• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

OBSH: Vendet të vazhdojnë masat e forta kundër COVID-19

09:22 : 01/04/2020
në BOTA

Pavarësisht përmirësimeve të mëdha në vende si Kina dhe Koreja e Jugut, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se pandemia e koronavirusit është shumë larg përfundimit në atë rajon.

“Do të jetë një betejë afatgjatë dhe nuk duhet të ndalemi. Duhet që çdo vend i botës të vazhdojë masat kundër virusit bazuar në situatën në terren”, tha drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Paqësorin Perëndimor, Dr. Takeshi Kasai.

Kina njoftoi për një të vdekur dhe 48 raste të reja të martën, asnjë prej tyre nuk e kishte origjinën brenda vendit, ndërsa Koreja e Jugut njoftoi për 125 raste të reja.

Dr. Kasai dhe ekspertë të tjerë gjatë një konference tjetër theksuan se qeveritë duhet të marrin masa aktive dhe të ruajnë trysninë për të ndaluar përhapjen e infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes.

Ai tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk kishte asnjë provë që rritja e temperaturave dhe afrimi i sezonit të nxehtë do të ngadalësojë virusin, sikurse kishin shpresuar disa të tjerë. Ai tha se nuk dihet se sa do të zgjasë pandemia.

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Matthew Griffith, një epidiomolog që këshillon OBSH për reagimet ndaj virusit në rajon, tha se ishte i shqetësuar se çdo përhapje infeksioni në vazhdim, ka gjasa që të ndodhë në vendet më të varfëra. Laosi dhe Mianmari njoftuan rastet e para me COVID-19 javën e shkuar, megjithëse disa ekspertë të shëndetësisë besojnë se shifrat mund të mos jenë të sakta si rezultat i mungesës së testimeve.

Michael Ryan është drejtor ekzekutiv i programit të emergjencave shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ai tha se zyrtarët shpresojnë që vendet që aktualisht po përjetojnë efektet më të rënda, përfshi Italinë dhe Spanjën, do të shohin shumë shpejt një stabilizim të situatës. Por ai tha se virusi nuk do të ndalojë vetë, duke kërkuar që qeveritë të veprojnë për parandalimin e infektimeve.

Maria Van Kerkhove, e cila drejton përpjekjet teknike kundër koronavirusit, tha se përpjekjet publike duhet të përfshijnë testimin, izolimin, gjetjen e individëve të prekur dhe futja e tyre në karantinë.

Italia njoftoi për 837 vdekje të tjera të martën, duke çuar numrin e viktimave në 12,428, ndërsa Spanja e tejkaloi Kinën me rastet. Shtetet e Bashkuara kanë më shumë raste se Italia dhe Spanja.

Spanja njoftoi për 849 vdekje të tjera të martën, numri më i madh në rritje në një ditë që nga fillimi i pandemisë, duke e çuar në 8,189 numrin e të vdekurve në atë vend.

Zoti Ryan po ashtu theksoi mungesën e maskave mbrojtëse për punonjësit e shëndetësisë ndërsa përsëriti këshillën e OBSH që njerëzit zakonisht të shëndetëshëm nuk duhet të përdorin maska.

“Nuk ka asnjë provë specifike që sugjeron se përdorimi i maskave nga popullata masive ka ndonjë përfitim të mundshëm. Në fakt, ka disa prova që sugjerojnë të kundërtën në keqpërdorimin e vënies së maskave siç duhet”, tha ai.

Shtetet amerikane bëjnë thirrje për ndihmë

Ndërtesa ikonë e qytetit të Nju Jorkut “Empire State Building” u ndriçua të hënën në formën e një sirene me dritë të kuqe dhe të bardhë për të nderuar punonjësit e emergjencave në linjën e parë të frontit të betejës me koronavirusin.

Nju Jorku është epiqendra e shpërthimit të virusit në Shtetet e Bashkuara, me mbi 900 të vdekur ndërsa spitalet po përpiqen të përballojnë shtimin e pacientëve.

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut Andrew Cuomo ka bërë thirrje mbarëkombëtare për më shumë ndihmë, duke u kërkuar mjekëve dhe infermierëve në zonat ku nuk ka emergjenca të koronavirusit, që të shkojnë të ndihmojnë Nju Jorkun.

Pandemia u bë personale për zotin Cuomo të martën pasi ai mësoi se vëllai i tij, gazetari i rrjetit televiziv Chris Cuomo, u diagnostikua me koronavirus dhe do të vazhdojë transmetimet nga bodrumi i shtëpisë së tij.

Gavin Newsom
Gavin Newsom

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom u bëri thirrje mjekëve dhe infermierëve në pension, si dhe studentëve të mjekësisë, që të ndihmojnë në përpjekjet kundër koronavirusit. Ai njoftoi të hënën se numri i njerëzve të shtruar në spital me koronavirus ishte pothuajse trefishuar në harkun kohor të katër ditëve.

Numri i rasteve të përgjithëshme në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 175 mijë me mbi 3,400 të vdekur deri mesditën e së martës, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara e tejkaloi shifrën zyrtare të Kinës prej 3,305.

Në shkallë botërore janë konfirmuar më shumë se 823 mijë raste me koronavirus dhe më shumë se 174 mijë njerëz janë shëruar tashmë.

Qendrat afrikane për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin njoftuan të martën se kontinenti ka më shumë se 5 mijë raste. Afrika e Jugut rezulton të ketë një në çdo katër raste, ndërsa presidenti i atij vendi njoftoi planet për të ndërmarrë një përpjekje derë më derë për të kontrolluar dhe testuar njerëzit.

Të martën po ashtu u vëndosën kufizime të reja udhëtimi dhe izolime, përfshi Indonezinë e cila ndaloi hyrjen e të huajve që nuk kanë viza që mundësojnë qëndrimin në atë vend. Japonia u bëri thirrje shtetasve të saj që të mos udhëtojnë në zonat ku ka shpërthime të virusit, duke lëshuar paralajmërime për Shtetet e Bashkuara, Kinën dhe Korenë e Jugut.

A health worker disinfects an ambulance near the house of a corona virus infected patient at a quarantined street in Hanoi, Vietnam March 7, 2020. REUTERS/Kham - RC2XEF90L2YK

Vietnami ka planifikuar të fillojë të mërkurën bllokim e të gjithë vendit për dy javë, ndërsa u ka kërkuar njerëzve që të mos grupohen deri në dy veta.

Hungaria dhe Serbia janë në mesin e një grupi vendesh që janë subjekt i një shqetësimi në rritje, se udhëheqësit populist po e përdorin krizën për të forcuar edhe më tej pushtetin dhe mbyllur gojën kritikëve.

Ingibjörg Sólrún Gísladóttir, ekspert i të drejtave të njeriut me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë u shpreh: “Një gjendje e jashtëzakonshme, kurdo që të deklarohet dhe për çfarëdo arsye, duhet të jetë propocionale në synimin e saj, dhe të mbetet në fuqi për aq kohë sa është absolutisht e nevojshme.”

/VOA/

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

Humbi betejën me Covid 19/ Gruaja: Dyshojmë se inxhinieri shqiptar i FAO u infektua në Shqipëri

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com