• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vaksina e Covid-19/ CEO i Regeneron: Duam të bëjmë më të mirën që mundemi

21:11 : 22/03/2020
në AKTUALITET, BOTA, SHENDETI

Të martën e kaluar Regeneron njoftoi për përparimet e saj në kërkimin e një trajtimi për Covid-19. Ajo ka identifikuar qindra antitrupa që shkatërrojnë virusin që mund të përdoren në një “ilaç-koktej”. “Në ngjashmëri me qasjen që kompania ndoqi për MERS dhe virusin Ebola, ne besojmë se kokteji i antitrupave për Covid-19 i Regeneron do të ofrojë efikasitet në parandalimin dhe trajtimin e virusit,” konfirmoi një kompani e këshillimit financiar për investitorët. Regeneron Pharmaceuticals tha se ka filluar provat me ilaçin e saj ekzistues për artritin, i quajtur Kevzara, i cili mund të rezultojë i dobishëm në trajtimin e inflamacionit të mushkërive te pacientët me Covid-19. Më poshtë janë shpjegimet që ka dhënë CEO i Regeneron, Leonard Schleifer për revistën Barron’s.

Në kërkimin të një medikamenti për Covid-19:

Kemi një qasje dhe po ecim në tre drejtime. Së pari, përpiqemi të zbulojmë mes ilaçeve ekzistuese që janë zhvilluar për qëllime të tjera, dhe po shohim nëse ata funksionojnë për Covid-19. Së dyti, injektimi tek të sëmurët të antitrupave njerëzorë, marrë nga persona të shëruar, për të luftuar infeksionin derisa vaksina të jetë gati. Së treti, një vaksinë e cila e nxit trupin t’i krijojë vetë këto antitrupa.

Kërkimi mes trajtimeve ekzistuese:

Jemi të ndarë në dy kategori të gjera. Disa po shikojnë antiviralët. Ka prova për ilaçet për të cilat unë jam i vetëdijshëm si Remdesivir, një ilaç i Galaad Science, që u pranua dhe përdor për Ebolan. Ideja e tij është një ndërhyrje në funksionimin e virusit. Një grup tjetër po ecën me idenë se a ka ndonjë ilaç që mund të parandalojë që virusi të dëmtojë trupin? Kur virusi futet në mushkëri, shkakton inflamacion masiv. Ndoshta, nëse kontrollojmë inflamacionin, do të jemi në gjendje të bëjmë diçka për të parandaluar nevojën për respiratorë. Ky është ilaçi ynë, Kevzara. Ai u zbulua në Regeneron dhe u zhvillua për artritin reumatoid me partnerin tonë, Sanofi. Mekanizmi i tij i veprimit është që me anë të ndërmjetësuesve inflamatorë të quajtura citokinat të luftojmë interleukin-6, i cili shkakton shumë inflamacion. Në Kinë, pasi filloi epidemia, pati edhe një ilaç tjetër të bërë nga Roche Holding [Svicër] i njohur si Actemra, e cila bllokon funksionin e receptorit interleukin-6. Ata patën të dhëna mjaft mbresëlënëse, megjithëse të pakontrolluara. Ata trajtuan 21 persona, dhe të gjithë këta njerëz u bënë shumë mirë. Të gjithë dolën nga spitali. E kanë provuar edhe në Itali këtë ilaç, me rezultate të mira.

Lexo edhe:

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

Kur një ilaç mund të jetë gati:

Nëse ilaçi do funksionojë në pacientët e shtruar në spital, ne kemi shumë gjëra në dorë dhe mund të bëjë shumë më tepër. Rasti më i mirë është që virusi të mos përparojë. Nëse të gjithë sëmuremi menjëherë, kjo është fatkeqësi sepse nuk ka shtretër të mjaftueshëm në kujdesin intensiv. Një ilaç si ky mund të ngadalësojë numrin e njerëzve që kanë nevojë për terapi intensive të frymëmarrjes. Nëse ne e regjistrojmë studimin muajin tjetër, brenda disa javësh trajtimi mbërrin tek njerëzit.

