The Economist
Planeti u mbyll. Në përpjekjen për të vënë nën kontroll Covid-19, vendet njëri pas tjetrit po u kërkojnë qytetarëve të shmangin shoqërinë. Ndërsa kjo i penalizon bizneset, qeveritë e dëshpëruara po përpiqen të mbështesin kompanitë dhe konsumatorët duke shpërndarë triliona dollarë ndihma dhe garanci kredie.
Askush nuk mund të jetë i sigurt se sa do funksionojnë këto masa. Por ka edhe më keq. Studimet e fundit sugjerojnë se ndalimi i pandemisë mund të kërkojë mbyllje të përsëritura. Tashmë është e qartë se një strategji e tillë do ta dënojë ekonominë botërore me një agoni të padurueshme. Zgjedhje shumë të vështira janë përpara.
12 javë pas raportimeve të para për njerëz të sëmurë në mënyrë misterioze në Wuhan, në Kinën qendrore, bota ka filluar të kuptojë përmasën e vërtetë njerëzore dhe ekonomike të pandemisë. Që nga 18 Marsi sars-cov-2, virusi që shkakton covid-19, ka regjistruar 134,000 infeksione jashtë Kinës në 155 vende të botës. Në vetëm shtatë ditë ka një rritje me gati 90,000 raste dhe përhapje në 43 vende. Numri real i rasteve mendohet të jetë së paku edhe një herë më shumë.
Të tronditura, qeveritë po nxitojnë të imponojnë masa kontrolli që do të ishin të paimagjinueshme vetëm disa javë më parë. Shumë vende, përfshirë edhe në Afrikë dhe Amerikën Latine, kanë ndaluar udhëtimet nga vendet e prekura prej virusit. Times Square është i shkretë, Londra është i errët dhe në Francë, Itali e Spanjë kafenetë, baret dhe restorantet kanë mbyllur dyert. Kudo stadiume të zbrazët.
Është bërë e qartë se ekonomia po e pëson shumë më keq se sa e prisnin analistët. Të dhënat për janarin dhe shkurtin tregojnë se prodhimi industrial në Kinë, i cili ishte parashikuar të binte me 3% krahasuar me një vit më parë, është ulur me 13.5%.
Shitjet me pakicë nuk ishin 4% më të ulëta, por 20.5%. Investimi i aseteve fikse, i cili mat shpenzimet për makineri e paisje, ra me 24%, gjashtë herë më shumë sesa parashikohej. Kjo i ka dërguar parashikuesit ekonomikë në botë të rishikojnë vlerësimet e tyre. Përballë recesionit më brutal në histori, qeveritë po vendosin paketa shpëtimi që i tejkalojnë ata të krizës financiare të 2007-09.
Kjo është sfondi në të cilin duhen marrë vendime si të menaxhohet sëmundja. Duke përdorur një model epidemiologjik, një grup studiuesish nga Imperial College në Londër këtë javë përcaktoi një kornizë për të ndihmuar politikëbërësit për atë që kanë përpara.
Është e zymtë. Qasja e parë është zbutja, “rrafshimi i kurbës” për ta bërë pandeminë më pak intensive, të themi, duke izoluar rastet dhe duke karantifikuar familjet e infektuara. Qasja e dytë është ta frenosh atë me një gamë më të gjerë masash, duke përfshirë mbylljen e gjithçkaje, përveç atyre që nuk mund të punojnë nga shtëpia. Zbutja frenon pandeminë, kontrolli i plotë synon ta ndalojë atë.
Modeluesit zbuluan se, nëse virusi përhapej lirshëm, ai do të shkaktonte rreth 2.2 milion vdekje në Amerikë dhe 500,000 në Britani deri në fund të verës. Për ekonomitë e përparuara, ata rekomanduan, se tre muaj rrafshim të kurbës, kërkojnë karantina dy-javore të familjeve të infektuara, dhe parandalojnë më së miri vetëm gjysmën e vdekjeve.
Për më tepër, kërkesa kulmore për kujdes intensiv do të ishte tetë herë më e lartë se kapaciteti i Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Britani, duke çuar në vdekje shumë më tepër ngase modeli u përpoq të llogarisë. Nëse ky model zbatohej edhe në pjesë të tjera të Evropës, edhe sistemet më të mira shëndetësore, përfshirë edhe atë të Gjermanisë, do të përmbyteshin.
Nuk është çudi pse qeveritë po zgjedhin kontrollet më të rrepta (skenari I dytë) për të frenuar pandeminë. Ky skenar funksionoi në Kinë. Më 18 mars Italia kishte 4,207 raste të reja ndërsa Ëuhani nuk numëroi asnjë. Kina ka regjistruar rreth 80,000 raste të prekurish në një popullsi prej 1.4 miliard njerëz. Për krahasim, grupi Imperial vlerësoi se virusi i lënë lirshëm do të infektonte më shumë se 80% të popullsisë në Britani dhe Amerikë.
