• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vjosa dhe Albini nën bastunin e vjetër Prishtinë-Tiranë!

13:25 : 27/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, RAJONI

Nga Boldnews.al

Njëzet vjet në opozitë, pesë muaj bisedime për qeverinë e re dhe vetëm 50 ditë si kryeministër. Këtë grafik të çuditshëm me ngritje graduale dhe rënie të menjëhershme të Albin Kurtit, askush nuk do e kishte menduar. Ato 82 vota të mocionit të mosbesimit nën maskat antivirus, e rrëzuan Kurtin si kreun e qeverisë së Kosovës, duke e regjistruar njëkohësisht si kryeministrin më jetë shkurtër në shtetin më të ri në botë.

Pikërisht në këtë kohë ku lufta nuk është në politikë, por me një “armik të padukshëm” sikurse po quhet rëndom, e shton më tepër të panjohurën se çfarë do të ndodhë nga sot dhe në vazhdim. Entuziazmi qytetar për “leksione demokracie” që vinte nga Kosova zgjati kaq pak. Shampanja ende e hapur për të festuar rënien e një klase dhe kaste të vjetër politike, duke shpresuar se ajo do vinte edhe në Shqipëri është kthyer në një uthull të ndenjur, me të cilën qytetarët nga të dyja anët duhet të mësohen sërish, për ta pasur si konsum të detyrueshëm.

Çfarë skandali shpërtheu brenda qeverisë, që Kurti të binte? A u kap me ndonjë aferë të rëndë korruptive, apo seksuale? Mos populli doli masivisht në shesh kundër tij? Asnjë prej tyre. Qytetarët janë të ngujuar në shtëpi për shkak të coronavirusit, Kurti nuk pati as kohën të akuzohej si i korruptuar. Nuk mori dot frymë që të ikte me një motivacion të qenësishëm.

Është gati paradoks pa shpjegim kur në vjeshtën e shkuar Kosova dha vërtetë leksione demokracie në të gjithë ballkanin e trazuar, teksa Kurti fitoi zgjedhjet nën siglën që e krijoi vetë Lëvizja Vetëvendosje, duke marrë një mandat më shumë se partneri “apriori” LDK (një subjekt i ngjizur dhe rritur nga Ibrahim Rugova).

Lexo edhe:

Mbetjet mbysin Vlorën, investimi 26 milion euro në Landfillin e Sherishtës ende jashtë funksionit

Media spanjolle: Nafta po helmon Shqipërinë, mijëra puse të braktisura

Shumëkush e pa si një “groposje” të subjekteve politike dhe një grupi liderësh që kishin qeverisur me rrotacion për dy dekada, madje edhe duke bërë mërrëvshje për të mbajtur pushtet me çdo mjet dhe kusht, me apo pa moral politik.
Dy liderë të rinj, që i jepnin shpresë qytetarëve, madje edhe në Shqipëri si Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk do e kishin të gjatë. Vizitën e parë si kryeministër Albini e zhvilloi në Shqipëri, ku dukshëm Edi Rama ishte në një inferioritet të rëndë. Rama qeveris prej shtatë vitesh një pushtet që fjalën “korrupsion” e ka si normë ditore për të realizuar.

Kryeministri ynë qeveris me uzurpim të çdo institucioni të pavaruar dhe ka krijuar një grup oligarkësh që u shpërndan çdo para publike në vend. Ndaj, Kurti ishte rrezik, po ashtu edhe Vjosa Osmani që vinte nga radhët e LDK-së. Edhe pse fort jetëshkurtër, kryueministri i ri i Kosovës nisi spastrimin në administratë, nga njerëzit e përfolur por edhe të proceduar penalisht për afera korruptive.

Anuloi disa tendera që dukshëm ishin në dyshime si afera korruptive dhe po i jepte një tjetër shpresë qytetarëve në Kosovë, por indirekt kjo do shtrihej edhe në Shqipëri. Garda e vjetër politike në Tiranë dhe Prishtinë thurte plane për ti dhënë goditjen Kurtit, për të mos e lejuar që të “qeveriste ndryshe”. Pa korrupsion, pa aleshverishe të ulëta politike, pa marrevshje okulte që nxjerrin në treg fatet e vendit.

Rama, Thaçi, Veseli, Haradinaj, por edhe Mustafa me bastunin e tij, mund të “ndahen” për çështje pushtet, por bashkohen fort në interedsin e përbashkët për të qenë atë vijues të një kaste politike që shtyp dhe vjedh qytetarët dhe po në emër të tyre flasin për demokraci dhe shtet ligjor të parabartë për të gjithë.

Ka plot të tjerë që thonë: “Albini nuk e meritonte më të ishte kryeministër, nuk dinte të luante politikisht, nuk njihte lëshim dhe shtrëngim, të tipit: jep dorë e vendos stërkëmbësh për të mbajtur pushtet”. Dhe sot u japin të drejtë atyre që kanë 20 e kusur vite që qeverisin në Kosovën e ndarë, përçarë, të lodhur nga korrupsioni, të venitur nga letargjia, ku quhet shtet por nuk njihet si shtet, mbetet ende nën këmbët e serbisë që mban mbi shpinë barrën e krimeve monstruoze por sot pretendon ende të copëtojë vendin që e shtypi më shumë edhe me ndikim lobesh nga sallonet ndërkombëtare, por edhe me vetëofrin nga Rama dhe Thaçi, sidomos për çështjen e shkëmbimit të territoreve, e njohur me fjalën e butë “korrigjim kufijsh”.

Dhe kë futën në lojë këta “skutha” politik në Tiranë dhe Prishtinë, pikërisht Isma Mustafën. Kryetari i LDK-së Mustafa, që në fillim shumëkush mendoi se e kishte vetëm si post honorifik, mori shumë nga këto negociata, madje edhe një premtim që në të ardhmen të ngjiste edhe shkallët e presidencës, ashtu ngadalë…!