Po kërkimi i një ilaçi me antitrupa:

Një nga mënyrat që një trup lufton kundër infeksionit është prodhimi i antitrupave. Kjo është arsyeja pse njërzit vaksinohen për tu mbrojtu nga infeksionet. Kjo provohet fillimisht tek minjtë. Përmes mrekullisë së inxhinierisë gjenetike, atyre u injektohen pjesë të një virusi, dhe ata gjenerojnë antitrupa. Kjo metodë është zbatuar për të luftuar Ebolën. Tashmë kemi pasur sukses të jashtëzakonshëm dhe kemi marrë qindra antitrupa që neutralizojnë këtë virus. Do të zgjedhim më të mirën dhe do të prodhojmë një koktej. Shpresojmë që të fillojmë me testimin e pacientëve në qershor dhe prodhimin në shkallë të gjerë deri në fund të verës.

Po rreth platformës teknologjike të Regeneron për zbulimin e një vaksine të re:

Në këtë drejtim kërkimet po I udhëheq George Yancopoulos. Ai prej 35 vitesh që nga koha e diplomimit në Universitetin e Columbias është marrë me këtë punë. Ai u bashkua me Regeneron dhe po punon përmes inxhinierisë gjenetike. Ekziston një teknologji e fundit që mundëson të shihet pa probleme një sekuencë e re nga virusi dhe një antitrup që prodhohet në atë shkallë.

Mbi financimet e zhvillimit të një trajtimi për Covid-19:

Ka njerëz që mendojnë se ne jemi ulur rreth e po fërkojmë duart, duke u përpjekur të kuptojmë se si të përfitojmë nga fatkeqësia e këtij virusi. Kjo është shumë larg nga e vërteta. Ne kemi njerëz që po rrezikojnë shëndetin e tyre, dhe atë të familjeve të tyre, duke ardhur të punojnë në laboratorë vetëm me një qëllim në mendje: Sa shpejt të mund ta prodhojë trajtimin Regeneron aq më shpejt shkon tek publiku? Është shumë zhgënjyese që njerëzit kanë ndonjë keqkuptim se kjo është punë e lehtë, në një kohë kur shumë prej nesh, përfshirë edhe mua, jemi distancuar nga shoqëria. Unë po flas nga shtëpia sepse nuk kam pse të jem në laborator. Ndërkohë atje shumë njerëz të përkushtuar janë në punë akoma. Ata janë heronj dhe heroina. Ne e shohim këtë punë si shumë të rëndësishme. Ne duam të bëjmë me të mirën që mundemi.

Etiketa: #koronavirus#boldnews

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

11:56 : 06/01/2021
SHOW BIZ

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

10:05 : 03/01/2021
SHOW BIZ

Aktori i njohur merr masa drastike në burg për të shmangur infektimin me Covid

15:01 : 23/12/2020
AKTUALITET

I infektuar me Covid-19, Bujar Qamili shtrohet me urgjencë tek Spitali Infektiv

12:45 : 23/12/2020
SHOW BIZ

Liberta Spahiu tregon eksperiencën e saj me Covid-19

08:58 : 13/12/2020
SHOW BIZ

Naim Abazi dhe Mihrije Braha fitojnë luftën me Covid-19

12:19 : 12/12/2020
Para

Mjekët e Wuhanit në Itali: Trajtim me plazmën e atyre që janë shëruar

TË GJITHA

Aksidenti me motor u “preu” ëndrrat në mes, miqtë bëjnë një murale në kujtim të dy të rinjëve

15:03 : 09/06/2025

Zjarr në një banesë në Berat, dëmtohet lehtë pronarja e shtëpisë

14:49 : 09/06/2025

VIDEO/ Gazetarja australiane goditet me plumb gome gjatë raportimit në Los Angeles

14:45 : 09/06/2025

Osmani cakton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

14:36 : 09/06/2025

Tregjet e fruta perimeve në krizë, tregtarët: S’ka konsum! Të rinjtë kanë ikur nga vendi

14:33 : 09/06/2025

VIDEO/ Elvis Roshi merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre”

14:28 : 09/06/2025

Shisnin drogëra të forta, arrestohen 2 angelzët në Dhërmi

14:12 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com