• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Humbi betejën me Covid 19/ Gruaja: Dyshojmë se inxhinieri shqiptar i FAO u infektua në Shqipëri

09:28 : 01/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Kur ka hyrë Covid 19 në Shqipëri? Një dëshmi e dhënë nga Anila Husha, bashkëshortja e inxhinierit shqiptar të FAO-s, që humbi jetën si pasojë e koronavirusit, ngre dyshime të forta.

Bashkëshortja e Adrian Kazazit, inxhinierit shqiptar të FAO, i cili u nda nga jeta më 27 mars në një spital në Romë për shkak të koronavirusit, Anila Husha, përmes një mesazhi të publikuar në emisionin e mëngjesit të ABCneës, ka rrëfyer detaje mbi infektimin e bashkëshortit të saj.

Madje, pas këtij mesazhi, ngrihen dyshime se Covid 19 mund të jetë përhapur në Shqipëri në muajin shkurt.
Në mesazhin e saj, Husha shkruan se familjarisht kanë udhëtuar drejt Shqipërisë më 20 shkurt, ku kanë qëndruar deri në 2 mars, për shkak se nëna e saj, ishte e sëmurë.

Husha, e cila ndodhet në vetëkarantinim në Romë, pasi i janë shfaqur shenjat e Covid 19, rrëfen se pas kthimit në Itali, bashkëshorti i saj ka pasur temperaturë dhe kollë të thatë, dy nga shenjat e koronavirusit.

Lexo edhe:

Aksi Korçë-Ersekë, inxhinieri: Gjurma e rrugës është ndryshuar për të trefishuar koston!

Zjarri tek urgjenca e QSUT, merren të pandehur vetëm inxhinieri elektrik dhe tekniku i spitalit

Sipas saj, për rreth 1 javë ai ka qëndruar në kushtet e shtëpisë dhe kur gjendja ka nisur të rëndohet i është drejtuar mjekëve.

Inxhinieri shqiptar i FAO-s ështështruar në spital, gjendja e tij është përkeqësuar, është vendosur në terapi intensive dhe më pas në intubim, deri kur më 27 mars, familjarët e tij janë njoftuar nga mjekët se 61-vjeçari ndërroi jetë.

Sipas bashkëshortes së tij, Adrian Kazazi merrej me sport amator, hedhje çekiçi, dhe nuk kishte vuajtur nga sëmundje të mëparshme.

Në mesazhin e saj, Hush aka edhe një apel për qytetarët, që të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Letra e plotë e Anila Husha Kazazit për “Abc-ja e mëngjesit”:

Si u shfaq sëmundja?

Ne ishim të katërt në Tiranë nga data 20 shkurt deri me datën 2 Mars për të asistuar mamanë time në spital dhe me pas për funeralin e saj.

Kur u kthyem me datë 2 Mars në Romë, Adriani ishte me temperaturë dhe ka ndenjur një javë në shtëpi me simptoma gripi, pak temperaturë dhe shumë kollë, por asnjë nuk dyshoi për coronavirus, pasi në Tiranë akoma nuk kishte asnjë të deklaruar zyrtarisht. Me datë 9 mars shkoi në punë, por nuk e pranuan duke i kërkuar certifikatë “di buona salute” nga mjeku i familjes. Ai u vizitua dhe mjeku i dha 1 jave tjetër pushim, pasi akoma nuk ishte shëruar. Nga mesi i javës së dytë ai pati një përkeqësim, i filloi temperaturë e lartë, pa kollë, por mjeku i familjes e këshilloi të rrije 5/6 ditë në shtëpi me paracetamol dhe vitamina C. Telefonova nr.112 (shërbimin e ambulancave), por më qetësuan duke më thënë se meqë nuk ka pasur kontakte me persona nga veriu i Italisë, meqë nuk ka kolle dhe pengesë në frymëmarrje, nuk ka problem.

Kur gjendja u keqësua, pra kur i filloi kolla pas 3-4 ditësh, telefonova përsëri 112, dhe me datë 16 mars erdhën e morën. E shtruan ne Poliklinikën “Umberto i Parë”, që është një nga spitalet më të mira në Romë, mjekët janë profesorë në Universitetin La Sapienza.

