• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama ka ” arnuar” Kodin Penal 7 herë në 7 vjet, mbulon dështimet me forcën e Policisë

16:23 : 09/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al 

Ndërkohë që analistët dhe politologët në Europë i frikësohen forcimit të autoritarizmit qeveritar nën petkun e masave anti-COVID 19, demokracia në Shqipëri prej vitesh është atrofizuar.

Tipari kryesor i një shteti autoritar është forcimi i masave penalizuese për qytetarët, nëpërmjet forcimit të Kodit Penal, duke kaluar në plan dytësor forcimin e ekonomisë.

Shqipëria, nën Edi Ramën, është karakterizuar pikërisht nga kërcënimi i qytetatëve me dënime të rënda, gjë që po e bën edhe së fundmi, ndërkohë që vendi, edhe para krizës së pandemisë, ishte nën kthetrat e krizës së fortë ekonomike.

Kryeministri shqiptar ka shpallur masat e reja penale, të cilat pritet të hynë në fuqi menjëherë nga Parlamenti, nën atë që shefi i qeverisë e quan përpjekje për të parandaluar përhapjen e korona-virusit.

Lexo edhe:

‘Zot na ruaj nga Rama se nga virusi ruhemi vetë’/ Korçari i famshëm shpërthen ndaj kryeminsitrit

Tërheqja e padisë ndaj BILD/ Rama bën qesharakun: U tërhoqa se shefat ishin njerëz të mirë

Qasja më e fundit e Ramës me Kodin Penal nuk është as e re dhe as surprizuese. Kodi Penal është, ndoshta, ligji që ka ndryshuar më shumë gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste prej vitit 2013 e në vijim.

“Boldnews.al” ka verifikuar amendimet e Kodit Penal ndër vite. Prej vitit 1995, kur ka hyrë në fuqi ligji më i rëndësishëm penal, ai ka ndryshuar 21 herë.

Gjatë këtyre 25 viteve, 1/3 e tyre, plot 7 herë, kanë ndodhur gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Kjo shifër pritet të rritet me ndryshimet e fundme, që lidhen me ashpërsimin e masave për thyerjen e rregullave gjatë periudhës së pandemisë.

Në pjesën më të madhe të rasteve, qeveria Rama ka ndryshuar Kodin Penal për vepra penale “të lehta”, mbi të cilat ai mbështeti fushatat e tij agresive ndaj qytetarëve.

7 “arnat” e Ramës në Kodin Penal

– Ndryshimi i parë i Kodit Penal nën qeverisjen e Edi Ramës ndodhi në Korrik 2014. Nëpërmjet ligjit nr. 98, shumica socialiste votoi, ndër të tjera, për forcimin e dënimeve lidhur me vjedhjen e energjisë elektrike dhe shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Menjëherë pas këtyre ndryshimeve, mijëra qytetarë mbushën, kryesisht ata që, për shkak të paaftësisë absolute të pagesës së energjisë elektrike, gjenin rrugë alternative, jo aq ligjore, për të shpëtuar nga errësira.

Disa prej këtyre të arrestuarve, në kushtet e pamundësisë ekonomike, zgjodhën vetëvrasjes. Megjithë pasojat tragjike të fushatës së egër, qeveria nuk bëri asnjë hap prapa.

Njëlloj, ambjentet e paraburgimit, u mbushën edhe me shoferë, duke mbingarkuar fiktivisht mjediset penitenciare.

– Po në vitin 2014, nëpërmjet ligjit 176, qeveria e Edi Ramës forcoi dënimet për veprat penale të pushtimit të tokës dhe ndërtimit të paligjshëm.

Qindra qytetarë të tjerë provuan prangat e Policisë, për faktin e vetëm që, në mungesë të një strategjie qeveritare, kishin gjetur mënyrën për të siguruar një strehë për familjen e tyre.

– Një vit më pas, në Dhjetor 2015, shumica socialiste miratoi projektin “Rama” për forcimin e dënimëve për veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “mospagimit të taksave”.

