Paralajmërimi i zymtë nga Kina: Kujdes nga periudha e errët që mund sjellë koronavirusi!

Banka qendrore e Kinës ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar që të jetë vigjilent ndaj rrezikut të një “Depresioni të Madh” pas shpërthimit të Covid-19, megjithëse tha se shanset për këtë ndodhi ishin të ulëta.

“Mundësia e një Depresioni të Madh nuk mund të përjashtohet nëse epidemia vazhdon të dalë jashtë kontrollit, dhe përkeqësimi i ekonomisë reale është i komplikuar nga një shpërthim i rreziqeve financiare,” citohet nga “South China Morning Post” Zhu Jun, drejtori i departamentit ndërkombëtar të Bankës Qendrore të Kinës.

Mbyllja e pothuajse të gjithë veprimtarisë njerëzore ‘ballë për ballë’, ka nxitur paralajmërime nga shumë ekonomistë që tronditja ekonomike nga Covid-19 mund të jetë më e rëndë se ajo e krizës globale të vitit 2008 apo edhe Depresioni i Madh.

Kjo e fundit, që filloi me Wall Street Crash në vitib 1929, pa ngrirjen e tregjeve të kredive, falimentime masive, PBB-së amerikane në rënie me më shumë se 10 përqind dhe shkalla e papunësisë që preku 25 përqind.

Profesori Terence Chong Tai-leung nga departamenti i ekonomisë në Universitetin Kinez në Hong Kong, tha se ai ishte optimist që tkurrja globale nuk do të ishte aq e rëndë sa rënia e viteve 1930.

“Qeveritë ka të ngjarë të vendosin të lehtësojnë kufizimet deri në korrik. Ato duhet të parandalojnë ndërprerjet që mund të shkaktojnë mungesa të ushqimit, trazira sociale ose dëme më të mëdha në jetën e njerëzve dhe ekonominë sesa nëse kufizimet vazhdojnë”, tha Chong, “Ekonomia natyrisht do të reagojë kur të hiqen kufizimet.”

Por ka të dhëna se kriza ka tashmë një ndikim masiv në situatën e punësimit në SHBA. Rezultatet paraprake të papunësisë në SHBA raportohet se kanë shkruar në 6.65 milion në një hark kohor prej një jave.  Aktualisht tregjet globale tashmë janë në rënie me 35 përqind, tregjet e kreditit kanë kapur nivelet e vitit 2008. Edhe firmat kryesore të financave si Goldman Sachs, JP Morgan dhe Morgan Stanley presin që PBB-ja e SHBA të bjerë me një normë vjetore prej 6 përqind në tremujorin e parë, dhe nga 24 përqind në 30 përqind në të dytin.

Moody’s ka paralajmëruar se 30 përqind e kredive për shtëpi në SHBA mund të ndalojnë shërbimin si rezultat i humbjeve të vendeve të punës dhe mungesës së mbështetjes për bizneset e vogla.

LEXO EDHE  Britania pranë 50 mijë viktimave nga koronavirusi, shtohen kritikat ndaj Johnson

Zhu nga Banka Qendrore kineze tha se pasiguria më e madhe e tregut vinte nga fakti se veprimet e shpejta dhe të fuqishme të bankave qendrore nuk mund të ndihmonin drejtpërdrejt për të kontrolluar epideminë, por ndalimi i përhapjes së saj do të ndihmonte besimin e tregut.

Ai tha se politikat e ekonomive të përparuara kishin ndihmuar në stabilizimin e ndjenjës së tregut të aksioneve, por rreziqet e fshehura vazhduan të ekzistojnë në sistemin financiar global.

Nouriel Roubini, profesor i ekonomisë në Shkollën Stern të Universitetit të Biznesit të Nju Jorkut, tha se përgjigjja e shëndetit publik në ekonomitë e përparuara ka rënë nga çka duhet për të përmirësuar pandeminë dhe kështu rreziku i një “depresioni më të madh” po rritet nga ditë.

Ai paralajmëroi që nëse një seri goditjesh me furnizim negativ të lidhura me virusin zvogëlojnë rritjen e mundshme ekonomike, shumë vende nuk do të ishin në gjendje të merrnin hua sa duhet në monedhën e tyre.

“Pas rënies së vitit 2008, një përgjigje e fuqishme (megjithëse e vonuar) tërhoqi ekonominë globale nga humnera. Ne mund të mos jemi aq me fat këtë herë”, tha Roubini. “Kush do të shpëtojë qeveritë, korporatat, bankat dhe familjet në tregjet në zhvillim?”

Megjithë mbështetjen prej 349 miliardë dollarësh amerikanë, bankat amerikane nuk pranojnë të japin hua për bizneset e vogla me 0.5 përqind, dhe vendosin të japin hua me 1.0 përqind.

Michael Every, strateg global në Rabobank tha, në realitet këto paketa financiare mund të jenë të vështira për t’u akseksuar, dhe mund të mos jenë me të vërtetë efektive.

“Ky është një Depresion i Madh që po ndodh sa hap e mbyll sytë”, tha Every. “Kush e di se ku do të përhapet dëmi dhe kur, nëse do të shohim 25 përqind të papunësisë në pjesën më të madhe të botës së zhvilluar për një periudhë të zgjatur?”

Autoritetet mund të sigurojnë që pandemia të ketë vetëm një ndikim “afatshkurtër dhe të kontrollueshëm” në ekonominë globale nëse forcohet bashkëpunimi ndërkombëtar, tha Zhu.

/BoldNews.al/