• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Vetmia është ngjitëse”/ Psikiatri shpjegon çfarë ndodh gjatë izolimit

10:14 : 30/03/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Për shkak të pandemisë nga virusi në mbarë botën miliona njerëz nuk lejohen të dalin nga shtëpia. Çfarë pasojash mund të ketë vetmia për psikikën e shpjegon psikiatri Manfred Spitzer në intervistë për DW. karantine

Deutsche Welle: Shumë vende po ashpërsojnë masat deri në ndalim-qarkullimin për të kufizuar përhapjen e virusit Corona. Si e influencon vetëizolimi ose i ashtuquajturi Social Distancing shëndetin tonë psikik?

Prof. Dr. Manfred Spitzer: Duhet t’i shohim të diferencuara masa të veçanta. Së pari ne e dimë që karantina – forma ultimative e të qenit i vetëizoluar – faktikisht mund të shkaktojë shqetësime psikike edhe tek njerëzit fare normal.

Ka studimet afatgjata lidhur me këtë, që tregojnë, se pas një karantine intensifikimi i shqetësimeve të tilla si frika, pagjumësia apo një çrregullim i stresit postraumatik është më i lartë. Nuk ka ndonjë dallim mes të moshuarve apo të rinjve, mes burrave apo grave. Të gjithë mund të vuajnë si pasojë. Ndaj rekomandimi për vendosjen e masave të tilla është, që ato te vendosen vetëm nëse janë detyrimisht të nevojshme.

Sa i përket Social Distancing. Janë bërë një sërë studimesh shkencore, se si iu bë ballë në anë të ndryshme të botës, kryesisht në Kinë, përhapjes së virusit të ri Corona. Në këto studime vërtetohet, se p.sh. kufizimi i udhëtimeve nuk sjell gjë, por në fakt distanca sociale vërtetë e influencon dukshëm kufizimin e përhapjes së virusit. Por vlen të theksoj, se social distancing në fakt nuk është zgjedhja e fjalëve saktësisht. Ajo që është e rëndësishme në këtë rast është physical distancing – pra distanca fizike.

Lexo edhe:

“Nuk ndodhem në psikiatri”/ Egli reagon për herë të parë pas daljes nga BBV: Sakrifikova veten për Gjestin

10% e kryeqytetasve të vetmuar, raporti i KE: Të rinjtë janë më të prekur

Sa mund të zgjasin masa të tilla, në mënyrë që të mos shkaktohen dëme të tjera për shëndetin?

Këtë duhet ta vendosë secili individ për vete, se si është situata e tij. Më e rëndësishmja që çdo njeri për t’u përballur me virusin Corona është sistemi i tij i imunitetit. Ne dimë, se çfarë e forcon imunitetin e një nga faktorët është dalja në natyrë. Më e mira në vende ku nuk ka njerëz. Si p.sh. në pyll.

Dihet, është e vërtetuar që një shëtitje një orë në pyll e përmirëson dukshëm imunitetin. Qendrimi në shtëpi dëmton sistemin e imunitetit. Kjo është mjaft e rëndësishme sidomos për familjet me fëmijë.

A mund t’i zëvendësojnë rrjetet sociale kontaktet sociale për njerëzit në izolim?

Unë i shoh me sy kritik rrjetet sociale. Por ato sigurisht në këto kohë janë një mënyrë për ta ruajtur kontaktin. Por, ju lutem, nuk duhet ndjekur gjithë ditët çdo marrëzi që përhapet në rrjetet sociale. Telefoni është ndoshta në këto momente mjeti më i mirë për të ruajtur kontaktet sociale. Twitter dhe Facebook nuk janë fort të mira. Pikërisht shumë të huaj, me të cilët përballesh në këto platforma, nuk të bëjnë mirë.

Kontaktet mediale sociale funksionojnë më mirë, sa më mirë njerëzit e njohin njëri-tjetrin. Me gjyshen e gjyshin, me nënën e babain, me shokun apo shoqen e ngushtë fare mirë mund të telefonosh.

Në librin tuaj “Vetmia – sëmundja e panjohur” ju shkruani se ajo mund të jetë edhe ngjitëse. Si është e mundur kjo?

Vetmia është ngjitëse. Kjo për herë të parë u zbulua në vitin 2009 nga një grup pune, që analizoi një sasi të madhe të dhënash. Nga studimi rezultoi, që pirja e duhanit është ngjitëse, që mbipesha është ngjitëse.

