Testimet për 5 vaksinat e reja janë autorizuar nga Ministria Italiane e Shëndetësisë e rezultatet e tyre priten në mes të muajit maj, ndërsa eksperimentimi tek njeriu do të nis në muajin shtator.
Kompania italiane Biotech Takis me qendër në Castel Romano në afërsi të Romës, në bashkëpunim me Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Romë “Spallanzani”, po kryen testimet e nevojshme.
Eksperimentimi i vaksinës do të nis nga proteina e njohur me emrin “spike”, përmes të cilit virusi sulmon rrugët e frymëmarrjes e mushkëritë tek njeriu.
Këto janë testime par klinike që konsiderohen një hap i rëndësishëm deri tek vaksina për njeriun. Nga këto 5 testime vaksinash do të zgjidhet ajo që do të jap rezultatin më të mirë. Detyra e kësaj vaksine është të prodhoj antikorpet më të fuqishme për të luftuar virusin Covid-19.
Sipas kompanisë Takis, testimet bazohen në krijimin e një vaksine gjenetike me një teknologji të quajtur elektroporazione që injektohet në muskul e shoqëruar me një impuls elektrik, me qëllim hyrjen e vaksinës në celula për të stimuluar sistemin humanitar.
Isntituti Italian i Sëmundjeve infektive Spallazani do të eksperimentoj efektin e vaksinave në celula e aftësinë e tyre për të bllokuar virusin.
“Nëse testimet japin rezultate të kënaqshme, në vjeshtë do të nisin eksperimentimi tek njeriu” thotë menaxheri i përgjithshëm i kompanisë Takis, Luigi Aurisicchio.