Miliona amerikanë do të infektohen nga kornavirusi dhe 100-200 mijë do të vdesin. Këto janë fjalët e frikshme të ekspertit të sëmundjeve infektive në SHBA dhe konsulentit të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci.
Fauci është gjithashtu edhe drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive. Sipas ekspertëve shifra e të infektuarve në botë është gati 665 mijë raste në botë, me në krye SHBA-të me 124 665 persona të infektuar.
Ditët e fundit në SHBA ka pasur një rritje të frikshme të të infektuarve më COVID-19.