Një strategji, tërësisht e gabuar për të vendosur nën terror bizneset, i shërbeu Edi Ramës dhe vartësve të tij për të marrë kontrollin e frymëmarrjes së jetës ekonomike të vendit.

– Në Korrik 2016, me këmbënguljen e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri, qeveria vendosi forcimin e dënimëve për armëmbajtjen pa leje.

Në rolin e një “kaubojsi politik”, Tahiri ngriti një fushatë të gjerë kundër armëmbajtjes, ndërkohë që drejtuesit e tij më të lartë të policisë ishin përfshirë në bashkëpunim me trafikantët e drogës.

Ky amendim ligjor, tërësisht i pakonceptuar si duhet për shkak të “urgjencës”, shkaktoi një kaos gjatë zbatimit në praktikë, për shkak se Gjykata Kushtetuese konstatoi shkelje kushtetuese në hartimin e tij.

U nevojitën muaj të tërë për të rikthyer në kushtetutshmëri propozimet e Tahirit për armëmbajtjen pa leje.

– Në Mars 2017, Parlamenti realizon një tjetër ndërhyrje në Kodin Penal, për të forcuar masat e dënimit për veprat penale të mashtrimit dhe skemat mashtruese financiare.

Në atë periudhë, administrata tatimore ndërmori një fushatë selektive për identifikimin e bizneseve të përfshira në skema mashtruese.

Këto masa u ndërmorën, në një kohë që qeveria shqiptare ishte në kulmin e shpërndarjes së kontratave koncensionare, një formë shpërndarjeje me ligj të taksave të qytetarëve në pak duar biznesmenësh, të konsideruar “oligarkë”.

– Vetëm dy muaj më pas, në Maj 2017, qeveria detyrohet të ndryshojë sërish Kodin Penal.

Nën këmbënguljen edhe të opozitës së djathtë e sidomos të ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar pas protestave anti-qeveritare, shumica socialiste votoi amendimet në Kodin Penal për forcimin e masave penalizuese për cënimin e sistemit zgjedhor.

Këto masa nuk janë aplikuar thuajse asnjëherë, pavarësisht se përgjime zyrtare të zbuluar së fundmi provuan përfshirjen e eksponentëve të lartë qeveritarë në vjedhje e blerje votash, në bashkëpunim me anëtarë të grupeve kriminale.

– Pasi qëndroi dy vjet “në qetësi”, qeveria vendosi sërish amendimin e Kodit Penal, në Korrik 2019. Qëllimi i këtyre ndryshimeve ishte, kryesisht, forcimi i dënimëve për dhunën në stadiume.

Pas këtyre ndryshimeve të shpeshta gjatë qeverisjes së tij, Edi Rama i rikthehet sërish arnimit të Kodit Penal, duke e shndërruar atë, nga një ligj shumë i rëndësishëm, në një lloj “fletore zhgarravinash”.

Etiketa: #Rama#Boldnews

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Zot na ruaj nga Rama se nga virusi ruhemi vetë’/ Korçari i famshëm shpërthen ndaj kryeminsitrit

16:16 : 27/04/2020
AKTUALITET

Tërheqja e padisë ndaj BILD/ Rama bën qesharakun: U tërhoqa se shefat ishin njerëz të mirë

19:18 : 22/04/2020
AKTUALITET

Rama paralajmëron bizneset: Ky vërtetim merret vetëm një herë, nëse se keni gjobiteni

20:33 : 19/04/2020
AKTUALITET

‘O Edi, po deputetët çfarë dite do i takojnë dashnoret?/ Korçari i famshëm i bën pyetjen epike Ramës

17:32 : 18/04/2020
AKTUALITET

‘What the f*ck’/ Rama nuk përmbahet pasi i ndërpritet lidhja me ‘Opinion’

21:50 : 16/04/2020
AKTUALITET

‘Burg kush nuk bindet’/ Rama do t’i drejtohet parlamentit për masat e reja ndëshkuese

16:49 : 08/04/2020
Para

Paloka-Ramës: Nuk është turp të kërkosh mbështetje për shqiptarët, por t’i braktisësh ata për oligarkët

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com