Por kjo mbyllje e ashpër ka edhe një goditje në bishtin e saj. Duke i mbajtur normat e infeksionit relativisht të ulëta, ai i lë shumë njerëz të ndjeshëm ndaj virusit. Dhe duke qenë se covid-19 tani është kaq i përhapur, brenda vendeve dhe në mbarë botën, modeli Imperial sugjeron që epidemitë do të ktheheshin brenda disa javësh nga heqja e masave të mbylljes.
Kështu që do të nevojitet që, vendet të frenojnë sëmundjen sa herë që rishfaqet, duke kaluar të paktën gjysmën e kohës të mbyllur. Ky cikël ndërprerjesh duhet të përsëritet derisa sëmundja të jetë larguar nga e gjithë popullsia ose deri kur të gjendet një vaksinë që është me muaj larg.
Ky është vetëm një model, dhe modelet janë thjesht supozime të bazuara në provat më të mira. Prandaj rëndësi ka të shihet nga Kina për të kuptuar nëse jeta atje mund të kthehet në normalitet, pa u shpërthyer përsëri sëmundja. Shpresa është se ekipet e epidemiologëve mund të testojnë në një shkallë masive për ti kapur raste të reja shpejt, të gjurmojnë kontaktet e tyre dhe t’i karantinojnë ato. Ndoshta ata do të ndihmohen nga ilaçet e reja.
Por kjo është vetëm një shpresë, dhe shpresa nuk është politikë. E vërteta e hidhur është se zbutja (skenari 1) kushton shumë jetë dhe mbyllja (skenari 2) mund të jetë ekonomikisht e rëndë. Pas disa përsëritjesh, qeveritë mund të mos kenë aftësinë për të mbështetur bizneset dhe konsumatorët. Njerëzit e zakonshëm mund të mos i tolerojnë mungesat. Kostoja e përsëritur e izolimit, shtuar edhe mirëqenien mendore dhe shëndeti afatgjatë të pjesës tjetër të popullatës, mund të mos e justifikojë atë.
Në botë mendime të ndryshme për secilën prej dy strategjive, megjithëse qeveritë mund t’i bëjnë të dyja më efikase. Koreja e Jugut, Kina dhe Italia kanë treguar se kjo fillon me masivizimin. Sa më qartë të identifikohet se kush ka sëmundjen, aq më pak duhet të aplikohen kufizime pa dallim. Testimet për të infektuarit nga virusi, janë të shumë të nevojshme.
Ata mundësojnë që njerëzit imunë të mund të shkojnë në biznesin e tyre pasi nuk janë burime të mëtejshme infeksioni. Një linjë e dytë e sulmit është përdorimi i teknologjisë për të administruar karantina dhe distanca sociale.
Kina po përdor aplikacione për të vërtetuar se kush është i pastër nga sëmundja dhe kush jo. Edhe Korea e Jugut po përdor të dhëna të shumta dhe mediat sociale për të gjurmuar infeksionet dhe paralajmëruar njerëzit të rrinë larg pikave të nxehta. Koreja e Jugut ndryshoi ligjin për të lejuar që shteti të fitonte qasje në të dhënat mjekësore dhe t’i ndante ato pa leje. Në periudha normale, në shumë demokraci kjo do të ishte një ndërhyrje e palejuar. Kohët nuk janë normale.
Së fundmi, qeveritë duhet të investojnë në kujdesin shëndetësor, edhe nëse përpjekjet e tyre duhen muaj për të dhënë fryt, apo edhe pse mund të mos jenë kurrë të nevojshme. Ata duhet të rrisin kapacitetin e kujdesit intensiv. Vende si Britania dhe Amerika janë mjaft të limituara në shtretër, specialistë dhe ventilatorë. Ata duhet të përcaktojnë protokollet më të mira të trajtimit, të zhvillojnë vaksina dhe të testojnë ilaçe të reja terapeutike. E gjithë kjo do ta lehtësonte frenimin.
Ska më asnjë iluzion. Masat e tilla akoma nuk e kanë parandaluar pandeminë. Qeveritë janë të detyruara për ndalime të rrepta, pavarësisht kostove. Por nëse sëmundja nuk frenohet shpejt, ato do të shkojnë drejt heqjes së ndalimeve, edhe nëse kjo do të rezultojë në shumë më shumë vdekje. Kuptohet, nuk është cështje numrash, por një skenar që çdo qeveri duhet ta mendojë. Ata së shpejti mund të mos kenë zgjidhje tjetër.