Ditët e para e futen në terapi intensive me oksigjen, gjendja nuk ishte e rëndë, temperaturën ia ulën që ditën e parë. Komunikonte me ne me video telefonata dhe mesazhe, madje pas dy ditësh e informuan që do ta nxirrnin nga terapia intensive.

Po atë ditë i filluan terapinë me TOCILIZUMAB, mjekimi i rekomanduar nga një profesor në Napoli që dha rezultate shumë të mira në disa pacientë. Të nesërmen në drekë me datë 19 mars u përkeqësua dhe e çuan direkt në reanimacion. Nga ai moment e futën ne intubim me sedativ dhe ne i humbëm lidhjet. Çdo pasdite mjeket na njoftonin për gjendjen dhe për fatin e keq të tij dhe tonin, ai keqësohej vazhdimisht deri sa me datë 27 mars në darkë me dhanë lajmin që nuk doja ta dëgjoja kurrë.

Perveç kësaj ne ishim në karantinë dhe nuk mundëm të shkojmë ne spital për ta parë dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Për më tepër nuk mundem as t’i bëjmë nderet e fundit, një varrim dinjitoz siç e meritonte.

Adriani nuk ka pasur kurrë probleme shëndetësore, madje ka qenë sportist amator, merrej me hedhje çekiç. Askujt nuk i besohej se nuk do rezistonte,por për fat të keq ky virus nuk do t’ia dijë as për moshë, as për gjendje të mirë shëndetësore.

Prandaj mesazhi im për publikun shqiptar është: ju lutem qëndroni në shtëpi, respektoni rregullat e higjenës, ruani shëndetin tuaj, të familjarëve, kolegëve dhe të miqve tuaj. Ne jemi të mbyllur në shtëpi nga data 9 mars, të sëmurë vetë me koronavirus, me një familjar të shtruar rëndë në spital që ndërroi jetë dhe arrijmë të durojmë. Ka kaq shume gjëra të bukura për tu bërë në shtëpi, mbi të gjitha të gëzoni njëri-tjetrin, të diskutoni , të shijoni çdo moment të jetës, të lexoni, të telefononi miqtë dhe të gjitha ato gjëra që nuk i bejmë dot në kushte normale, ku ritmet e punës dhe problemet e përditshme të bëjneë të humbasësh qëllimin kryesor të jetës, të jesh i lumtur.

Faleminderit,

Anila Husha Kazazi

Etiketa: faoinxhinierikazazi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksi Korçë-Ersekë, inxhinieri: Gjurma e rrugës është ndryshuar për të trefishuar koston!

21:28 : 05/05/2025
AKTUALITET

Zjarri tek urgjenca e QSUT, merren të pandehur vetëm inxhinieri elektrik dhe tekniku i spitalit

15:26 : 20/01/2025
AKTUALITET

Punëtori ra nga lartësia e pallatit, arrestohen inxhinieri i firmës dhe tekniku i ndërtimit

13:42 : 27/12/2024
AKTUALITET

Aplikime të ulëta për degët prioritare, të rinjtë kërkojnë IT, inxhinierinë dhe mjekësinë

22:50 : 06/08/2024
AKTUALITET

Mori 7 mln lekë për rindërtimin e shtëpisë, inxhinieri përgjigjet pas 2 vitesh

21:26 : 20/05/2024
AKTUALITET

Shkencat dhe artet me rënien më të madhe të studentëve, inxhinieria dhe mjekësia në rritje

14:16 : 13/05/2024
Para

Frikë nga diktatura "Covid" në Europë

TË GJITHA

SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë

10:37 : 13/05/2025

Plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Lushnjë, arrestohet bashkë me të vëllain dhe shokun për mashtrim

10:30 : 13/05/2025

Përfundon numërimi në Lezhë/ PD ruan fitoren, sa është diferenca me PS-në

10:22 : 13/05/2025

Kushërinjtë Peposhi blinin vota për PSD/ Reagon SPAK: Ja zonat ku vepronin në Kukës

10:07 : 13/05/2025

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

09:44 : 13/05/2025

Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen votat mes partive

09:34 : 13/05/2025

E martë, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit?

09:23 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com