• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Mbyllja e kufinjve, bujqësia europiane e paralizuar 

21:50 : 08/04/2020
në BOTA

Për shkak të mbylljeve të kufijve nga qeveritë, qindra mijëra punëtorët sezonalë nga Evropa Lindore nuk mund të shkojnë në fermat e perëndimit që i njohin mirë. Nga Spanja në Poloni, prodhimet bujqësore janë në rrezik. Adrian Stan është një punëtor sezonal në bujqësi, punë që është përfitimi i tij i vetëm.

“Për tre vitet e fundit unë kam bërë një turne i vogël nëpër Evropë, thotë 29 vjeçari rumun nga një fshat në periferi të Bukureshti ku jeton me gruan dhe vajzën 4 vjeçare. Kam mbledhur domate në Belgjikë dhe mollë në Itali, e më pas patate në Gjermani. Me paratë që fitoj mbaj familjen time gjithe vitin”.

Por ky vit, me epideminë e koronavirusit, e ka lënë atë pa punë. Si ai, qindra mijëra rumunë që jetojnë me punë sezonale në Evropën Përendimore janë të dënuar nga mbyllja e kufinjve.

Më 21 Mars, një avion i mbushur me 144 punëtorë sezonalë u ngrit nga Suceava, në verilindje të Rumanisë për në Hanover, në veri të Gjermanisë. Ishte i fundit. Që atëherë, Gjermania ndaluar hyrjen e punëtorëve nga Rumania e Bullgaria. Si Gjermania, pothuajse të gjitha vendet evropiane kanë mbyllën kufijtë e tyre për shkak të pandemisë. Mbi 200.000 punëtorë sezonalë janë në pritje të ditëve më të mira.

Pemëtoret bosh

Lexo edhe:

No Content Available

Në të gjithë kontinentin, mungesa e punëtorëve sezonalë nga lindja ndjehet mizorisht me ardhjen e pranverës. Në Spanjë, tani vendi më i prekur nga epidemia, kontigjentet e marokenëve, tunizianëve, rumunëve apo bullgarëve, të cilët çdo vit punojnë në plantacionet e pemëve frutore mungojnë pasi Madridi mbylli kufinjtë më 14 mars.

Në vendin e parë prodhues të frutave evropiane, pothuajse në të gjitha pemishte mungojnë krahët e punës. Nuk ka punëtorë për të mbledhur qershitë në Alicante ose Lugina e Jerte (Extremadura). Në brigjet e Ebros, Aragonës dhe Katalonjës, 50,000 njerëz janë urgjentisht të nevojshëm për rrallimin e pjeshkëve e kajsive.

Kjo mungesë ndihet kudo: në fushat e hudhrave të Kordovës (Andaluzia) dhe Cuenca (Castile) duhen dëshpërimisht punëtorë në Guadalajara, afër Madridit, ku mungon 80% e fuqisë punëtore për mbledhja e asparagusit jeshil. Kultivuesit e ekstremadurës janë në kërkim të katërqind profesionistëve për të siguruar kositjen për delet, ndërsa në Castile prodhuesit nuk dinë ku të çojnë qengjat e tyre sepse restorantet, klientët e tyre kryesorë, janë mbyllur.

Në të gjithë Spanjën, sipas Shoqatës Agrare (Asaja), fermat kanë nevojë për “100,000 deri 150,000 punëtorë në dy muajt e ardhshëm”. Prodhuesit e luleshtrydheve të Huelvas njoftuan se ata nuk i mbledhin dot frutat. Veç mungesës sëfuqisë punëtore, bujqit e tregut Andaluzian gjithashtu vuajnë nga anulimi i shumë porosive ndërkombëtare.