Zbulimi më i fundit përkatësisht në studim ishte edhe, se nëse miku im është vetëm, atëherë është më e madhe mundësia që edhe unë vet të bëhem i vetmuar në vitet që vijnë. Ky fakt në të vërtetë në psikologji njihet prej kohësh. Emocionet janë vërtetë ngjitëse, sepse ne njerëzit jemi qenie sociale, ndaj ne i ngjisim njeri-tjetrit edhe emocione.

Njerëzit, që kanë sistem të dobët imuniteti kanë një risk më të lartë që t’u ngjiten viruset e të ftohtit ose virusi Corona. Po ashtu si ata, që duhet të mbrohen nga virusi, duhet të mbrohen tani më shumë edhe grupi i atyre që janë më ndjeshëm nga prekja prej depresionit dhe trishtimit.

Shumë njerëz angazhohen tani për të ndihmuar të moshuarit, duke u bërë atyre pazarin. Njëkohësisht ka edhe njerëz që kanë frikë dhe tërhiqen duke mos pasur guxim t’u ofrojnë ndihmë të tjerëve. Si shpjegohet kjo në psikologji?

Njerëzit janë të ndryshëm sa i përket nivelit të tyre të frikës. Ka gjithmonë njerëz, që kur dëgjojnë për një sëmundje, menjëherë izolohen dhe madje blejnë në panik. Por ka edhe të tjerë që nuk interesohen aspak. Ata dalin jashtë e takohen me miqtë. Ka edhe njerëz që situata të tilla i shfrytëzojnë në mënyrë kriminale për të fituar. Por shumica e njerëzve, të paktën 70 përqind, janë nga natyra pozitiv në raport me kontaktet sociale.

Personalisht gjatë këtyre ditëve dëgjoj vazhdimisht gjëra pozitive. Njerëzit bisedojnë me njeri-tjetrin duke ruajtur distancën dy metra dhe shpesh i urojnë njeri-tjetrin: qofshi me shëndet. Përpara katër javësh nuk përdorej kjo shprehje, Pra është një urim dhe ndjenjë përkujdesjeje për tjetrin. Mendoj që në këto ditë kjo shprehje nuk është thjesht kortezi, por më shumë, njerëzit e thonë atë të ndjerë dhe me seriozitet.

Prof. Dr. med. Dr. phil. Manfred Spitzer është që nga viti 1997 profesor në katedrën e Psikiatrisë në Universitetin e Ulmit dhe drejton klinikën për psikiatri dhe psikoterapi në klinikën universitare të Ulmit. Ai ka shkruar shumë libra, ndër të tjerë edhe “Vetmia – sëmundja e panjohur: me dhimbje, ngjitëse dhe vdekjeprurëse”. Me të bisedoi Elena Gunkel.

Etiketa: psikiatriveteizolimvetmia

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

“Nuk ndodhem në psikiatri”/ Egli reagon për herë të parë pas daljes nga BBV: Sakrifikova veten për Gjestin

18:00 : 13/03/2025
AKTUALITET

10% e kryeqytetasve të vetmuar, raporti i KE: Të rinjtë janë më të prekur

16:09 : 26/01/2025
SHOW BIZ

Dy infermiere shqiptare takojnë Parashqevi Simakun në psikiatri/ Elton Ilirjani: Mos shkoni më, shkelët privatësinë!

09:25 : 23/01/2025
AKTUALITET

Tentoi të vriste prindërit, Gjykata vendos shtrimin në spital psikiatrik për 42-vjeçarin

14:12 : 26/10/2024
SHENDETI

Studimi: Vetmia rrit rrezikun e demencës me mbi 30%

21:44 : 11/10/2024
AKTUALITET

Shqiptari nxirret nga spitali psikiatrik në Angli, dëbohet me avion drejt Tiranës

15:10 : 25/07/2024
Para
Albrecht Ritschl është historian i ekonomisë. Që nga viti 2007 ai jep mësim në London School of Economics.

COVID-19/Eksperti gjerman bën parashikimin e frikshëm: Ndodhemi ende në fillim të krizës

TË GJITHA

Fat dhe sukses! Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

17:41 : 06/06/2025

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

17:37 : 06/06/2025
FOTO ILUSTRUESE

Në hetim 5 vajza në Tiranë, dhunuan të miturën dhe i publikuan pamjet në rrjet për ta denigruar

17:27 : 06/06/2025

BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve

17:15 : 06/06/2025

Përplasja me Trump, vajza transgjinore e Elon Musk thumbon të atin: Më pëlqen kur kam të drejtë

17:03 : 06/06/2025

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

17:02 : 06/06/2025

Antropologji

16:52 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com