• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Real Kashmir, mes plumbave dhe coronavirus-it, duke ëndërruar kthimin në shtëpi

23:50 : 12/04/2020
në SPORT

Thua Kashmir dhe mendon menjëherë për copën e çmuar që merret nga dhitë. Në anën e kundërt të spektrit social, një milion kilometra larg dyqaneve të via Montenapoleone në Milano ose Fifth Avenue të New York City, ku një fanellë e bukur kashmiri kushton disa qindra euro, është krahina aziatike për të cilën luftojnë India dhe Pakistani.

Aty ka ka bazën edhe Real Kashmir F.C., më saktësisht në qytetin e Srinagar, në pjesën administrative të qeverisë Modi. Deri para pak kohësh luhej rregullisht pavarësisht se nga 2018-ta e deri në 2019-ën ka patur mbi 4.400 të vdekur në konfliktin mes dy vendeve për të vënë duart mbi krahinën e Himalajave.

Tani atje ka shkuar edhe coronavirus-i dhe kampionati është  mbyllur para kohe, duke shpallur kampion Mohun Bagan të Kalkutës, që ndodhej në krye të renditjes në momentin e ndalesës. Megjithatë, në Srinagar mbeten të bllokuar lojtarët e huaj të Real Kashmir, 4 afrikanë dhe gjashtë anglezë.

Lexo edhe:

No Content Available

PLAYSTATION – Aaron Katebe, mbrojtës nga Zambias, jeton i mbyllur në hotel: “Stërvitem në palestër, luaj Playstation, – ka thënë për Afp. – Nuk më kishte ndodhur kurrë një gjë e tillë. Jam në kontakt me gruan dhe familjarët e mi, por komunikimi është i komplikuar, gjithsesi arrijmë të dëgjohemi në telefon. Nuk kam frikë sepse kam besim te Zoti dhe e di se gjithçka do të shkojë mirë”.

Në të njëjtin hotel janë edhe nigeriani Loveday Okechukwu,

Armand Bazie dhe Gnohere Krizo nga Bregu i Fildishtë, dhe të gjithë britanikët, duke përfshirë edhe Mason Robertson (djali i ish-lojtarit të kombëtares skoceze, David, trajneri aktual i Real-it) me gruan dhe djalin.

“Shpresojmë të kthehemi në shtëpi javën e ardhshme me një fluturim nga Punjab, – ka thënë trajneri. – Mamaja im është e sëmurë me kancer dhe po bën kemioterapi, dua t’i qëndroj afër. Besojmë se shumë shpejt do të jemi në Aberdeen, por qëndrimi këtu është shumë stresues”.

KONFLIKTI – Pakistani dhe India janë në luftë për këtë krahinë që nga 15 gushti i 1947-ës, data e rënies së perandorisë anglo-indiane dhe e ndarjes që krijoi dy shtete të pavarur. Sipas logjikës, Kashmiri duhej të ishte pjesë e Pakistanit, si krahinat e tjera me shumicë myslimane. Por sovrani i saj, mahraxhai Hari Singh, ishte indian.

Singh zgjodhi të mbetej i pavarur, por për shkak të pushtimit nga ana e tribuve myslimane nga Pakistani, vendosi t’i kërkonte ndihmë ushtarake Indisë, së cilës i dorëzoi Kashmirin me dokumentin e aneksimit të nënshkruar më 26 tetor të 1947-ës.

Kjo zonë ka qenë në qendër të tre konflikteve, të ashtuquajturat luftëra indo-pakistane të zhvilluara mes 1947 dhe ‘48, 1965 dhe 1971. Më 1972-shin është krijuar Vija e kontrollit (Loc), kufiri zyrtar që ndan Kashmirin në dy zona: ajo pakistaneze në Veri-Perëndim të krahinës, ajo indiane në Jug-Lindje.

Watch the real story of #UnrealFans who went beyond their old loyalties to support us on our maiden journey in the I-League. Die-hard football fans who did something unusual and unheard of in the world of football. Know more – https://t.co/qmuCKq2b7Z. #adidasFootball #RKFC pic.twitter.com/dqxZbHpo1v

— Real Kashmir FC (@realkashmirfc) December 6, 2019

Gushtin e kaluar situata ëshhtë ndezur pasi kryeministri indian, Modri, vendosi  t’i heqë statusin si krahinë gjysmë e pavarur Kashmirit dhe të bllokojë të  gjitha komunikimet deri në janar, duke e izoluar nga pjesa tjetër e botës. “Nuk arrinim të ktheheshim në Srinagar, – ka vazhduar Robertson, – dhe kur ia kemi dalë, nuk kemi mundur të flasim për dy javë me familjarët”.

PËR TITULL – Pavarësisht se Real-i nuk është mes ekipeve të mëdha të kampionatit indian, sezonin e parë në kategorinë kryesore të futbollit indian, atë 2018-19, e ka mbyllur në vendin e tretë. Këtë vit, në momentin e ndalesës, ishte në vendin e katërt të I League, një nga dy ligat e kategorisë së parë në të cilat është ndarë  kampionati.

Në hotellin e lojtarëve qëndron edhe një nga pronarët e klubit, Sandeep Chatto: “Nuk mund t’i lija vetëm, – ka thënë për Afp. – Të paktën kështu mund t’i ndihmoj të  kthehen në shtëpi, të paktën anglezët. Afrikanët, fatkeqësisht, do të duhet të qëndrojnë pak më gjatë, por janë të sigurt”.

Edhe pse ndodhen në atë që konsiderohet një nga zonat më të rrezikshme të planetit. Ku, përveç coronavirus-it, duhen shmangur edhe plumbat.

Etiketa: duke ëndërruar kthimin në shtëpimes plumbave dhe coronavirus-itReal Kashmir

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Vdekjet nga Covid-19, në Shqipëri moshë mesatare më e ulët se Italia e Greqia/ Grafikët

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com