Vetëm 50 ditë, asnjë dekikë më shumë nuk zgjati qeveria Kurti. Preteks u bë shkarkimi i Ministrit të Brendshëm Agim Veliu që vinte nga radhët e LDK-së. Kurti dha një “argument” pa argumente të qenësishme për shkarkimin, e cila ishte vetëm shpërthimi i një loje shumë të madhe që po gatuhej prej kohësh në prapaskena, aty ku Kurti nuk donte të bëhej pjesë.

Në një njoftim të zyrës së kryeministrit, thuhet se ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, në një televizion lokal, “u deklarua kundër qëndrimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe në këtë deklarim ai përhapë panik duke thënë se numri i të prekurve po rritet prej ore në orë”. Kaq mjaftoi që edhe kjo “shprehje e lirë” të cilësohej e mjaftueshme për shkarkim.

Isa Mustafa nuk priti gjatë dhe dha ultimatum, e bashkë me dy të “trokitura të bastunit” thirri Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin, për të vendosur përfundimisht për mocionin e mosbesimit në Parlament.

Një zë i vetëm kundërshtues brenda LDK-së është ai i Vjosa Osmanit. “gjenerales” së fushatës, por një “ushtarje” të thjesht pas fitores histirike që arriti LDK-ja mbi bazën e imazhit të saj. Me daljen në publik si “figura të papërlyera” të Kurtit nga Vetëvendosja dhe të Osmanit nga LDK-ja, arritën të fitonin besimin qytetar duke i votuar dhe mandatuar të dy për bashkëqeverisje.

Pikërisht në këtë moment Isa Mustafa e shfrytëzoi duke marrë vetë në duar bisedimet për krijimin e qeverisë së re dhe një kontroll apsolut të partisë. Fatkeqësisht Osmani ngjau si një “limon i shtrydhur” dhe lëngu vitaminoz përfundoi në tryzën e gardës së vjetër së LDK-së, figura të konsumuara, por me mjeshtri të madhe për përlyer duart e ndotura me afera ende në yndyrën që të jep qeverisja.

U bënë të gjithë bashkë, në Tiranë dhe Prishtinë, të sharë dhe akuzuar para pak muajsh, të lyrë dhe pështyrë, por me verë të vjetër nëpër tavolina për të shijuar triumfin e një mocioni mosbesimi. Isa Mustafa i LDK-së padyshim është lojtari i “stolit” që edhe me bastunin e lodhur i tribloi gjatë, pastaj me lehtësi u shënoi, duke e mbyllur ndeshjen ende pa nisur mirë.

Me të u bashkua edhe Ramush Haradinaj, dhe Kadri Veseli, që secili prej tyre dha nga një asist për Isën, që si lojtar goli, vetëm sa shtynte topin në portën e “mbrojtur” nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Ky është triumfi që u gatua në Tiranë dhe Prishtinë, ku secili prej botës së vjetër politike, që i ka lënë dy shtetet në varfëri dhe batak letargjik të paintegruar, madje edhe të rrezikur për ricopëtim territoresh sot po festojnë triumfin edhe në kohë epidemie. Sa do të zgjasë?

Ndoshta edhe kjo kastë politike mund të ketë ditët e fundit, por e lehtë për tu shkërmoqur nuk do të jetë! Vetëm nëse qytetarët dalin nga ngujimi i detyruar i pandemisë me ide më të qarta dhe me kerkesa demokracie për veten dhe fëmijët, Edi, Isa, Hashimi, Kadriu, por edhe Ramushi mund të jenë duke festuar jo triumfin, por rënien e tyre!

Etiketa: AlbiniPrishtinaVjosA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbetjet mbysin Vlorën, investimi 26 milion euro në Landfillin e Sherishtës ende jashtë funksionit

21:48 : 22/07/2025
AKTUALITET

Media spanjolle: Nafta po helmon Shqipërinë, mijëra puse të braktisura

11:10 : 21/07/2025
SPORT

Prishtina eliminohet nga kualifikueset e Europa League, Sherif Tiraspol në turin e dytë

22:14 : 17/07/2025
RAJONI

“Për fajin e kujt mund të mbetet Komuna e Prishtinës pa para?

14:13 : 11/07/2025
SPORT

Kualifikimi një formalitet, Sherif Tiraspol mund thellë Prishtinën në Europa League

21:04 : 10/07/2025
AKTUALITET

PE kundër Aeroportit të Vlorës dhe HEC-it në Skavicë: Projekte që dëmtojnë mjedisin

18:23 : 09/07/2025
Para

Rreth 25 mijë viktima në të gjithë botën/ Italia përqindjen më të lartë të vdekjeve ndërsa Gjermania më të voglën

TË GJITHA

Horoskopi, 11 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 10/08/2025

VIDEO/ Tërmet i fuqishëm në Turqi, qytetarët dalin të panikosur nga ndërtesat

22:54 : 10/08/2025

Zjarri në Poliçan, flakët afrohen pranë spitalit të qytetit

22:40 : 10/08/2025

Jepte para me fajde dhe reklamonte makina luksoze, jeta e shthurur e autorit të vrasjes në Gjilan

22:20 : 10/08/2025

Në kulmin e sezonit bllokohet aksi Vlorë-Orikum, IKMT: Do t’i vëmë tritolin një ndërtese

22:04 : 10/08/2025

Dhunoi rëndë një person pas një konflikti për parkimin, arrestohet 67-vjeçari në Lezhë

21:43 : 10/08/2025

Zjarr në Bërzhitë, flakët rrezikojnë zonat e banuara

21:29 : 10/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com