• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U plagos nga efektivi i Shqiponjave, caktohet masa e sigurisë për Orges Bilbilin

13:07 : 12/04/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Orges Bilbili është njohur me masën e sigurisë në spitalin e Traumës, aty ku është shtruar prej dy ditësh, pasi u plagos në këmbë nga një efektiv i repartit Shqiponja.

Bilbilit iu komunikua masa e sigurisë “arrest me burg” nga gjyqtari Kujtim Vranici, i cili pranoi kërkesën e prokurorit Petrit Hysi.

Bilbili nuk ka pranuar të japë dëshmi një ditë më parë për oficerët e policisë gjyqësore, duke u thënë se do të flasë në një moment të dytë.

Ndaj Bilbilit rëndojnë akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Avokati i Bilbilit, Erjon Kulloli, tha se klienti i tij ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore dhe gjatë seancës mbajti qëndrim neutral.

Lexo edhe:

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

Orges Bilbili, i shpallur në kërkim prej 3 vitesh, u përball të premten me një efektiv policie, në rrugën Sitki Çiço, atje ku kishte marrë një banesë me qira.

Oficeri i policisë i ka kërkuar Bilblit lejen e daljes, në respekt të aktit normativ që detyron qytetarët që të marrin leje të posaçme për të dalë nga banesa në orarin e lejuar të fashës së lëvizjes, si dhe një mjet identifikimi.

Bilbili i është shmangur punonjësit të policisë, ndërsa ky i fundit e ka ndjekur me vrap në një rrugicë, duke u përballur, sipas dëshmive të efektivit të Shqiponjave, me kanosjen me armë zjarri, nga 30-vjeçari që cilësohej me rrezikshmëri të lartë.

Sikundër është deklaruar zyrtarisht nga policia, efektivi ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas ka plagosur Bilbilin në gjymturët e poshtëm. Fatkeqësisht nga qitjet e policit është plagosur edhe një 30 vjeçare, kalimtare e rastit e cila ka marrë dy plumba, një në këmbë dhe një në shpatull.

Po kush është Orgest Bilbili?

Ai dyshohet për atë që njihet si masakra e Lushnjes, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në 11 shtator 2017 dhe prej atëherë, Orgest Bilbili ishte i shpallur në kërkim.

Forcat operacionale të Policisë së Shtetit, Renea dhe FNSH kanë organizuar disa operacione për arrestimin e Bilbilit, por pa arritur t’a kapin.Gjithashtu për masakrën e Lushnjes është akuzuar edhe Laert Haxhiu.
Laert Haxhiu është akuzuar dhe si autor i vrasjes së 29 vjeçarit Gerti Lala.

Ngjarja ku i riu që njihej me nofkën “Iriqi” mbeti i vrarë, ndodhi më 8 korrik të vitit 2010. Për këtë krim, Laert Haxhiu u dënua me 32 vjet burg, por me vendim të Gjykatës së Apelit ai u lirua pas tri vitesh. Lirimi i tij u argumentua me mungesën e provave.

Pasi doli nga burgu në fund të 2014-s, ai u arrestua sërish në qershor të vitit 2015 në Durrës, për trafik heroine, gjatë operacionit të koduar “Smart”, ku u sekuestrua një sasi prej 1.2 kg heroinë.

Ndërkaq, bashkëpunëtori i Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017, Orges Bilbili, rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike. Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili.

Bashkë me dy të plagosurit ka qenë edhe Zamir Latifi, i cili asokohe nuk pësoi plagë.

Etiketa: arrestOrges BilbiliSpital

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025
AKTUALITET

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

14:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Godet me grusht policin, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë

12:24 : 30/10/2025
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë, 48-vjeçari përdhunon një djalë të mitur

11:24 : 30/10/2025
AKTUALITET

Falsifikim dokumentesh te Rana e Hedhun dhe shpërdorim detyre/ Ekzekutohen masat për 9 persona (Emrat)

10:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:36 : 29/10/2025
Para

Edhe dy mjekë fitojnë betejën me COVID-19, shkon në 32 numri i personelit shëndetësor të shëruar

TË GJITHA

E rëndë në Elbasan! 58-vjeçarja konsumon acid në gjendje të rënduar psikologjike, ndërron jetë

13:30 : 31/10/2025

Përplasi për vdekje 66-vjeçarin në aksin Korçë-Bilisht, arrestohet 38-vjeçari

13:18 : 31/10/2025

Vodhi 1 mln lekë dhe sende me vlerë 20 mijë euro në një banesë, arrestohet autori/ EMRI

13:13 : 31/10/2025

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

13:13 : 31/10/2025

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

12:43 : 31/10/2025

Ndërpritet seanca në Kushtetuese për Erion Veliaj, ja kur do të rinisë

12:41 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com