetër fjalë të urtë shqiptare. Cilën? Oh, ajo është aq e njohur: “T’i thuash derrit dajë”, aq e njohur, po e përsëris, dhe aq e neveritshme, saqë për ta mposhtur neverinë që më ka ngjallur qysh në fëmijëri, e kam tjerrë metaforën si vijon: Kush i thotë derrit dajë, duhet t’i thotë edhe tezes dosë, edhe gicit kushëri të parë!

Sidoqoftë, duke u nisur nga ky lloj proverbi, Znj. Korona & Z. Virus me siguri do të kenë qenë kureshtarë të shihnin nëse shqiptarët do t’i mirëprisnin, kështu që erdhën e u ulën këmbëkryq në qytetet tona ku, sot e kësaj dite, me gjithë shpjegimet e mjekëve dhe paralajmërimet e tyre, me gjithë ligjet dhe aktet e rrepta nënligjore, me gjithë vigjilencën por edhe ekspozimin e policisë ndaj Kovid-19-s, me gjithë gjobat e dënimet e parashikuara deri në burgim, jo pak shqiptarë të pavetëdijshëm ose të shkujdesur nuk i respektojnë masat dhe kufizimet e domosdoshme për të shmangur vetëmolepsjen ose molepsjen e të tjerëve.

Kjo dukuri ka shumë gjasë ta ketë intriguar Znj. Korona me Z. Virus, të cilët, duke qenë në dijeni të mbijetesës shumëshekullore të shqiptarëve ndër shekuj, duke mësuar se ata nuk kanë pyetur as për pushtuesit e jashtëm (romakë, sllavë, grekë, turq otomanë, fashistë italianë e nazistë gjermanë), dhe as për pushtuesin e brendshëm (atë enverist), presin të shohin se me çfarë emrash do t’i pagëzojnë ata ose, më saktë, a do t’u thonë dajë, teze e nip, siç u thonë derrave, dosave e gicave, apo do t’i thërrasin me emra më të lavdishëm si luan, elefant, tigër apo me ndonjë tjetër emër kafshësh a përbindëshash po aq të fismë, ndonëse gjaksorë, të nxjerra nga folklori i tyre, si kuçedër, lubi, stihi, katravesh, katallan, bajloz, ndoshta edhe dragua, aq më tepër që Kovid-19-a na vjen drejtpërsëdrejti nga Kina, ku dragoi është një figurë folklorike kombëtarisht mbizotëruese?

Ndërkohë, Znj. Korona & Z. Virus, të padukshëm siç janë, enden rreth e qark nesh, kudo, natën e ditën, dhe luajnë e zbaviten me jetët tona duke pasur për aleatë e viktima të ardhshme njëherazi ata bashkatdhetarë të pavetëdijshëm që ajrin e molepsur pikërisht nga Znj. Korona & Z. Virus e konsiderojnë si elikzir perëndish, si diçka parajsore! Mirëpo kjo është më keq se t’i thuash derrit, dosës e gicit përkatësisht dajë, teze e nip, kjo është më keq se t’i thuash ferrit parajsë, kjo është t’i thuash vdekjes jetë. /PANORAMA.al

Etiketa: koronaTupjavirusi

Lajme të lidhura

BOTA

Itali/ Dy të vdekur nga virusi i “Nilit Perëndimor”

19:03 : 24/07/2025
AKTUALITET

Zhdukja e shokut të “Sanços”/ Urdhërohet kontroll në 5 banesa, kush ishte kontakti i fundit (EMRI)

09:48 : 11/07/2025
RAJONI

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit

09:16 : 21/04/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë në faqen e saj të internetit: COVID-19 e ka origjinën nga laboratori në Kinë

22:42 : 18/04/2025
BOTA

Virusi misterioz shpërthen në Rusi, pacientët përjetojnë simptoma të ngjashme me Covid dhe…

17:41 : 31/03/2025
Para

Ramsey: Me Juven dua Championsin, Ronaldo atlet i pabesueshëm

TË GJITHA

Koreja e Veriut paralajmëron kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të Uashingtonit dhe Seulit

14:50 : 11/08/2025

Një periudhë me shumë fat fillon për këto tre shenja horoskopi

14:42 : 11/08/2025

Gazetarët në protestë, IKMT shemb ndërtesën ku ndodhen pajisjet e transmetimit të News24

14:26 : 11/08/2025

Shiste doza kokaine në Gjirokastër, vihet në pranga 33-vjeçari/ EMRI

14:20 : 11/08/2025

Aksident me tre të plagosur në Mamurras-Thumanë, dy prej tyre në gjendje të rëndë

14:05 : 11/08/2025

Pronari i kuajve të qëlluar me çifte shpërthen në lot: M’i vranë vetëm se pinë ujë

14:04 : 11/08/2025

Shiste kanabis në doza në lagje të ndryshme të Elbasanit, arrestohet 31-vjeçari

13:52 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com