• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqiptarët e braktisur jashtë kufinjve, Berisha thirrje Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për t´i ndihmuar

12:02 : 25/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

“Shtetasit shqiptarë jashtë Shqipërisë, si qytetarët e një vendi pa Shtet! Thirrje, Kryqit të Kuq Ndërkombëtar!”.

Kështu shkruan ish-Kryeminisri Sali Berisha në rrjetet sociale, duke e cilësuar një dramë njerëzore të përmasave të paimagjinueshme atë që po zhvillohet sot me mijëra qytetarë shqiptarë të braktisur dhe të ndëshkuar nga vendi i tyre në një qëndrim antikushtetues.

Duke reaguar ndaj mbylljes së kufijve detarë dhe ajrorë të vendit edhe për shtetasit shqiptarë, Berisha shkruan se me këtë vendim të pashembullt në botë, de facto u është mohuar kthimi në atdheun e tyre, mijëra e mijëra qytetarëve shqiptarë, të cilët urdhri për mbylljen e kufirit i gjeti për arsye nga më të ndryshmet, jashtë vendit.

“Për të gjithë këta që ndodhen në vende pa kufij tokësorë me Shqipërinë, narkoshteti, duke bërë bllokimin e porteve dhe aeroportit, ka bërë të pamundur kthimin e tyre.

Ata sot janë në mëshirë të fatit.

Lexo edhe:

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

Mesazheve dhe telefonatave të tyre, për shkak të urdhrit kriminal të Sulltan Salep Surrelit, të ndryrë për vete në vrimën e miut, në sarajet e tij luksoze nuk u përgjigje asnjë ambasadë, konsullatë, ministri etj.

Sot ata janë atje si shtetas të një vendi pa Shtet.

Ndërkohë që të gjitha vendet përdorën linjat e tyre ajrore për riatdhesimin e shtetasve të vet, Sulltan Salep Surreli, i cili një vit me radhë mashtronte shqiptarët për ngritjen e linjës ajrore kombëtare, de fakto personale, jo vetëm që nuk përdor atë për t’i kthyer, por u mbyll atyre kufijtë e vendit”, shkruan Berisha.

Postimi nga Sali Berisha.

Një dramë njerëzore e përmasave të paimagjinueshme po zhvillohet sot me mijëra qytetarë shqiptarë të braktisur dhe të ndëshkuar nga vendi i tyre në një qëndrim antikushtetues, kriminal, çnjerëzor, të narkoshtetit shqiptar të Edvin Kristaq Mafisë dhe bandës së tij, i cili ka mbyllur kufijtë detarë dhe ajrorë të vendit edhe për shtetasit shqiptarë.

Me këtë vendim të pashembullt në botë, de facto u është mohuar kthimi në atdheun e tyre, mijëra e mijëra qytetarëve shqiptarë, të cilët urdhri për mbylljen e kufirit i gjeti për arsye nga më të ndryshmet, jashtë vendit.

Ata kanë shkuar në vendet ku janë si turistë, si vizitorë, si punëtorë mëditës me vizën tremujore, si studentë në shkolla apo universitet, që tani janë mbyllur, si afaristë për takime biznesi, si të sëmurë që kanë gjetur mundësi të shtrohen dhe mjekohen në ato vende, por qindra dhe mijëra prej tyre emigrantë, të cilëve u janë mbyllur ndërmarrjet ku punojnë dhe duan të kthehen tek fëmijët dhe familjet e tyre, të gjenden pranë tyre në këtë kohë të vështirë.

Për të gjithë këta që ndodhen në vende pa kufij tokësorë me Shqipërinë, narkoshteti, duke bërë bllokimin e porteve dhe aeroportit, ka bërë të pamundur kthimin e tyre.

Ata sot janë në mëshirë të fatit.

Mesazheve dhe telefonatave të tyre, për shkak të urdhrit kriminal të Sulltan Salep Surrelit, të ndryrë për vete në vrimën e miut, në sarajet e tij luksoze nuk u përgjigje asnjë ambasadë, konsullatë, ministri etj.

Sot ata janë atje si shtetas të një vendi pa Shtet.

Ndërkohë që të gjitha vendet përdorën linjat e tyre ajrore për riatdhesimin e shtetasve të vet, Sulltan Salep Surreli, i cili një vit me radhë mashtronte shqiptarët për ngritjen e linjës ajrore kombëtare, de fakto personale, jo vetëm që nuk përdor atë për t’i kthyer, por u mbyll atyre kufijtë e vendit.

Një qëndrim të tillë antikushtetues, armiqësor dhe çnjerëzor që mban narkoshteti ndaj shtetasve shqiptarë, me pretekstin se mund të jenë të infektuar, mbante vetëm Enver Hoxha ndaj diasporës tonë politike dhe mbanin regjimet mesjetare, të cilët, njerëzit e infektuar i digjnin me shtëpi e katandi.

Me këtë rast u bëj thirrje, Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhënës së Kuqe, të ndërhyjnë menjëherë në mbështetje urgjente të këtyre qytetarëve, t’i vendosin ata nën kujdesin e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës të vendeve ku janë dhe të nisin menjëherë demarshet pranë narkoshtetit, për riatdhesimin e tyre, qoftë dhe duke e detyruar me sanksione nëpërmjet OKB.

Etiketa: Berishakryqi i kuqkufinj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

12:54 : 23/10/2025
AKTUALITET

Aldo Avdyli kur arrestohet përmend emrin e Bujar Deliallisit/ Berisha: Është mik i Pojës! (VIDEO)

18:35 : 17/10/2025
BOTA

Kryqi i Kuq i dorëzon IDF-së trupat e 4 pengjeve të pajetë

22:41 : 14/10/2025
AKTUALITET

“Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

17:31 : 12/10/2025
AKTUALITET

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025
Para

Sekreti i bjondes seksi: Ja si i fitova 1 mln paund vetëm me video provokuese

TË GJITHA

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com