• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Neni 242/2 i Ramës dhe neni 55 komunist, njësoj në dënime dhe qëllim!

07:30 : 11/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Rama po mat durimin. Ai po bën një eksperiment që deri tani nuk i është kthyer në boomerang, me gjasë nuk do i kthehet edhe për disa kohë. Në tregun publik së fundmi ka hedhur idenë e dënimit me burg deri në dhjetë vite për këdo që thyen karantinën në mënyrë të përsëritur.

Një person, nëse del nga shtëpia pa autorizim qeverie, që vjen nga portal dhe bota virtual “e-albania” gjobitet me 10 mijë lekë të reja, i bllokohet patenta edhe pse është në këmbë, apo edhe automjeti nëse e ka një të tillë. Në rast se ai person del sërish në rrugë, pa leje qeveritare, qoftë edhe për të marrë pak ushqime apo ilaçe atij i vendosen prangat, e përplasin në qeli dhe si fillim para komunikimit të akuzës, e anatemojnë si “armiku i popullit”.

Në fakt është i ngjashëm për vitet e dënimit që parashikon me nenin 55 të kohës komuniste, për “agjitacion dhe propagandë kundër shtetit”. Edhe ai që del dhe thyen karantinën cilësohet nga Rama dhe Rilindasit e tij si “armik” që po kërkon të thyejë unitetin e çeliktë, popull-pushtet-parti.

Për ta hartuar këtë ligj, menduan dy “zonja të brishta” në dukje, si ish-ministrja Eglantina Gjermeni dhe deputetja Klotilda Bushka. Edhe kjo është një gjetje “alla-Rama”, që për ligje të cilat bien totalisht në kundërshtim me parimet bazë të demokracisë ysht personazhe të dorës së dytë të deputetëve. Gjermeni gjithsesi ia kishte një “detyrim” partisë dhe parisë së qeverisë, pasi i vëllai i saj, dukshëm në kundërshtim me ligjet është zgjedhur në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Lexo edhe:

Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure

Tender fiktiv? E paralajmëroi “Boldnews”, Lluca fiton 1.5 mln euro në Bashkinë Kavajë

Sot nuk është koha e amalizës së thellë, se në mos Gjermeni, të tjerë deputetë do të vetofroheshin sapo të binte “bilbili” kryeministror. “Moszbatimi i urdhrit të karantinës apo shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive ngjitëse, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dhjetë vjet”-thuhet në draftin e ri ligjor që pritet ti bashkangjitet nenit 242/2.

Asgjë nuk është rastësi, ka disa ditë që kryeministri Rama i konsideron si tradhtarë ata qytetarë të cilët dalin në rrugë të blejnë ushqime pa marrë më parë leje nga portali që shpesh nuk funksionon “e-albania”. Në fillim të denigrojnë, të konsiderpojnë armik, duke tërhequr edhe një pjesë të shoqërisë që fqinjin e saj nuk e sheh vetëm si “virus lëvizës”, por edhe një tradhtar që ka shkelur “vijën e kuqe” të vendosur nga partia.

Po ashtu edhe neni 55 i kohës së diktaturës kishte ngjashmëri edhe në funksionim, jo vetëm si lexim i ftohtë ligjor. Më parë të shpallnin armik komunistët e lagjes, kolektivi ku punoje, më pas edhe shoqëria mbarë dhe në fund për këdo ishte i paracaktuar dënimi me burg.

Kjo është psikoza që po mbillet dhe sigurisht që nuk mund të rritet nëse kjo situatë do të përfundojë shpejt. Parlamenti qesharak pritet të mbidhet me datë 16 prill. Në rendin e ditës objekt diskutimi do të jetë kalimi i ndryshimeve në Kodin Penal dhe Rrugor, si masa të “domosdoshme” për frenimin e koronavirusit.

Asnjë vend europian nuk mendon që të burgosë qytetarët e saj nëse shkelin karantinën. Askush me demokraci të zhvilluar nuk e çon në mendje se mjetet e dhunës mund të mposhtin një pandemi. Por në vendin tonë po përfitohet nga çoroditja globale për të çjerrë deri në fund psikozën njerëzore, duke injektuar frikë kolektive dhe mbi të gjitha bombaduar me propagandë se edhe jetën ne e kemi vetëm në saj të kryeministrit Edi Rama.

E ka shprehur disa herë në komunikim me qytetarët se: “Nëse nuk do më kishit mua, mund të ishit në botën tjetër”. Deri në këtë pikë ka arritur, që jetën ta mendojmë se e kemi nga një pushtetar i mbyllur në kështjellën e Surrelit dhe që po bën me popullin eksperimentin më të trishtë: “Mbyllje në shtëpi dhe mjete dhunë, deri në hartimin e drafteve ligjore që të dënojnë për dhjetë vite në burg”.

Kjo nuk është lojë për të tërhequr vëmendje nga gjithçka shkon keq si me testimet në nivele mjaft të ulëta, me vdekshmërinë e lartë krahasuar edhe me vendet e rajonit dhe mbi të gjitha me varfërinë që ka pallkosur të gjithë vendin, edhe si rezultat i humbjes së vendeve të punës si pasojë e pandemisë.

Situata është e ngjashme me një “provë gjenerale” për të nënshtruar një popull, fatkeqëisht deri më tani ka arritur të tërheqë plot Rilindas të mbyllur në shtëpi me tru të larë dhe shpëlarë nga propaganda, të cilët kanë humbur prej kohësh shqisën e të menduarit.

Etiketa: Boldnews

Lajme të lidhura

Shkrime promocionale

Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure

12:18 : 30/04/2025
AKTUALITET

Tender fiktiv? E paralajmëroi “Boldnews”, Lluca fiton 1.5 mln euro në Bashkinë Kavajë

09:18 : 28/04/2025
AKTUALITET

Hetimi/ “Eco-Elb” i dha 400 mijë euro, “Ergi” dyshohet për keqmenaxhimin e landfillit Elbasan

07:38 : 06/03/2025
AKTUALITET

Llatja i “inceneratorit imagjinar”, zjarrvënës i plehrave të Elbasanit

09:43 : 28/10/2024
Shkrime promocionale

Credins bank, kryefjala e verës 2024!

13:19 : 07/06/2024
Shkrime promocionale

Agrokredia Tak Fak, produkti ideal për çdo fermer! Credins bank, zgjedhja e duhur!

20:11 : 30/04/2024
Para

Tender sekret i “orës së vonë”/ Manastirliu blen tamponë me 3-fishin e çmimit te “O.ES Distrimed”

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Farat e linit, efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

15:23 : 18/05/2025

Presidenti i Barcelonës, Laporta: Yamal do të rinovojë kontratën

15:16 : 18/05/2025

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim

15:03 : 18/05/2025

Lufta në Gaza/ Programi Botëror i Ushqimit: Gjysmë milioni njerëz po përballen me uri ekstreme!

15:00 : 18/05/2025

Meta refuzon të hyjë në Parlament përmes dorëheqjes së deputetëve të PL: Nuk pranoj asnjë marifet

14:49 : 18/05/2025

FOTO/ Vota e diasporës! Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit

14:30 : 18/05/2025

Dhunë ndaj ish-partneres në Zvicër? Jozi: Shpifje ndaj meje, duhen prova

14:28 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com