• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Lehtësia e papërballueshme e braktisjes

19:12 : 26/03/2020
në BOLD BLOG

Nga Erl Kodra

Jam përpjekur të kuptoj Albin Kurtin jo thjesht si një politikan, por edhe si njeri, se çfarë është ky djalë i ri që u është imponuar fort shqiptarëve. Çka thotë ai përtej artikulimit të fortë, dhe ku e thotë, në çfarë mjedisi shoqëror.

Kosova është një shoqëri interesante, një mjedis që endet mes traditës dhe të resë; por gjithsesi, një shoqëri në kërkim të përmbushjes. Për dekada me rradhë, shoqëria kosovare është endur mes shpresave të rrejshme të përmbushjes së nevojave ekzistenciale. Megjithatë, nevoja e vetpërmbushjes ka ushqyer shpresën, pa të cilën është e pamundur t’u mbijetosh sfidave të njëmendta. Në një vend si Kosova gjithmonë gjenden njerëz gjithëfare, të mirë, patriotë dhe trima; por edhe njerëz cinikë dhe egoistë, me ambicie personale të forta. Ky lloj është i gatshëm të sfidojë ambiciet e shoqërisë për ambiciet e veta.

Ky është Albin Kurti.

Albin Kurti ka një fjalor të pasur, por të mbushur me mosrespekt të thellë për çdokënd tjetër. Ai i asgjëson bashkëpunëtorët me sjellje atipike, ndërsa kundërshtarët nuk i konsideron si njerëz, por si gja të gjalla, si përbindsha që duhen zhdukur prej faqes dheut. Partnerët duhet të mendojnë si ai, madje as të mendojnë fare, por të miratojnë në heshtje çdo retorikë, çdo qasje, çdo gjest, çdo ide, çdo frazë që ai e nxjerr nga goja.

Lexo edhe:

Të karantinuar në “burgun” qeveri!

Covid-19 dhe Cov-Ed-20

Egoja e Albin Kurtit është e stërmadhe, me përmasa që tejkalon historinë e 100 viteve të fundit të shqiptarëve në Ballkan. Ai e sheh veten njëlloj prijësi, ose më shumë akoma; ideolog i çeshtjes shqiptare, politikan të madh dhe mendimtar i shqiptarizmës. Mendja e Albin Kurtit mëton të jetë njëlloj prijësi madhështor, që ua kalon të gjithë burrështetasve të kombit tonë.

Pikërisht atëherë, ai flet kaq bukur dhe brutalisht, njëkohësisht kundër gjithkujtë në Kosovë, dhe jo vetëm. Pa rend; ai nuk frikësohet se përballë tij gjenden qenie njerëzore, që e dinë se çka do të thotë respekt dhe mirëbesim i ndërsjellë. Guximi i tij vjen duke u rritur në propocion të zhdrejtë me personalitetin, duke imponuar deformim të staturës reale. Mospërfillja asgjësuese ndaj çdokujtë e ka kthyer në një individ inatçor, por edhe të rrezikshëm për interesat e Kosovës.

Albin Kurti fitoi zgjedhjet në Kosovë. Vonoi për rreth 4 muaj për të krijuar një qeveri. Përgjatë gjithë kohës e kam menduar pse-në e asaj çka po ndodhë, pse gjithë ky ngërç, ky bllokim. Më vonë, fillova të shoh, të dëgjoj dhe të dekriptoj sjelljet e tij fjalët, dekleratat. Mendova: diçka nuk shkon në këtë histori, në këtë sjellje. Sepse dekleratat e tij nga VetVendosja kishin njëlloj tendence për të paracaktuar faje dhe gjynahe tek bashkëbiseduesi, por kurrherë tek thelbi.

Po të shihet me vëmendje, Albin Kurti, fjalën e randë për të tjerët e thotë pa teklif, pa marre, i paemocionuar dhe krejt i qetë. Vetëm një cinik i pashpirtë mundet të jetë kaq i ftohtë, edhe kur thotë fjalë të randa. Me një lehtësi të papërballueshme, ai nuk u përgjigjet telefonatave nga Washington-i, dhe, të nesërmen, Zyra e tij deklaron se, Kryeminnistri nuk ishte i disponueshem në momentin që erdhi thirrja (diçka e ngjashme).

Imagjinojeni; mendimtari dhe sundimtari i gjysmës së Perandorisë, nuk ka kohë të përgjigjet në telefon. Anipse se kush është në anën tjetër, dhe prej kah vjen kjo thirrje.

Të futesh brenda fjalorit të Albin Kurtit do të gjendesh mes dilemave hamletiane, madje mund të dyshosh edhe tek ekzistenca jote; do të ndjesh sikur gjithkush dhe gjithçka tjetër është e përlyer, vetëm ai është i vërteti, i duhuri, mesia. Ai është kthyer në një lloj profeti të pagabueshëm për ndjekësit e tij. Sepse, të gjithë ata që jetojnë mes shpresës dhe zhgënjimit, kanë nevojë që të besojnë diku. Edhe sikur Albini të mos ekzistonte, do të shpikej një i tillë, që t’u mbante ëndrrat gjallë. Dhe Albin Kurti ishte perfekt për të ushqyer shpresa të rreme.

Është gati e pabesueshme se si shumë njerëz të ditur, në Kosovë dhe në Shqipëri, kanë ra në kurthin e Albin Kurtit, në një kohë që ai në rastin më të parë projektoi tërheqjen, zbythjen, fshehjen. Ai nuk i doli për zot vendit ashtu siç ia kërkonte detyra, nderi dhe fjala. Ai sfidoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo për kufinjtë e Kosovës, jo për parime, por për flluska ëndrrash që do t’a kurorëzonin atë me auerolën e lavdiplote të një profeti.

Vjosa Osmani është viktima perfekte e Albin Kurtit, e përdorur prej tij, duke ushqyer një ëndërr të rrejshme për lojë të gjeneroze. Albini e tërhoqi Vjosën në një rreth vicioz, duke ushqyer idenë se ata të dy do të jenë ndryshimi, çifti politik që do të ndajnë epokat në Kosovë.

Kosova është ashtu siç është; me të mirat dhe këqijat e saj. Shoqëria kosovare është e etur për ndryshim, për shpresë. Albini Kurti luajti një trik të turpshëm për të gjithë Kosovën me një lehtësi të papërballueshme.

Të jesh Kryeministër i Kosovës nuk është e lehtë, por të dorëzohesh në këtë formë, është e pafalshme.

Etiketa: #analize#boldnews

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të karantinuar në “burgun” qeveri!

17:37 : 09/04/2020
BOLD BLOG

Covid-19 dhe Cov-Ed-20

21:39 : 16/03/2020
BOLD BLOG

Për bes Besa t’i nuk ke guxim të denoncosh abuzuesin Veliaj

18:02 : 22/02/2020
Para

Koronavirusi/ Erdogan i prerë: Nuk japim respiratorë për vendet e tjera

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com