• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koronavirusi, anatomia e një vrasësi

21:51 : 19/03/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Emri corona virus nuk është i rastësishëm. Kur shkencëtarët panë për herë të parë strukturën e një përfaqësuesi nga kjo familje virusesh, dalluan nëpërmjet mikroskopit elektronik, që në pamjen e jashtme ai kishte formën e një kurore të vogël. Ishin vitet 1960. Prej atëherë mikroskopia është zhvilluar jashtëzakonisht shumë dhe pamja që shikojmë sot është qindra herë më e mirë dhe e ndryshme. Në vend të kurorave me xhufka (spike) koronaviruset ngjajnë më shumë me toptha si iriq, me gjemba në sipërfaqe. Megjithatë emri latin për kurorë – Corona – u ka mbetur. Ekzistojnë më shumë se 40 lloje viruse korona të njohura deri më sot, një larmi e të cilëve vijnë nga gjitarët dhe zogjtë. Deri vonë askush nuk u mor me këto viruse sepse konsideroheshin të padëmshme.

Po gjithçka ndryshoi befas në fund të 2002: Një virus korona kaloi në atë kohë tek njeriu, si rezultat në mbarë botën u infektuan mijëra vetë dhe u sëmurën nga një sindrom i rëndë akut i frymëmarrjes (Sars). Rreth 800 njerëz vdiqën. Në vitin 2012, një virus i rrezikshëm korona, i quajtur Mers,u shfaq për herë të dytë, duke u përhapur veçanërisht në Gadishullin Arabik. Sars-CoV-2, është një tjetër lloj i virusit korona që po përhapet në të gjithë botën në një masë të pakrahasueshme.

Ende nuk ka vaksina ose ilaçe që mund të ndalojnë infeksionin – por shkencëtarët në shpejtësi të plotë, po punojnë në më shumë se 40 projekte të zhvillimit të vaksinave. Deri kur ata të jenë në dispozicion do të duhet shumë kohë, ndaj dhe në emergjencë e sipër po shqyrtohen barna të tjera që përdoren për të trajtuar sëmundje të tjera dhe që mund të luftojnë edhe Covid-19. Barnat tashmë të njohura e të miratuara po testohen për efektivitetin e tyre kundër koronës – pasi ato mund të përdoren shumë më shpejt sesa vaksinat që po kërkohen, të cilat më parë duhet të kalojnë nëpër procedura komplekse.

Ka një lajm të mirë: Meqenëse koronaviruset njihen prej dhjetëra vitesh, biologjia e tyre është studiuar hollësisht. Për të kuptuar se për çfarë po kërkon shkenca në këtë krizë të koronavirusit, është e nevojshme të hedhim një vështrim në “anatominë” e Sars-CoV-2. Një virion – ky është emri i një grimce të vetme të virusit – është rreth 90 nanometra, që do të thotë disa herë më e vogël se qeliza që infekton në mushkëritë e njeriut. Ai përbëhet nga katër proteina dhe një fije ARN që mbart informacionin gjenetik të virusit. Në rastin e Sars-CoV-2, kjo fije ARN është 29.900 nukleotide, pra blloqe ndërtimi të koduara që përmbajnë programin për riprodhimin e virusit.

Proteina më e habitshme ka formën e “gjembave” (spike) me majë në mbështjelljen e virusit. Këto grepa kapës viralë lidhen në qelizën pritëse (që infektojnë). Një proteinë e membranës dhe një proteinë mbështjellëse në formën e piklave sigurojnë qëndrueshmërinë e virionit. Në brendësi është proteina kapsulë që shërben si bllok lidhës i fijes së ARN-së. Njohja për natyrën e proteinave të koronavirusit është thelbësore për të gjetur mjekimin e duhur.

Lexo edhe:

Komiteti Amerikan: Distancimi social gjatë koronavirusit nuk bazohej në shkencë

ALARMI/ Del një variant i ri i koronavirusit që po përhapet me shpejtësi

Pasi mënyra e veprimit të ilaçeve ose vaksinës në fund të fundit synon në bllokimin ose ndryshimin e funksioneve të caktuara të këtyre proteinave. Për ta bërë këtë, po kërkohet një përbërës aktiv që, për shkak të strukturës së tij molekulare, përshtatet saktësisht në strukturën e një proteine të veçantë dhe kështu mund të ndryshojë ose ndalojë funksionin e saj. Por ky kërkim është shumë i vështirë pasi proteinat në përgjithësi kanë struktura shumë komplekse tre-dimensionale. Përveç kësaj, ato nuk janë të ngurtë, kështu që dinamika duhet të jetë e tillë që molekulë e substancës së ilaçit të mund të ndikojë në përputhje me këto rrethana.

Po ashtu kërkuesit e vaksinës dinë që objektiv i infeksionit të koronës është i ashtuquajturi receptori ACE2, i cili ndodhet thellë në mushkëri në qelizat epiteliale. Virusi takon ACE2 dhe e përdor proteinën e gjembit (spikes) për të kapur qelizat e mushkërive. Megjithatë, shkencëtarët e dinë se receptori nuk duhet të çaktivizohet, pavarësisht se ai është problemi qendror në Covid-19, sepse ai ka një rol shumë pozitiv në mbrojtjen e mushkërive. është zbuluar gjithashtu se përveç ACE2, proteina e gjembit (spikes) përdor edhe enzima të tjera si proteazën qelizore TMPRSS2.

Disa nga ilaçet që tashmë janë testuar dhe miratuar i drejtohen pikërisht kësaj enzimë, siç është Camostati dhe Remdesivir, një ilaç i zhvilluar kundër ebola por që është treguar shumë efektiv kundër infeksioneve me Sars dhe Mers. E gjithë bota është në kërkim të një medikamenti për këtë sëmundje të re. Bashkëpunimi ndërkombëtar i studiuesve dhe autoriteteve jep shpresë se do kemi një zgjidhje në këtë situatë të jashtëzakonshme.

 

Etiketa: anatomia e një vrasësiKoronavirusi

Lajme të lidhura

BOTA

Komiteti Amerikan: Distancimi social gjatë koronavirusit nuk bazohej në shkencë

16:12 : 03/12/2024
BOTA

ALARMI/ Del një variant i ri i koronavirusit që po përhapet me shpejtësi

20:50 : 04/08/2023
AKTUALITET

19 raste të reja me Covid, harta e infektimeve

16:18 : 16/10/2022
RAJONI

Dy viktima nga Covid dhe dhjetëra raste të reja në Kosovë

12:49 : 08/08/2022
RAJONI

Një viktimë dhe mbi 900 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

15:07 : 06/08/2022
RAJONI

Mbi 1000 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

15:01 : 02/08/2022
Para

Covid 19/ Si do të dukej Shqipëria në 18 prill, ja projeksioni i Taulant Mukës

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com