• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump paralajmëron: Amerikanët të përgatiten për një javë shumë të vështirë

20:27 : 06/04/2020
në BOTA

Në Shtetet e Bashkuara, ku numri i të infektuarve ka arritur në mbi 337 mijë dhe viktimat e regjistruara në mbi 9650 Shtëpia e Bardhë paralajmëron për javë të vështira në të ardhmen e afërt, por shton se kanë filluar të shihen tashmë përfitimet e distancimit shoqëror dhe të masave të tjera të marra për të ulur ritmet e infeksionit.

Shtimi i numrit të të diagnostikuarve me koronavirus pritet të vërë para një sprove të vështirë sistemet spitalore në disa shtete amerikane brenda dy javëve të ardhshme:

Presidenti Trump paralajmëroi për një javë të vështirë përpara, për rritje dramatike të numrit të viktimave nga COVID-19. Në konferencën e përditshme për shtyp, presidenti tha të dielën në Shtëpinë e Bardhë se përveç vatrave të njohura të infeksionit, probleme akute pritet të shfaqen edhe në zona të reja ku sapo kanë filluar diagnostikimet në masë:

“Po i afrohemi një periudhe të tmerrshme. Ndoshta një periudhe që ky vend nuk e ka par ndonjëherë. Po na afrohet një moment kur do të shohim shifra shumë të larta. Duam që ta pengojmë sa më shumë rritjen e shifrave”.

Presidenti e krahasoi situatën me një peridhë lufte. Paralajmërimet e zymta vijnë në një kohë kur zyrtarët kanë deklaruar se kurba e shtimit të infeksioneve po zbutet dhe ka sinjale të qarta të uljes së ritmeve të përhapjes. Por me shtimin e diagnostikimeve edhe në shtete që deri disa ditë më parë nuk kishin identifikuar raste pozitive, efekti i përgjithshëm bëhet çdo ditë e më i rëndë:

Lexo edhe:

Fier/ Ushtroi dhunë ndaj vajzës së saj, arrestohet nëna 38-vjeçare

Tjetërsimi i pronës, GJKKO dënon me 2 vite burg Jorgo Goron

“Do të shohim vazhdimin e shtimit të numrit të të vdekurve,” tha Dr. Anthony Fauci, duke shpjeguar se edhe në rastet kur masat parandaluese japin rezultatin më optimal, shfaqja e infeksioneve të reja do të vazhdojë dhe numri total i të infektuarve dhe viktimave të COVID-19 do të vazhdojë të rritet.

Drejtori i Institutit të Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci përsëriti se amerikanët duket të përgatiten për të paktën 100 mijë të vdekur, bazuar në modelet aktuale kompiuterike që analizojnë situatën. Por ai shtoi se shpreson që kjo shifër të jetë në realitet më e ulët.

Presidenti Trump u përball me pyetje për mbështetjen me personel dhe pajisje që kërkojnë shtete individuale amerikane në këtë betejë. Qeveria federale është bërë objekt kritikash për reagim të mangët sidomos nga shtete ku janë vërejtur vatra aktive dhe përhapje e shpejtë e infeksionit,

“Frika se do të hasin në mungesa i ka bërë disa shtete të kërkojnë më shumë pajisje se iu nevojiten. Një shtet na kërkoi 40 mijë aspiratorë. S’është e mundur që të kenë nevojë për aq shumë. Tani edhe ata vetë e pohojnë se nuk do t’u nevojitet një numër aq i madh. Po u dërgojmë sa të mundemi”.

Presidenti përsëriti synimin e tij që vendi të fillojë të kthehet në normalitet sa më parë që të jetë e mundur dhe të rihapet aktiviteti ekonomik. Specialistë të shëndetit publik, përfshirë edhe pjesëtarë të ekipit të Shtëpisë së Bardhë për koordinimin e përgjigjes kundër koronavirusit, paralajmërojnë se është ende herët për të bërë plane dhe se dy javët e ardhshme do të ofrojnë më shumë qartësi për masat e izolimit social dhe efektin e tyre për të vënë nën kontroll sëmundjen./VOA/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fier/ Ushtroi dhunë ndaj vajzës së saj, arrestohet nëna 38-vjeçare

12:54 : 30/07/2025
AKTUALITET

Tjetërsimi i pronës, GJKKO dënon me 2 vite burg Jorgo Goron

12:40 : 30/07/2025
AKTUALITET

“Kodi i mafias s’mund të jetë kodi penal i Shqipërisë”, Zhupa: Cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit

12:35 : 30/07/2025
AKTUALITET

Nën akuzë pronarët e 8 “Exchange” në Elbasan, sekuestrohen 540 mijë euro dhe dy armë

12:28 : 30/07/2025
AKTUALITET

55-vjeçari konsumon fotoksinë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërron jetë në spital

12:18 : 30/07/2025
AKTUALITET

Andia Ulliri kërkon mandatin e deputetes, zhvillohet seanca në KAS

12:01 : 30/07/2025
Para

Video-lajm/ Pas dy ditësh izolim, trafiku sot në Tiranë si një ditë e zakonshme

TË GJITHA

Fier/ Ushtroi dhunë ndaj vajzës së saj, arrestohet nëna 38-vjeçare

12:54 : 30/07/2025

Tjetërsimi i pronës, GJKKO dënon me 2 vite burg Jorgo Goron

12:40 : 30/07/2025

“Kodi i mafias s’mund të jetë kodi penal i Shqipërisë”, Zhupa: Cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit

12:35 : 30/07/2025

Nën akuzë pronarët e 8 “Exchange” në Elbasan, sekuestrohen 540 mijë euro dhe dy armë

12:28 : 30/07/2025

55-vjeçari konsumon fotoksinë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërron jetë në spital

12:18 : 30/07/2025

Andia Ulliri kërkon mandatin e deputetes, zhvillohet seanca në KAS

12:01 : 30/07/2025
Gjatë një kërkimi shkencor në fushën e arkeologjisë

“Shqipëria jashtë loje”: Të fundit në garën për fondet e BE-së për shkencën dhe inovacionin

11:57 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com