• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Virusi, lufta dhe udhëkryqi me të cilin do përballemi

19:23 : 26/03/2020
në BOTA

Nga Alessandro Gilioli “La Repubblica

Nuk e mbaj mend mirë se kush e tha, në “ortekun” e gjërave që kam lexuar ditët e fundit, se para këtij virusi metafora e luftës më të cilën është abuzuar shumë, është rezultat i një mekanizmi psikologjik:t’i vëmë diçkaje që nuk e dime, emrin e diçkaje që tashmë e njohim. Ndoshta ka qenë shkrimtari Paolo Xhordano në “Corriere Della Sera”.

Dhe në fakt është njerëzore:të arsyetojmë me parametrat, me të cilat ne jemi mësuar tashmë, përpara se të jemi në gjendje të zhvillojmë parametra të rinj. Dhe nëse ka një gjë që e njohim mire, ajo është koncepti i luftës.

Edhe këtu në Itali, ka nga ata që e mbajnë mend personalisht Luftën e Dytë Botërore, dhe të tjerë që e kanë të trashëguar në familje si një rrëfim gojor. Dhe në çdo rast, ne të gjithë e kemi parë atë direkt në televizion, nga raportimet gazetareske nga Siria apo Donbasi në Urkainë.

Shkurt, për ne është e një gjë njohur. Për shembull, unë jam rritur me imazhet bardhezi të Luftës së Vietnamit. Dhe me historitë e babit, që më tregonte mbi netët e kaluara në bodrumet e Milanos, në vitet 1943-1945, nën bombardimin anglo-amerikan, dhe sirenat që njoftonin “Pippo”-n, bombardimet e mbrëmjes.

Lexo edhe:

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

Kështu shpërdorohen referencat ndaj luftës. Të gjithë thonë:”Jemi në luftë”. Së fundmi Mario Dragi, Guvernatori i Bankës së Italisë. Por nëse bëni një kërkim në Google, do të vini re se shumë të tjerë kanë përdorur të njëjtën frazë:komisari Arkuri, Meloni, Berluskoni, De Luka, Boça (ai i Konfindustrias), madje edhe Kasini dhe Ornella Vanoni.

Në Francë, presidenti Makron përsëriti shumë herë frazën “Nous sommes en guerre” (Jemi në luftë) në fjalimin e tij para kombit francez nga Pallati Elize. Edhe ne gazetarët nuk jemi të përjashtuar, të paktën për sa i përket metaforave:Ne flasim për “llogoret” e Bergamos, për “linjën e parë të betejës” në Kodonjo, për “prapavijën” e fabrikave që po prodhojnë maska ​​dhe ventilatorë.

E pranoj që shpesh bie edhe vetë në këtë kurth. Në mesin e shumë pak gazetarëve kundër rrymës, spikat jezuiti Antonio Spadaro, drejtori i gazetës “Civiltà Cattolica”, që shkroi në Tëitter:”Në këtë kohë të epidemisë së koronavirusit, kemi dëgjuar një retorikë të luftës, sikur të ishte e nevojshme një qasje ushtarake. Ne nuk jemi në luftë, dhe duhet t’i hedhim poshtë këto lloj retorikash, të cilat janë pjellë e axhendave politike të rrezikshme”.

Një koleg i “Internazionale”, shkroi disa ditë më parë një artikull të shkëlqyer mbi këtë temë, me referenca të gjera ndaj esesë “Sëmundja si një metaforë” të Suzan Sontag, dhe në veçanti për këtë fjali:”Lufta është emergjencë e pastër, në të cilën asnjë lloj sakrifice, nuk konsiderohet e tepërt”.

Dhe ndoshta atëherë e kuptojmë se përdorimi i fjalës “luftë”, nuk është vetëm rezultat i një automatizmi psikologjik. Por ai është gjithashtu pasojë e një zgjedhje politike. Merrni për shembull qasjen e zgjedhur ndaj pandemisë nga ana e presidentit amerikan Donald Trump.

