Intervista e pazakontë/ Ish-agjenti sekret: Do ketë Rend të ri Botëror. A është koha tani? (VIDEO)

Nga Boldnews.al

Një ish-agjent sekret gjerman në një intervistë të vitit 1996 flet për një rend të ri botëror që po përgatitet në ndodhë në vitet në vijim. Sipas tij, e gjithë bota do të drejtohet nga një grup njerëzish të cilët e konsiderojnë veten elitë dhe do të zgjidhen në mënyrë jodemokratike.

Zhudukja e kufijve, krijimi i një monedhe të përbashkët, eleminimi i pronës private, dhe kontrolli i çdo individi, kudo që të jetë në botë nëpërmjet një komjuteri qëndror, do të jenë format e një “Mbretërie Botërore”. Elitat sipas tij që do të qeverisnin do të ndryshojnë ligjet dhe vendosin rregulla të reja, që shkojnë në “zhdukjen” e idesë së të drejta qytetare, besimit dhe kontrollit absolut.

Edhe pse mund të ngjajnë si teori konspirative pa bazë të qenësishme, disa shenja janë dhënë dhe sot pas pandemisë botërore të coronavirusit, shumëkush flet që pas kalimit të kësaj faze do ketë një tjetër formë qeverisjeje, kontrolli dhe dominimi nga pjesa që është vetëshpallur elitë, e cila kontrollon politikën dhe ekonominë.

INTERVISTA

Gazetarja: Me rrëzimin e bllokut të Lindjes pra të mbarimit të Luftës së Ftohtë a u kthye Rendi i Ri Botëror?

Agjenti: Jo. Rendi i Ri Botëror është një përpjekje e një grupi njerëzish të quajtur elitë të cilët tentojnë të kontrollojnë mbarë botën nëpërmjet një Qeverie Botërore. Ky Rend i Ri Botëror do të jetë një diktaturë dhe kjo qeveri e tyre do të jetë një qeveri jo e zgjedhur në mënyrë demokratike dhe kështu që kemi të bëjmë me një shtet të llojit policor. Ata do të kenë një ushtri botërore, ata do ndërtojnë një monedhë botërore, një besim mbarëbotëror, kulturë boterore si dhe do të pamundësojnë pronën private, do të kemi regjistrimin e çdo personi në botë i cili do të marrë dhe një numër personal dhe më pas do të regjistrohen në një kompjuter qëndror të përbashkët për të gjithë.

Gazetarja: Ju thoni se do të ketë një ushtri botërore, por nëse bota është e bashkuar përse duhet ushtria?

Agjenti: Ne (popujt) nuk kemi nevoj për ushtri në fakt, ndërsa elita po, sepse kur njerëzit të mësojnë se çfarë plani ka elita atëherë ata do të ngrihen anembanë në luftëra civile dhe ja në Gjermani për shembull do dërgohen ushtarë afrikanë, ndërsa në Australi do të dërgohen ushtarë turq etj.

Gazetarja: Ju thoni që do të kemi një monedhë ndërkombëtare, por për kë monedhë bëhet fjalë? Dollarin?

Agjenti: Jo. Nuk do të ketë monedha në botë. Bota do kalojë në një sistem pa monedha. Gjithçka do të kryhet nëpërmjet një karte të quajtur smart-kart, ku çdo qindarkë që ju do të lëvizni pra që do të bëni pagesa ose do merrni, do të regjistrohet.

LEXO EDHE  Denoncimi i PD: Lleshaj po shkel ligjin duke ndryshuar vendbanimet e qytetarëve

Gazetarja: Për rastin e një besimi botëror, pra të një feje, po të kemi parasysh që ka vetëm një Zot kjo duket diçka e pranueshme?

Agjenti: Ju duhet të dini se kjo elitë nuk ka moral, ata nuk janë as të krishterë dhe as myslimanë, madje ata shkojnë deri aty sa barazojnë Zotin me Satanin, satanizmin.

Gazetarja: Do të kemi një kulturë botërore, por çfarë mbeti nga ideja e asaj të quajtur multi-kulti (shumë kulturave)?

Agjenti: Kur të zhduken kufijtë, do të zhduken dhe kulturat dhe ndjesitë nacionale. Një shoqëri e përzierë do të bëhet përsëri mono-kulturë. Njerëzit do të humbasin ndjenjën e nacionalizmit dhe kështu ata janë më të lehtë për t’u kontrolluar.

Gazetarja: Por si do të bëhet marrja e pronës private?

Agjenti: Prona nuk do të merret, por në fakt prona do të bëhet e pamundur për t’u mbajtur. Kjo do të bëhet mbi mënyrën e taksave më të larta, mbi ujin, plehërat etj.
Gazetarja: Ju thoni se të gjithë njerëzit do të kenë një numërt dhe do regjistrohen në një kompjuter qëndror, por si do të bëhet kjo?

Agjenti: Çdo njeri do të regjistrohet dhe do të marrë një numër përkatës prej tetë shifrash, madje tashmë ekziston kjo teknologji e mikroçipit nën lëkurë dhe ndërkohë grupi i parë prej 6 mijë vetësh e ka filluar këtë testim dhe ky grup është shpërndarë në Suedi dhe në Angli.

Gazetarja: Nëse do të bëhet vërtet kjo që mendojnë këta atëhere do të kemi paqe në botë?

Agjenti: Jo. Kur njerëzit të kuptojnë planin që ata kanë, pra që njerëzit do të mbahen si skllevër, atëherë do të ketë në mënyrë të paevitueshme përleshje civile dhe sistemi i ri botëror në asnjë mënyrë nuk do të thotë paqe. Mos harroni se më datën 25/09/1991, guvernatori i Përgjithshëm i Australisë, z.Bill Hajden firmosi në fshehtësi një legjislacion internacional për të drejtat politike dhe civile, këto ligje të quajtura DEISHSHPR shfuqizuan legjislacionin gati 200 vjeçar të vendeve tona. Edhe pse këto ligje të reja, që tashmë kanë hyrë në fuqi, nuk aplikohen akoma, popullsia nuk është aspak në dijeni të asaj se çfarë e pret. Dhe ata nuk e dinë se me humbjen e legjislacionit të sotëm dhe vendosjen e legjislacionit të ri, ata papritmas do të kthehen të gjithë në kriminelë, sepse legjislacioni i ri ka hequr të drejtën e pronës, të drejtën e fjalës, të drejtën e grumbullimit dhe të tjera të drejta bazë të njeriut.