• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Nga 1 prilli shfuqizohet taksa, hyn në fuqi reciprociteti ndaj Serbisë

14:48 : 31/03/2020
në RAJONI

Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të shfuqizojë plotësisht taksën 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina për ta zëvendësuar atë me masat e plota të reciprocitetit tregtar dhe politik. Zyrtarët në Qeverinë e Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se kjo masë bazohet në vendimin e 20 marsit, kur qeveria kishte vendosur që të lirojë nga taksa importet për lenden e parë nga Serbia.

Në bazë të këtij vendimi, është thënë se Qeveria e Kosovës, më 1 prill, do të nxjerrë vendim për të shfuqizuar vendimet e qeverisë së kaluar të datave, 21 dhe 28 nëntor të vitit 2018, kur ishte vendosur taksa ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, tha për Radion Evropa e Lirë se të gjithë këto masa do vendosen bazuar në veprimet e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës ndaj Kosovës.

“Të gjitha këto masa janë në nivelin e reciprocitetit real, praktikë të formës së aplikimit të politikave që bën Serbia ndaj mallrave dhe aspektit tregtar me Kosovën”, tha Abazi.

Lexo edhe:

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

“Këto masa kryesisht bien në fushën e lëvizjes së lirë, njerëzve, makinave mauneve të transportit dhe që Serbia nuk pranon tabelat e regjistrimit dhe i detyron qytetarët e Kosovës që të bëjnë zëvendësimin me dokumente të përkohshme. Gjithashtu, në aplikimin e masave ka nivel të arbitraritetit, për shembull nuk pranohet certifikata e prodhimeve apo certifikata sanitare”, tha Abazi.

“Kemi raste që edhe gjatë kalimit transit të mallrave nëpër territorin e Serbisë për vendet e Bashkimit Evropian, gjithashtu krijohen barriera që pengojnë lëvizjen e mallrave në territorin e Serbisë”, u shpreh Abazi për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se Serbia vazhdimisht ka aplikuar masa që kanë dëmtuar prodhuesit kosovarë, duke mos respektuar edhe Marrëveshjen për tregti të lirë (CEFTA), çka sipas tij, ka pamundësuar raportet që shkojnë në qëndrueshmëri ekonomike.

“Natyrisht që është në vendimet e institucioneve të Kosovës për të mbrojtur interesat e vendit. Ne kemi barriera jotarifore që Serbia ka aplikuar përkundër faktit se kemi marrëveshjen e CEFTA-s”, tha ai.

“Një zhvillim pozitiv ka ndodhur gjatë bisedës së kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kur ky i fundit ka treguar gatishmëri që të bisedohet në procesin e dialogut për heqjen e këtyre barrierave jo tarifore”, tha zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi.

Kurse zyrtarë të Doganave të Kosovës pohojnë se janë të gatshëm të zbatojnë çdo vendim të Qeverisë së Kosovës. Adriatik Stavileci, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se Dogana vetëm pret udhëzimet nga Qeveria e Kosovës.

“Normalisht, Dogana zbaton masat që merr Qeveria e Kosovës. Normalisht edhe vendimin për reciprocitet dhe secilin vendim të Qeverisë së Republikës se Kosovës, Dogana do të respektojë në maksimum”, tha ai.

Që nga heqja e taksës për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, Stavileci tha se në Kosovë kanë hyrë mallra në vlerë prej rreth 1 milion euro.

Ndryshe, tarifën doganore 100 për qind e kishte vendosur Qeveria e kaluar e Kosovës, e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit 2018.

Që nga vendosja e taksës për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, importi nga këto shtete ka rënë për 99 për qind.

Para vendosjes së taksës doganore, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë. Ky shtet, para 21 nëntorit, të vitit 2018 – kur u vendos taksa 100 për qind – gjatë një dite ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro apo rreth 450 milionë euro brenda një viti.

Taksa 100 për qind për importet nga Serbia ka ndikuar që dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërpritet. Kundër kësaj takse, që nga vendosja e saj, ishin deklaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pasi që nga ajo kohë, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ishte ndërprerë.

Një masë reciprociteti ndaj Serbisë, Kosova e kishte aplikuar edhe në korrik të vitit 2011.

Kjo masë e reciprocitetit në atë kohë ishte marrë pasi Serbia për tre vite pas shpalljes së pavarësisë në Kosovën në vitin 2008, kishte bllokuar mallrat nga Kosova për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në ato të Republikës së Kosovës./REL

Lajme të lidhura

SPORT

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025
BOTA

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025
SPORT

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025
SHENDETI

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025
SPORT

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025
Para

Ylli i Juventusit lë karantinën në Itali, shkon pranë të dashurës së tij në Gjermani

TË GJITHA

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com