Mjeku i njohur Petrit Vargu ka hedhur akuza të forta sa i përket tenderit për respiratorët. Më anë të një postimi në Facebook, Vargu shkruan se në bazë të kontratës sot duhet të kishin ardhur 20 respiratorë, por në fakt kanë ardhur vetëm 5.
Sipas tij ministrja gënjeu sot kur tha se u dyfishua numri i respiratorëve, pasi nuk tregoi se sa ishte shtuar në të vërtetë numri.
Postimi i plotë i Petrit Vargut:
SKANDAL ME TENDERIN E RESPIRATOREVE
Kur shteti mashtron! Sot ministrja e shendetesise deklaroi qe u dyfishua numri i respiratoreve ne sanatorium. Pa thene numrin sesa respiratore erdhe. Ne baze te kontrates sot duhej te vinin 20 respiratore, por erdhen vetem 5. Dhe firma duhet te marre penalitete te renda pasi ka fituar tenderin duke deklaruar qe dje duhej te kishin sjelle 20 cope.
Megjithate ministrja kete e quan sukses. Duhet te theksojme qe kjo firme me prodhime kineze ishte me e shtrenjte se firma e madhe amerikane Respironix.
Mashtrimi tjeter eshte qe keto respiratore prodhohen nga firma kineze Rezvend qe ndodhet ne qytetin Shenxhen. Ato paketohen ne Gjermani ne Coblens nga nje firme paketuese e sapo krijuar qe quhet Anksient. Cuditerisht, firma shqiptare eshte marre me antena televizive dhe ka shitur 2-3 aparatura mjekesore ne QSUT ne momentin kur Enkelejd Joti eshte bere drejtor i QSUT-se dhe nuk ka asnje inxhinier te specializuar ne kete fushe.
Ky mendohet qe mund te jete shkaku qe tenderi i respiratoreve u shpall nje muaj me vonese.