• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koronavirusi/ Mjeku i njohur tregon se çfarë pritet të ndodhë në gjysmën e dytë të muajit prill

18:49 : 11/04/2020
në AKTUALITET, SHENDETI, SOCIALE

Java e katërt e shtetrrethimit 40 orësh që fillon të shtunën (11.04.2020) dhe mbaron të hënën (13.04) e gjen Shqipërinë me betejën e parë të fituar në luftën me COVID -19: kurba e infektimeve ulet, në vend ka më shumë të shëruar, më pak të shtruar. Në 24 orët e fundit ka patur vetëm 7 raste të reja, kur një javë më parë pandemia arriti pikun me 29 raste të tilla. Autoritetet konfirmojnë ulje këtë javë të kurbës së infektimit nga virusi corona. Mjeku infeksionist, Prof. Pëllumb Pipero, që është në vijën e parë të “zjarrit” që prej një muaji në Spitalin Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare ”Nënë Tereza” në Tiranë, thotë për DË se prognoza për javën që vjen është optimiste.

“Rënia e numrit të rasteve reja të infektuara do të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme gjatë javës së ardhshme. Në gjysmën e dytë të muajit Prill do të ketë raste të reja më të pakta. Gjithsesi tregues i saktë do të jenë rezultatet e mostrave, të analizave, ” thotë për DW, Prof. Pipero.

Një muaj pas prekjes së Shqipërisë nga virusi corona, pandemia ka përfshirë 17 bashki nga 61 që janë gjithsej, me 416 të infektuar, 23 viktima, 182 të shëruar, 3395 të testuar. Epiqendra vazhdon të mbetet Tirana me 199 raste, e ndjekur nga Shkodra me 49, Durrësi 38, Fieri 32, Korꞔa 17, Elbasani 15, Lezha 14, Hasi 12, Kavaja 8,Lushnja, Vlora,Kruja 5, Puka, Tropoja, Rrogozhina 4, Mirdita 3 dhe Berati 2. Por shifrat e ulura nuk përjashtojnë rikthimin e rritjes së kurbes së infeksionit. “Duhen respektuar në mënyrë rigoroze masat kufizuese të qeverisë, distancimi social dhe karantina, duhen zbatuar këshillatr e mjekeve. Me kete virus nuk bëhet shaka” paralajmëron Prof. Pipero

Rama: Dalja nga faza e parë e pandemisë në fund të Majit

Ulja e kurbës së infeksionit ka sjellë edhe parashikime optimiste afat-shkurtëra dhe lajme të mira për qytetarët dhe bizneset. Kryeministri Rama bëri me dije të premten, (10.04) se “në fund të Majit mund të ketë një dalje nga faza e parë përballjes së gjithanshme me “armikun e padukshëm” dhe një pjesë e madhe e aktivitetit ekonomik mund të rikthehet në normalitet”. “Do të zgjerojmë fashën orare të shërbimeve ushqimore, farmaceutike dhe bankare deri në orën 17.30, do të zgjerojmë mundësinë e lëvizjes së automjeteve private të atyre që punojnë në hapësirën e aktivitetit ekonomik”, bëri me dije kryemnistri Rama në një postim në median sociale, duke rritur me 4 orë e gjysëm në ditë lirinë e lëvizjes.

Lexo edhe:

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

Rregulla dhe dënime të ashpra – reagon shoqëria civile

Por kjo rritje lirie pritet të shoqërohet me rritje dhe ashpërsim ndëshkimesh për shkelësit e rregullave. Maxhoranca socialiste ka propozuar të miratohen javën që vjen amendime në Kodin Penal. Argumenti i maxhorancës së majtë është shpallja e katastrofës natyrore, gjë që përligj parashikimin e sanksioneve në Kodin Penal, përveꞔ masave administratrive. Janë dy amendime në dy nene që propozohet të shtohen në Kodin Penal të vendit: i pari lidhet me moszbatimin e rregullave dhe urdhërave të nxjerra nga autoritetet, që do të konsiderohet kundravajtje penale dhe do të dënohet nga gjobë ose burgim deri në 6 muaj në varësi të shkeljes; i dyti lidhet me thyerjen e karantinës. Neni i propozuar parashikon që shkelësit e karantinës, të infektuar ose jo dënohen me gjobë ose 10 vjet deri në 15 vite burg.

30 organizata të shoqërisë civile e kanë kundërshtuar propozimin e maxhorancës socialiste për ashpërsim të masave deri në burgim 15 vjet. Në një letër drejtuar Parlamentit ato kërkojnë rrëzimin e amendimeve pasi ato” cënojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut”. Opozita e quan të pajustifikuar ashpërsimin e masave me amendimet në Kodin Penal pasi sipas saj “lufta me virusin corona fitohet me masa shëndetësore dhe ekonomike”. Por maxhoranca socialiste dhe qeveria Rama e quajnë të domosdoshme ashpërsimin e masaveme argumentin që e drejta për jetën është mbi të drejtat dhe liritë re tjera të qytetarëve.

FMN – 174 milionë Euro kredi për bilancin e pagesave

Kjo fundjavë solli edhe një tjetër lajm të mirë: kredinë e FMN. Kjo kredi i ofrohet Shqipërisë nga aktivizimi i një instrumenti financiar të FMN, Instrumentit të Përgjigjes së Shpejtë për rastet e katastrofave natyrore. Bordi Ekzekutiv i FMN-së miratoi të premten, (10.04) këtë kredi si mbështetje emergjente për Shqipërinë për të përballuar nevojat urgjente të bilancit të pagesave, që ndodhet në situatë të vështirë jo vetëm nga pandemia Covid-19 por edhe nga tërmeti i nëntorit të kaluar. “Rëndësi kritike ka sigurimi i shpenzimeve të nevojshme për kujdes shëndetësor dhe për mbështetje të njerëzve dhe kompanive që janë dëmtuar nga pandemia,” thekson FMN në njoftimin për ofrimin e kredisë/DW

Etiketa: #koronavirus#boldnews

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

11:56 : 06/01/2021
SHOW BIZ

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

10:05 : 03/01/2021
SHOW BIZ

Aktori i njohur merr masa drastike në burg për të shmangur infektimin me Covid

15:01 : 23/12/2020
AKTUALITET

I infektuar me Covid-19, Bujar Qamili shtrohet me urgjencë tek Spitali Infektiv

12:45 : 23/12/2020
SHOW BIZ

Liberta Spahiu tregon eksperiencën e saj me Covid-19

08:58 : 13/12/2020
SHOW BIZ

Naim Abazi dhe Mihrije Braha fitojnë luftën me Covid-19

12:19 : 12/12/2020
Para

Shkoi për peshkim, 26-vjeçari gjendet i mbytur në liqenin e Seferanit (Emri)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com