• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Toka po shkon drejt një katastrofe të tmerrshme

17:28 : 07/04/2020
në BOTA, NDRYSHE

Nga Andrew Glikson, studiues i shkencave të paleo-klimës, Australian National University

Në pika të caktuara të jetës së planetit tonë, rritja e nivelit të dyoksidit të karbonit në atmosferë ka shkaktuar ngrohje ekstreme globale, prej të cilës shumica e specieve të tokës janë zhdukur.

Në të kaluarën këto evente janë shkaktuar nga shpërthime vullkanike apo impakte asteroidësh. Ndërsa tani Toka po shkon drejt një katastrofe të zhdukjes masive… si pasojë e aktivitetit njerëzor.

Unë si shkencëtar i Paleo-klimës, kam studiuar marrëdhënien mes përplasjes së asteroidëve, vullkanizmit, ndryshimeve klimatike dhe zhdukjes masive të specieve.

Studimet e mia sugjerojnë se rritja aktuale e emetimeve të dyoksidit të karbonit është më e shpejtë nga ato që kanë shkaktuar dy zhdukjet masive të mëparshme të specieve, duke përfshirë dhe eventin që shkaktoi zhdukjen e dinozaurëve.

Lexo edhe:

Si i mbijetuan njerëzit Epokës Akullnajore?

Njihuni me 42 vjeçarin që fle 300 ditë të vitit, vuan nga sëmundja e rrallë

Vështrimi i botës është tashmë i fokusuar te epidemia e COVID-19, por rreziqet ndaj natyrës prej ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu, mbeten të qarta në mënyrë të frikshme.

Shpimet e naftës, aktiviteti i minierave, emetimet e gazeve me efekt serë, kanë lënë gjurmën e tyre në katastrofën e pritur.

Rreth 66 milionë vjet më parë një asteroid goditi tokën duke çarë shkëmbinj që lëshuan sasi të mëdha dyoksid karboni në atmosferë dhe duke shkaktuar zjarre masive, për mijëra vjet në planet. Si rezultat i kësaj temperaturat u ngritën, bashkë me nivelet e detit dhe rreth 80 për qind e specieve u zhdukën, bashkë me dinozaurët.

Një fenomen i ngjashëm ndodhi dhe rreth 55 milionë vjet më parë në eventin e njohur si Paleocene-Eocene Thermal Maximum, arsyet e të cilit nuk janë tërësisht të qarta. Një nga teoritë thotë se një shpërthim metani nga sedimentet oqeanike e bëri ujin e tyre acidik, duke zhdukur miliona specie.

Para kohëve industriale në fillim të shekullit të 19-të dyoksidi i karbonit qëndronte në rreth 300 pjesëza për milionë, që do të thotë se në çdo 1 milionë molekula gazi në atmosferë, 300 ishin dyoksid karboni.

Në shkurt të këtij viti kjo shifër shënonte 414.1 pjesë për çdo milion. Ndërsa po të përfshijnë dhe gazet e tjera me efekt serë si metani dhe oksidi i azotit, pjesëzat arrinin në 500 për 1 milion.

Përqendrimet aktuale të dyoksidit të karbonit nuk kanë arritur ende në ato të zhdukjeve të 55 milionë e 65 milionë vjetëve më parë, por kjo rritje e fluksit do të thotë se klima po ndryshon shumë më shpejt nga aftësia e gjallesave për t’u përshtatur me të.

Raporti i OKB për klimën vitin që shkoi tha se ndryshimet klimatike kërcënojnë me zhdukje një milionë specie bimësh e kafshësh, që do të thotë se preknin 47% të gjitarëve jo-fluturues, dhe 25% të zogjve.

Shumë studiues besojnë se klima po arrin pikën e vlimit, që të thotë pragun e ndryshimeve të shpejta e të patjetërsueshme, me efekte shkatërrimtare.

Sinjalet e kësaj janë rritja e temperaturave në Arktik, shkrirja e akujve dhe dobësimi i Rrymës Arktike të erërave Perëndimore.

 

Etiketa: #ndryshe#boldnews

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Si i mbijetuan njerëzit Epokës Akullnajore?

23:39 : 26/12/2021
NDRYSHE

Njihuni me 42 vjeçarin që fle 300 ditë të vitit, vuan nga sëmundja e rrallë

22:47 : 16/07/2021
NDRYSHE

Zbulimi historik/ Astronomët amerikanë zbulojnë, kometën gjigande, ja kur do të afrohet me Diellin

21:27 : 27/06/2021
NDRYSHE

DOKUMENTI/ Historia e bujshme e mbretit Zog me “Bjonden Venus”

20:54 : 07/06/2020
NDRYSHE

Ja sa e kishte rrogën diktatori Hoxha

23:07 : 06/06/2020
BOTA

Stuhia e fuqishme dëmton një nga 7-të mrekullitë e botës

18:58 : 01/06/2020
Para

Sindikata e Futbollistëve nis ndihmat për lojtarët në nevojë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com