• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Covid-19/ Punonjësit e një Call Center në karantinë, dyshime për një të prekur

09:08 : 20/03/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, SHENDETI

Sindikata Solidariteti, e cila bën bashkë punëtorë të Call Center në Shqipëri njoftoi të enjten se dhjetra punëtorë të kompanisë Teleperformancë ishin udhëzuar të karantinohen, pas rezultateve të analizave për Coronavirus të një shtetasi italian që punonte në kompani.

“Dhjetra punëtorëve të kompanisë Teleperformance u është kërkuar të karantinohen nga kjo e fundit për shkak të një rasti të konfirmuar me Covid-19 në njërën nga fushatat e kësaj kompanie”, shkruhet në një njoftim të sidikatës në Facebook. Në njoftim thuhet se mes punonjësve të karantinuar ishte edhe kryetari i Sindikatës Solidariteti, Tonin Preçi.

Preçi në një bisedë telefonike për BIRN tha se ishin udhëzuar të ejten në mëngjes që të mos shkonin në punë, ndërsa ishte mësuar se një nga tre shtetasit italianë që rezultuan pozitivë me Covid-19 në testimet e të mërkurrës kishte punuar në një nga sektorët e kompanisë në Tiranë. Kompania Teleperformacë nuk qe e arritshme për koment.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Shëndetësisë i tha BIRN në një mesazh se “Po kryhet hetimi epidemiologjik për rastet e qytetarëve italianë”, por pa sqaruar nëse ishte udhëzuar vetëkarantinimi i punonjësve të kompanisë. BIRN nuk qe në gjendje të konfirmonte në mënyrë të pavarur akuzat e sindikatës.

Sindikata, e cila ka bërë thirrje më parë që puna në Call Centera të pezullohej ose të trasferohej në shtëpi dhe punëtorëve tu garantoheshin pagesat, akuzoi se masat kishin qenë të pamjaftueshme dhe se kjo situatë do dëmto më shumë edhe vetë kompanitë. “Karantinimi dhe paralizimi i punës, në vend të zhvendosjes së saj në kushtet e shtëpisë, do t’i kushtojë eventualisht më shumë edhe vetë kompanive”, thuhet në deklaratën e sindikatës, ndërsa thuhet se rasti i parë në këtë sektor ka përhapur panik.

Lexo edhe:

Mashtrimet me bursat, goditet ‘Call Center-i’ në Tiranë: Arrestohet administratori, 38 të proceduar

Ndërroi jetë në polici dhe u raportua si vetëvrasje, familjarët ngrenë dyshimet: Nuk kishte shenja

Sindikata po ashtu akuzoi qeverinë se nuk ishte e pranishme në këtë sektor dhe se masat e marra për pjesën tjetër të qytetarëve ishin “krejtësisht joproporcionale me ato në sektorët e ekonomisë në të cilët punohet në grupe të mëdha dhe ambiente të mbyllura, siç janë call center-at, fasoneritë, minierat etj”.

Qeveria u kërkoi kompanive që të merrnin masa për të ruajtur distancat mes punëtorëve dhe po ashtu që mjediset të ishin të dizifektuara. Disa prej kompanive në këtë sektor kanë tresferuar punë në shtëpi, por shumica prej tyre vijojnë të punojnë si normalisht, ndërsa punëtorët të cilëve u është ndërprerë puna thanë se nuk e dinin nëse do paguheshin.

Preçi që sqaroi për BIRN se veç udhëzimit për karantinimin nuk kishin asnjë informacion se çfarë do të bëhej për punën. Të njëjtën gjë i tha BIRN, Irdi I. një i ri që tregoi se i ishte kërkuar të mos shkonte në punë pasi kishte rezultuar me temperaturë 37.7 gradë. Irdi tha se nuk kishte pasur më temperaturë, por se i kishin thënë që nuk mund të kthehej në punë, ndërsa nuk kishte asnjë informacion nëse do të paguahej apo jo. Siç gjeti BIRN në një shkrim të mëparshëm shumë punonjës të fasonerive dhe Call Center ishin para detyrimit për të punuar, pasi përndryshe nuk do të paguheshin.

Preçi tha se personi nga Italia që punonte me ta kishte qenë për herë të fundit në punë të mërkurën që kaloi, ndërsa tha se edhe dy italianët e tjerë ishin kontakte të këtij të fundit. /Monitor/

Etiketa: call centerCOVID 19dyshime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtrimet me bursat, goditet ‘Call Center-i’ në Tiranë: Arrestohet administratori, 38 të proceduar

11:52 : 04/10/2025
AKTUALITET

Ndërroi jetë në polici dhe u raportua si vetëvrasje, familjarët ngrenë dyshimet: Nuk kishte shenja

21:26 : 23/09/2025
AKTUALITET

Pasojat e punës në call-center, 60% e të rinjve probleme me shtyllën kurrizore, dëgjimin dhe shikimin

13:42 : 20/09/2025
BOTA

Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

18:33 : 03/09/2025
BOTA

Trump thirrje kompanive farmaceutike: Zbuloni të dhënat mbi efektivitetin e vaksinave Covid-19

17:31 : 01/09/2025
AKTUALITET

Mashtruan përmes ‘Call Center’, GJKKO lë në burg 4 anëtarët e grupit, 3 në arrest shtëpie

12:17 : 02/08/2025
Para

Shkollat u shtynë deri me 3 prill, ja tre mesazhet e Besa Shahinit/ Nga mësimi online te provimet

TË GJITHA

“Prokuroria nuk ka hetuar”/ Hoxha: Nuk është hera e parë që gjyqtarët kërcënohen në sallën e gjyqit

22:20 : 06/10/2025

“Kam parë pamjet”/ Gazetarja: Elvisi mbushi armën teksa lexohej vendimi, ja drejtoi dhe sekretares

22:05 : 06/10/2025

“Ku*vë je”/ I riu dhunon nënën dhe motrën, kërkon t’u marrë banesën

21:56 : 06/10/2025

Analiza: Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve

21:55 : 06/10/2025

Lala: Edhe në Palermo gjyqtari nuk është vrarë në sallë! Të japin dorëheqjen Koçiu dhe Proda

21:42 : 06/10/2025

“I tha sekretares nuk kam gjë me ty”, momentet para se Elvis Shkëmbi të zbraste armën ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja!

21:36 : 06/10/2025

Vrasja e fundit, vdekja e përgjegjësisë!

21:25 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com