Konsumatorët evropianë po mbahen me fruta të ngrira, ndërsa ata të fushës po prishen.  Situatë e njëtët edhe në Belgjikë. Në këtë vend, sektori i frutave dhe perimet punëson çdo vit 60,000 njerëz, 90% e të cilëve janë nga Polonia, Rumania e Bullgaria. Sipas autoriteteve belge ka mungesa të theksuara punëtorësh për mbledhjen e domateve, luleshtrydhe dhe rrepave.

Kultivuesit belgë e konsiderojnë veten e tyre më tepër në rrezik, duke pasur parasysh mbylljen e restoranteve e shkollave që nga 14 marsi. Çmimi i asparagusit të bardhë, shumë i çmuar në Belgjikë, ka rënë përgjysëm. Fermerët janë detyruar t’i shesin ato përgjatë rrugëve.

Brukseli në alarm

Kjo paralizë e përgjithshme ka alarmuar Brukselin. Komisioneri i Bujqësisë, Janusz Ëojciechoëski, rekomandoi më 30 mars, shtetet anëtare të lehtësojnë kalimin e kufinjve për punëtorët e sektorit bujqësor, “sepse ata janë baza e sigurisë ushqimore në BE”. Më 6 Prill, Komisioni Evropian njoftoi thjeshtim të procedurave administrative për fermerët evropianë dhe shtesa të afateve të qëndrimit për to.

“Ne qëndrojnë pranë fermerëve tanë në këto periudha të vështira, dhe ne do të ndërmarrim hapa të tjerë për t’i mbështetur ata bazuar në ecurinë e situatës”, premtoi Ursula von der Leyen. Qeveria gjermane ka reaguar shpejt: më 2 prill, Berlini ka relaksuar kushtet e hyrjes së punëtorëve të huaj bujqësorë. Nuk ka kohë për të humbur: rreth 300,000 punonjës sezonalë – kryesisht polakë dhe rumunë – që zakonisht punojnë në fermat gjermane janë të mirëpritur.

“Ne nuk mund ti zëvendësojmë ato brenda natës. Për më tepër, për pagë të barabartë, ato kushtojnë më pak në kontribute sesa një punonjës me vendbanim në Gjermani”, thonë drejtuesit gjermanë të fermave. Berlini shpreson që përforcimet me punonjës do të mbërrijnë në Gjermani, veçanërisht midis të papunëve dhe refugjatëve.

Ndërkohë masat e vendosura në “paketën anti-krizë” të qeverive sigurojnë lehtësira për zgjatje afatesh të qëndrimit për punëtorët e huaj. Në pritje të hapjes së kufijve dhe aeroportit lokal, Adrian Stan shpreson të dalë nga apartamenti i tij i vogël dhe të shkojhë në fushat ku ka punuar çdo vit. “Unë ende shpresoj të largohem për punë, nuk kam zgjidhje tjetër. Nuk është shteti rumun që do ta ushqejë familjen time. Më duhet të dal vetë. Me dy miq presim të nisemi për në Gjermani, kjo është ajo që po shohim si mundësi,” thotë ai. /Le Monde

/Përktheu: Mapo.al/

Etiketa: bujqësia europiane e paralizuarMbyllja e kufinjve

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Amerikani gjendet i pajetë në apartamentin me qira në Sarandë, dërgohet drejt Tiranës

TË GJITHA

Plas sherri mes dy grupeve në Dibër, demokratët bllokojnë një makinë: Do shpërndajnë para!

21:32 : 10/05/2025

EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona në Kukës, blinin vota për PSD-në e Tom Doshit

21:23 : 10/05/2025

Rezervat e Partizanit mundin Dinamon në duelin për vendin e tretë

21:12 : 10/05/2025

Vota e diasporës/ Celibashi: 15 mijë emigrantë nuk do të marrin dot zarfet

20:50 : 10/05/2025

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

20:36 : 10/05/2025

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

20:18 : 10/05/2025

Krimet zgjedhore/ Dy prokurorë të SPAK zbarkojnë në Fier, monitorim dhe në Roskovec

20:07 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com