• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Letra e hapur e Lubonjës drejtuar italianëve: Rama, menaxher i interesave të pakicës, po vendos sistemin autoritar

15:19 : 12/04/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Analisti Fatos Lubonja ka zgjedhur t´i drejtohet italianëve me një letër të hapur për të treguar qëllimin e Kryeministrit Edi Rama për të dërguar në Itali një ekip mjekësor prej 30 mjekësh dhe infermierësh, në ndihmë të kolegëve të tyre italianë.

Lubonja i fton italianët të zbulojnë kuptimin dhe qëllimin e Ramës, duke kuptuar edhe jetën e shqptarëve.

“Shqipëria ka humbur 1 milion banorë pas rënies së komunizmit, e gjithë kjo sepse Shqipëria përfaqëson shembullin më dramatik midis vendeve ish-komuniste që kanë pësuar një kalim të shpejtë nga diktatura komuniste në kapitalizëm të egër, në një kohë të shkurtër pak oligarkë – këtu kryesisht eksponentë të krimit të organizuar – kapën shtetin duke i bërë institucionet e tij asgjë më shumë se mjete për të zgjeruar fuqinë e tyre ekonomike, duke e lënë pjesën më të madhe të popullsisë në varfëri ekstreme.

Edi Rama, si menaxher i interesave të të paktëve, po e çon vendin drejt një sistemi gjithnjë e më autoritar, me hapësira demokratike të reduktuara gjithnjë e më shumë”, shprehet Lubonja.

Referuar publikimeve në “Bild”, Lubonja thekson se Edi Rama grabiti zgjedhjet e vitit 2017 me ndihmën e krimit të organizuar, shtyhu opozitën të dilte nga Parlamenti, dhe Shqipëria u cilësua nga “The Independent” si “Kolumbia e Evropës”.

Lexo edhe:

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

“Pushteti vendor është 100% në duart e partisë së vetme në pushtet. Hyrja në Parlament e trafikantëve dhe vrasësve vitet e fundit është një fenomen që as nuk mund të imagjinohej në vitet 1990. Media kombëtare dhe lokale pothuajse të gjitha kontrollohen nga oligarkia që e rrethon. Gjyqësori dhe sistemi i drejtësisë janë skllavëruar plotësisht nga pushteti”, thekson Lubonja.

Ai e krahason mënyrën se si u paraqit gjesti i Edi Ramës, me atë se si u prit Gaddafi në Itali disa vjet më parë, sipas tij “duke na bërë të ndihemi si anëtarë të një fisi të udhëhequr nga një kryetar dhe jo njerëz që aspirojnë të jetojnë në demokraci të vërtetë”.

“Urgjenca shëndetësore e koronavirusit në Shqipëri gjithashtu menaxhohet me metodat e një regjimi”, shkruan Lubonja duke shtuar “duke përdorur Edi Ramën gjuhën e regjimit të vjetër, tanimë fjalëkalimi: “Ne jemi në luftë dhe kush nuk zbaton rregullat është armik, tradhtar, sabotator”.

“Si ju në Itali, edhe ne në Shqipëri po kalojmë një periudhë në të cilën, siç do të thoshte filozofi juaj Giorgio Agamben, na shfaqet spektri i “njeriut lakuriq”, njeriut të redukuar vetëm në bilogjik, që mendon të mbijetojë.

Tani për tani të gjithë jemi privuar nga shumë të drejta themelore, ne jemi pothuajse të zhveshur nga ato dimensione që na bëjnë njerëzor, ato politike, sociale dhe fetare, duke e pasur Parlamentin të zbrazur, kishat dhe xhamitë e zbrazura, shkollat dhe universitet e zbrazura.

Qenia njerëzore është shumë e brishtë para të gjithë atyre që kanë etje për sundim dhe shtypje. Kam frikë, dhe nuk jam i vetmi, që disa metoda shtypëse që po përdoren për të menaxhuar urgjencën shëndetësore do të mbeten edhe kur urgjenca shëndetësore s’do të jetë më. Dhe vendet më të rrezikuara janë ato më të varfrat në antitrupa demokratikë si Shqipëria”, thekson Lubonja.

Analisti shprehet se nuk e vlerëson aspak këtë Bashkim Evropian, i cili nuk ka arritur të tregojë kuptimin më të thellë të ekzistencës së tij në këtë moment.

Letra mbyllet me fjalët: “Fillim prilli 2020

Një përshëndetje të sinqertë me dashuri nga Tirana

Fatos Lubonja”

Etiketa: autoritarlubonjaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025
Para

Koronavirusi i merr jetën trafikantit më të madh të drogës në Serbi

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com