• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë duhet të mësojmë nga vendet më të përparuara në përballimin e COVID-19

16:01 : 05/04/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, SHENDETI

Nga Prof. Genc Sulcebe

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins në Baltimore, USA, Gjermania kishte në 31 Mars 2020 rreth 71 000 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 775 vdekje. Në të njëjtën kohë Italia raportonte rreth 106 000 infeksione dhe 12 400 vdekje ndërsa Spanja 102 000 raste me mbi 9 000 vdekje. Nga ana tjetër Franca kishte javën e fundit të marsit rreth katër herë më shumë vdekje sesa Gjermania, ndërsa Britania e Madhe dy herë më shumë se Gjermania, megjithëse si Gjermania ashtu dhe Britania e Madhe kishin më pak infeksione të raportuara se sa Franca.

Ka një numër faktorësh që mund të shpjegojnë ndryshimet midis Gjermanisë dhe vëndeve të tjera por disa ekspertë besojnë se një arsye e rëndësishme e këtij fakti është kryerja në Gjermani e testimit molekular të hershëm dhe të gjërë të infeksionit me COVID-19. Gjermanët qenë të parët që, që në mes të janarit 2020 vunë ne jetë një test molekular të sigurtë dhe efikas për COVID-19 i cili u përgatit në spitalin universitar Charité të Berlinit dhe u përdor nga OBSH për ta shpërndarë më pas atë edhe në vendet e tjera që nuk kishin mundësi ta realizonin vetë.

Gjermania mund të kryejë aktualisht, në fillim të prillit 2020, deri në 500 000 teste molekulare në javë, ndërsa Spanja arrin të testoje 105 000 deri 140 000 individë, rreth 20-30% të aftësisë së Gjermanisë. Italia arriti në rreth 200,000 teste gjatë fillimit të prillit, kjo për shkak të një rritje të konsiderueshme të kapaciteteve në këto ditë.

Pra testimi i hershëm dhe i gjere duhet të jetë një nga arsyet pse Gjermania ka një shkallë shumë më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 se sa vëndet fqinje. Përvec se ishin më të shpejtë për të filluar testimin e përhapur në gjerësi, sistemi shëndetësor publik i Gjermanisë mbulon plotësisht kostot e testeve. Testimi molekular i virusit, megjithëse i shtrenjtë, ishte lehtësisht i disponueshëm për të gjithë individët me shenja klinike, ose ata që kohët e fundit kishin udhëtuar në një pikë të nxehtë me COVID-19, si dhe ata që kishin patur kontakt me një person të konfirmuar ose dyshuar me COVID-19.

Lexo edhe:

Gjasat për anëtarësim në BE të vendeve të Ballkanit janë baras me zero…

Shpopullimi/ Eurostat: Vetëm në dy vite emigruan rreth 100 mijë shqiptarë në vendet e BE

Nje faktor tjetër duket se është dhe niveli i lartë si dhe stabiliteti i shërbimit shëndetësor gjerman. Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Italia kishte para shpërthimit të epidemisë 8.6 shtretër të njësive të kujdesit intensiv për 100,000 banorë, ndërkohë që Gjermania kishte 33.9 për 100,000 ose rreth 28,000 në total, një numër që qeveria gjermane po përpiqet ta dyfishojë.

Te dhënat e mësipërme tregojnë se mbajtja në një nivel të lartë dhe cilësor e shërbimit shëndetësor publik të një vendi, si dhe investimi në kërkim shkencor në shëndetësi, luajnë një rol përcaktues në përballimin e situatave të tilla me emergjencë të lartë shëndetësore. Vëndet që e kanë dobësuar shërbimin shëndetësor publik duke i ulur financimet ose duke ja deleguar atë kompanive private fitimprurëse, po e përballojnë me vështirësi këtë pandemi.

Etiketa: COVID 19genc sulcebevendet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjasat për anëtarësim në BE të vendeve të Ballkanit janë baras me zero…

12:50 : 14/04/2025
AKTUALITET

Shpopullimi/ Eurostat: Vetëm në dy vite emigruan rreth 100 mijë shqiptarë në vendet e BE

08:08 : 01/04/2025
AKTUALITET

Sëmundjet autoimune/ Covid-19 rriti numrin e rasteve e të prekurve nga Hashimoto

16:23 : 29/03/2025
AKTUALITET

Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor

12:39 : 15/02/2025
BOTA

CIA, vlerësim të ri për origjinën e COVID-19: Ka dalë nga një laborator kinez

08:18 : 26/01/2025
AKTUALITET

Shpopullimi alarmant/ Shqipëria pa fuqi punëtore, ja si po i zëvendësojnë bizneset të larguarit

16:09 : 23/01/2025
Para

Vasili-Ramës: Boll me propogandë, shtoni testimet për Covid-19

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com