I ftuar në emisionin Opinion mjeku Pellumb Pipero ka ripërsëritur për të disatën herë rrezikun që mund të vijë nga koronavirusi që sipas tij është shumë i fuqishëm dhe përhapet shumë shpejt. Sipas tij ky virus vjen pas fruthit për ngarrezikshmëria.
“Java që vjen do të ketë shifra të qëndrueshme. Java e dytë e prillit besoj se shifrat do vijnë në ulje. Por dua të them se kjo epidemic ka treguar se është e paparashikueshme. Nuk është e vërtetë që kemi numrin më të lartë të vdekjeve në rajon., Në Itali është numri më i lartë i vdekjeve. Dua tu them se jot ë gjith ëpersonat që bëjnë komplikacione mund të shpëtohen. Është e vërtetuar se personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike jan ëtërrezikuarm pavarësisht punës së mjekëve. Tek ne veçanërisht shtrimet janë optimiste dhe ne shpresojmë të nxjerrim të tjerë të shëruar.
Kjo sëmundje nuk transmetohet nga mushkonjat
Askush nuk mund të mendojë se prekin vetëm mushkritë, prekin edh ezemrën, mëlçinë, të gjitha organet e trupit e njeriut mund të pësojnë komplikacione.
Ka shumë spekullime që ky është apo jo grip natyror apo I prodhuarnë laborator. Pothuaj të gjith ëlaboratorët punojnë me virueset. Jam I bindur se këtu nuk ka teori konspiracioni. Ndonjëherë ka ca të vërteta që nuk merren vesh kurrë.
Një person i infektuar me ose pa shenja klinike mund të infektojë shumë, ka koeficentë mjaftë të lartë të transmetimit, vjen pas fruthit. 90% e personave që bien në kontakt me këtë virus nuk kanë simptoma, por mund të transpetojnë atë. Unë ekam thënë dhe e them që në rast se personat me rrisk të madh tregojnëkujdes maksimal dhe të rinjtë tregojnë kujdes për të shmangur kontaktet, mund t akalojmë shumë lehtë. “