• Kontakt
Thursday, July 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Virusi/ Leje të posaçme për të dënuarit, ja kush përfiton nga Akti Normativ i Qeverisë

20:17 : 23/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Nga BoldNews.al

Të gjithë personat e dënuar me vendim të formës së prerë, të cilët kanë për të vuajtur edhe 3 vjet dënim ose të gjithë të dënuarit mbi 60 vjeç apo që janë të sëmurë kronikë dhe që u ka mbetur për të vuajtur edhe 5 vjet dënim, pritet të përfitojnë “leje të përkohshme” dhe të qëndrojnë pranë familjeve të tyre gjatë të gjithë periudhës që do të vijojë faza e emergjencës Cov-19.

Qeveria shqiptare ka vendosur t’u japë leje të përkohshme një kategorie të dënuarish, nëpërmjet një Akti Normativ.

Hartimin e këtij Akti e paralajmëroi Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, i cili deklaroi për mediat pasditen e së Hënës se po merreshin masa për zbrazjen e pjesshme të institucioneve të vuajtjes së dënimeve penale, për shkak të rrezikut të përhapjes së epidemisë.

Kush përfiton
Në Aktin Normativ nr. 7, dt. 23 Mars 2020, qeveria shqiptare ka vendosur t’u akordojë leje të përkohshme dy kategorive kryesore të të burgosurve;

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Enjte 24 Korrik 2025

Moska refuzon takimin Zelensky-Putin, përfundojnë pa përparim bisedimet në Stamboll

– Kategoria e parë që mund të përfitojë leje të përkohshme janë të gjithë të dënuarit me vendim të formës së prerë dhe që u kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vite burgim, përveç atyre që kanë kryer vepra penale që përjashtohen nga kjo mundësi (lista më poshtë).

– Kategoria e dytë që mund të përfitojnë leje të përkohshme janë të gjithë të dënuarit mbi 60 vjeç ose ata që kanë sëmundje kronike, të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë dhe që u kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vjet burgim. Njëlloj si për kategorinë e parë, edhe këta të dënuar duhet të mos kenë kryer veprat penale, të përjashtuara nga Akti Normativ.

Kush përjashtohet
Nga ky Akt i qeverisë nuk përfitojnë të dënuarit që, megjithëse u kanë mbetur 3 vite burgim, ata janë dënuar për vepra të rënda penale, përfshirë ata për vrasje me paramendim, për gjakmarrje, vrasje në familje. Gjithashtu, janë të përjashtuar ata persona që kanë kryer veprat penale të torturës, plagosje të rëndë me dashje ndaj shumë personave; krimet seksuale, rrëmbimi, pengmarrja.

Janë të përjashtu nga përfitimi i “lejes së përkoshme”, pavarësisht se mund t’u kenë mbetur edhe 3 vjet burg, të dënuarit për vjedhje me dhunë, vjedhje me armë, vjedhje të bankave, shkatërrimit me eksploziv, shkatërrimit të rrjetit të energjisë elektrike dhe ujësjellësit.

Në kategorinë e ndalimeve përfshihen edhe të dënuarit për vepra penale kundër pavarësisë, pavarësisht se, në bazë të të dhënave publike, nuk rezulton të ketë të dënuar të tillë.

Përjashtohen nga përfitimi i lejes së përkohshme, të burgosurit e dënuar me vendim të formës së prerë edhe për vepra me qëllime terroriste.

Lista e të përjashtuarve vijon me të dënuarit për veprat penale të korrupsionit (pasiv e aktiv), të ushtrimit ndikimit të paligjshëm, të armëmbajtjes pa leje, trafiku i lëndëve plasëse, trafiku i narkotikëve, për korrupsion në sistemin e drejtësisë, si edhe për pjesëmarrje dhe aktivitet në kuadër të grupeve dhe organizatave kriminale.

Si merret leja e përkohshme
Çdo i dënuar që plotëson kriteret e përcaktuara në Aktin Normativ, i drejton një kërkesë administratës së burgut ku qëndron. Instituti i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) krijon një komision që shqyrton kërkesat.

Pas miratimit nga ky komision, formulari përkatës i dërgohet Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, i cili e miraton ose jo vendimin e administratës së burgut lokal.

Në rast se Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve vlerëson se propozimi i IEVP-së bie në kundërshtim me Aktin Normativ, atëherë ai i drehtohet Komisionit të Posaçëm për Shqyrtimin e Ankesave.

Ky komision përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Drejtori i Policisë së Burgjeve, një përfaqësues i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Akti Normativ ka parashikuar një afat maksimal për leje të përkohshme deri në 3 muaj. Por, Akti ka edhe një rast përjashtimor: “Në rast se, pas 3 muajve, nuk është deklaruar përfundimi i gjendjes së pandemisë, atëherë leja e veçantë shtyhet edhe me 3 muaj të tjerë”.

Detyrimet e të dënuarve përfitues
Të gjithë të dënuarit që do të përfitojnë leje të posaçme në bazë të këtij Akti Normativ, janë të detyruar që të qëndrojnë në shtëpi. Ata duhet të largohen nga banesa vetëm pas miratimit paraprak të Policisë lokale.

Ata nuk duhet të largohen nga territori i Shqipërisë, duhet të mbajnë kontakte me zyrën vendore të Policisë, të zbatojnë masat për parandalimin e përhapjes së Cov-19, si edhe të kthehen në burg pasi të përfundojë situata e pandemisë.

Ditët e qëndrimit në shtëpi, në bazë të kësaj leje të posaçme, do t’u njihen të burgosurve si periudhë e vuajtjes së dënimit.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Enjte 24 Korrik 2025

22:58 : 23/07/2025
BOTA

Moska refuzon takimin Zelensky-Putin, përfundojnë pa përparim bisedimet në Stamboll

22:58 : 23/07/2025
AKTUALITET

Ngjarjet kriminale, forcat e RENEA dhe Operacionalja zhvillojnë kontrolle në Sarandë

22:50 : 23/07/2025
SPORT

Ultrasit e Partizanit nuk mbajnë më, akuza drejtuesve: Klubi po përdoret për interesa personale

22:47 : 23/07/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një grua, katër të plagosur

22:40 : 23/07/2025
BOTA

Macron padit influenceren amerikane për pretendimet se gruaja e tij është burrë

22:33 : 23/07/2025
Para

Pipero: Të gjithë mund të sëmuremi, edhe ata që janë marrë me shumë sport

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Enjte 24 Korrik 2025

22:58 : 23/07/2025

Moska refuzon takimin Zelensky-Putin, përfundojnë pa përparim bisedimet në Stamboll

22:58 : 23/07/2025

Ngjarjet kriminale, forcat e RENEA dhe Operacionalja zhvillojnë kontrolle në Sarandë

22:50 : 23/07/2025

Ultrasit e Partizanit nuk mbajnë më, akuza drejtuesve: Klubi po përdoret për interesa personale

22:47 : 23/07/2025

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një grua, katër të plagosur

22:40 : 23/07/2025

Macron padit influenceren amerikane për pretendimet se gruaja e tij është burrë

22:33 : 23/07/2025

Katër shenjat më me fat të horoskopit për muajin gusht

22:32 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com