Me pak fjalë ajo është e tillë:në luftë ka një numër të caktuar viktimash, ndonjëherë një shifër e frikshme, por këto viktima janë të domosdoshme për ta fituar luftën, sepse pas luftës vendi juaj do jetë më i fuqishëm dhe më i pasur se më parë.

Amerikanët humbën gjysmë milionë ushtarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por dolën prej saj padronë të botës, nga një vend periferik që ishin para saj. Dhe më këtë qasje, Trump sigurisht që nuk është budalla:ai ka bërë një llogaritje cinike e të ftohtë të fuqisë amerikane, bazuar padashur në frazën e Sontag se “në një luftë asnjë sakrificë nuk është e tepërt”, dhe se në plan të parë është Amerika.

Meqë ra fjala, i tiji nuk është një arsyetim i izoluar, pasi ndeshet shumë edhe në Evropë. Kam dëgjuar disa prej tyre të thonë nën zë, se zgjatja me disa vite e jetës së 60 apo 70-vjeçarëve nuk ia vlen, nëse kjo do të thotë t’u lësh nesër trashëgimi të rinjve një ekonomi të shkatërruar.

Ata vështirë se do e thonë këtë gjë ndonjherë në publik, por mendime të tilla të thëna privatisht nuk mungojnë, edhe unë i kam dëgjuar ato me veshët e mi. Dhe Konfindustria nuk e thotë dhe aq qartë, por parimi që qëndron pas presionit të saj për mosmbylljen e fabrikave është qartazi i njëjti.

Ndoshta edhe Boris Xhonson dhe Emanuel Makron, arsyetuan në këtë mënyrë në fillim. Britanikët kanë ende në zemrat e tyre perandorinë, ndërsa francezët madhështinë e tyre të humbur. Ideja e një lufte, nga e cila ata do të dalin më të fuqishëm, diktoi lëvizjet e tyre të para. Por pastaj u tërhoqën.

Të detyruar nga presioni i opinionit publik, që në Evropë nuk është dhe aq i ri në moshë, pra nga frika e humbjes së votave. Dhe ndoshta edhe për të mos hyrë në histori, si gjenocidistë të popullit të tyre. Edhe pse nga vonesat e tyre fillestare, qindra (ose mijëra) prej tyre kanë vdekur tashmë. Sidoqoftë, udhëkryqi ku gjendemi aktualisht vlen për të gjithë. Për secilin prej nesh.

Ose do pranojmë logjikën e luftës, atë në të cilën asnjë sakrificë nuk është e tepërt, ose do të vendosim që fuqinë tonë gjeopolitike dhe po ashtu edhe mirëqenien tonë të ardhshme ekonomike, të paktën për një periudhë afatshkurtër, ta vendosim në dispozicion të shpëtimit të jetës së njerëzve. Edhe të jetës së gjyshërve. Është një zgjedhje, një vendim, një udhëkryq.

Etiketa: #koronavirus#boldnews

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

11:56 : 06/01/2021
SHOW BIZ

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

10:05 : 03/01/2021
SHOW BIZ

Aktori i njohur merr masa drastike në burg për të shmangur infektimin me Covid

15:01 : 23/12/2020
AKTUALITET

I infektuar me Covid-19, Bujar Qamili shtrohet me urgjencë tek Spitali Infektiv

12:45 : 23/12/2020
SHOW BIZ

Liberta Spahiu tregon eksperiencën e saj me Covid-19

08:58 : 13/12/2020
SHOW BIZ

Naim Abazi dhe Mihrije Braha fitojnë luftën me Covid-19

12:19 : 12/12/2020
Para

Kufizimet sociale frenojnë virozën sezonale

TË GJITHA

Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

21:41 : 08/06/2025

Zjarr në ish-Fushën e Drurëve në Shkodër, digjen plotësisht dy baraka

21:36 : 08/06/2025

Papa kritikon nacionalizmin/ Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve

21:29 : 08/06/2025

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

21:28 : 08/06/2025

VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot

21:16 : 08/06/2025

VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat” me urdhër të Alban Laçit

20:56 : 08/06/2025

Përplasje mes gazetarëve dhe Presidentit serb/ Vuçiç braktis konferencën për shtyp: Mësoni të silleni

20:55 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com