Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka raguar pas vendimit të Ministrave të BE-së për t’I hapur dritën jeshile Shqipërisë për hapjen e negociatve.
Në reagikmin e tij Salianji thkeson se fakti që BE çeli dritën jeshile për negociatat për Shqipërinë, është një lajm i mirë që s’mund të kthehet në arritje, nëse nuk kuptohen detyrimet.
Përmes një postimi në “Facebook” Salianji shkruan se hapja e negociatave me kaq shumë kushte dhe pasi i është dhene ok gjithë vendeve te rajonit tregon mangesite e punes se qeverisë.
Ndërsa me ironi shton se në fakt lajmi i sotëm është si ai me nxënësin e keq, që duke qenë i vetmi që po ngelte në klasë mësuesi i jep pyetjet e provimit para… pooor kjo nuk do të thotë se ka kaluar klasën nëse nuk bën as këto detyra.
Mesazhi i Salianjit:
Urime 🇦🇱 🇪🇺
BE jep Ok për negociatat! Më në fund një lajm i mirë për qytetarët, lajm i mirë nuk kthehet kurrë ne arritje konkrete nese nuk kuptohet si detyrim.
Kushtet e BE duken si thirrje për rrotacion, si kusht që na afron më shumë standardet perëndimore, drejt demokracisë funksionale, me institucione të forta që vijnë nga zgjedhje të lira, me lufte ndaj krimit dhe korrupsionit, me pavaresi të institucioneve të pavarura dhe garantim të lirive dhe të drejtave 💪🏻
Hapja e negociatave për 🇦🇱 bëhet pasi janë hapur negociatat prej vitit 2011 për Serbine, vitit 2012 për Malin e Zi, dhe pa asnjë kusht sot për Maqedoninë e Veriut!
Shqipëria 🇦🇱 ishte e para nder vendet e Ballkanit Perendimor, qeveria e Partisë Demokratike nenshkroi nder te parat marreveshjen e Stabilizim asocimit, hoqi vizat pas nje pune voluminoze dhe te matshme ne permiresimin e sherbimeve, luften ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit, krijimit te sistemit online te gjendjes civile, pashaportave biometrike etj.
Sot për fat te keq jemi te fundit, hapja e negociatave me kaq shumë kushte dhe pasi i ështē dhene ok gjithe vendeve te rajonit tregon mangesite e punes se qeverise, ne fakt lajmi i sotem ështē si me nxenesin e keq, qe duke qene i vetmi qe po ngelet ne klase mesuesi i jep pyetjet e provimit para… pooor nuk do te thote se ka kaluar klasen nese nuk bën as këto detyra.
Gjithsesi për Shqipërinë 🇦🇱 dhe qytetaret ështē nje lajm pozitiv, BE dhe familja evropiane tregoi qe nuk e ka hequr vemendjen ndaj popullit me pro perendimor ne Ballkan!