• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta: Beteja me koronavirusin do të jetë e gjatë, thelbësore jeta e qytetarëve

17:26 : 17/03/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, tha në një intervistë  “News24” se koronavirusi ka krijuar një situatë të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe në të gjithë globin. Për Kreun e Shtetit parësore është jeta e qytetarëve shqiptarë dhe shëndeti i tyre, si dhe siguria e personelit mjekësor, që qëndrojnë çdo ditë në vijën e parë të rrezikut.

Pjesë nga intervista:

Si i keni parë masat e qeverisë?

Është një situatë e jashtëzakonshme, jo vetëm për vendin tonë, por e përgjithshme globale. Është një situatë e re, me të cilën duhet të mësohemi cdo orë e më shumë. Duhet të nxjerrim eksperiencat e reja për ta përballuar me kosto sa më të vogël, në radhë të parë për shëndetin e qytetarëve, jeta e të cilëve mund të rrezikohet vetëm nga pakujdesia jonë. Është një situatë e detyrueshme, me qëllim për të parandaluar rrezikun e përhapjes së këtij virusi ende të panjohur mirë. Në radhë të parë, mirënjohje për të gjithë personelin mjekësor, dhe të gjithë ata që janë në mbështetje të tyre dhe që janë në kontakt të parë, që përbëjnë murin mbrojtës ndaj këtij virusi. Vëmendja e parë duhet të shkojë për ta, se kuptohet që kjo do të jetë një betejë e gjatë, që do të zgjasë ende në një kohë të pacaktuar.

Së dyti, kujdesi duhet të shkojë për të gjithë ata që janë të identifikuar, që janë prekur nga ky virus, për të bërë gjithcka që ata ta kalojnë këtë moment pa rrezikuar jetën e tyre, por edhe të familjarëve, personelit mjekësor. Impakti do të jetë i përgjithshëm edhe në aspektin e ekonomisë, atë shoqëror, pasi kuptohet jemi në një moment vetëmbrojtje, kujdesi duhet të jetë maksimal. Por, cdo moment duhet të përmirësojmë gjithë mekanizmin mbrojtës, në mënyrë që të bëjmë të mundur të funksionojmë si shtet, si shoqëri, si familje, por edhe si biznese, pa cënuar kurrë objektivin e parë, të mbrojmë jetën e çdo qytetari nga ky virusi.

Lexo edhe:

Zgjedhjet/ Ilir Meta rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit

Zgjedhjet/ Nga Berisha te Rama dhe Meta, ja kur do të votojnë liderët politikë sot

Ju keni ngritur një Task Forcë me ekspertë që merren me këtë çështje. A keni komunikim me qeverinë apo faktorë të tjerë politikë?

Shqetësimin për këtë cështje e kam bërë publik që në janar, kur u identifikuan dy shtetas italianë. Kuptohej që do vinte në rritje shqetësimi, pasi jetojmë në një botë ku edhe rreziqet marrin përmasa gjithëpërfshirëse. Në vazhdimësi kam qenë në komunikim me të gjitha institucionet shtetërore për marrjen e masave në parandalimin e këtij fenomeni. Jemi në këto komunikime në mënyrë të vazhdueshme, pasi është prioritare që kjo situatë të normalizohet sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet t’iu bëjmë ballë të gjitha skenarëve që mund të sjellë kjo situatë, por edhe skenarëve sa i takon ekonomisë.

Kemi të bëjmë me një avantazh po të kemi parasysh se është një situatë ku cdo vend mobilizon resuret e tij për të mbrojtur veten e tij. Eksperiencat e vendeve të tjera, Kinës, Italisë, duhet të na shërbejnë edhe neve për të ardhmen dhe të na ndihmojnë për të adaptuar masa të reja parandaluese dhe përmirësuese të gjithë mekanizmit të shtetit dhe shoqërisë. Sa i takon Task Forcës mund të ketë pasur një keqkuptim, ajo është në funksion të presidentit, nuk dublon Task Forcën e ministrisë së Shëndetësisë. Është një Task Forcë që ndihmon për të monitoruar të gjitha zhvillimet, për të komunikuar me të gjitha shqetësimet që vijnë, me qëllim përmirësimin e gjithë menaxhimit shtetëror të menaxhimit të kësja situate.

A janë marrë masat në kohën e duhur dhe a i kemi kapacitetet për ta përballuar këtë situatë?

Edhe OBSH nuk ka pasur një vision të qartë që në fillim për përballimin e kësaj sfide, që me pak vonesë e konsideroi si pandemi. Kemi të bëjmë me një virus të ri dhe të panjohur mirë. Ajo që mund të them është se të gjithë duhet të jemi bashkëpunues, reflektues, sepse është një eksperiencë e re që asnjëri prej nesh nuk e kishte menduar. Shqipëria ka pasur disa eksperienca të rëndësishme positive në përballimin e SARS-it, gripit të derrit. Ajo që duhet të theksoj është mbrojtja e personelit shëndetësor, pasi ata janë të rrezikuar në çdo sekondë.

Etiketa: Meta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet/ Ilir Meta rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit

19:34 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Nga Berisha te Rama dhe Meta, ja kur do të votojnë liderët politikë sot

08:45 : 11/05/2025
AKTUALITET

Mbyllja e fushatës, Meta: Merrni pjesë në zgjedhje, mos e lini vendin në dorën e krimit

18:25 : 09/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Meta: Rama ka frikë nga humbja, prandaj bën thirrje për mospjesëmarrje

18:51 : 05/05/2025
AKTUALITET

Meta akuzon ministrin Manja: Duhej të ishte në burg për krimet elektorale, jo në studio TV

15:57 : 02/05/2025
BOTA

Apple dhe Meta gjobiten me 700 milionë euro nga BE

18:02 : 23/04/2025
Para

Lorik Cana: “Me coronavirusin nuk ka trimëri po gjithçka do të shkojë mirë”

TË GJITHA

FOTO/ Egnatia bën “ligjin” në Superiore, vetëm një klub nga elita e uron pas suksesit

17:22 : 13/05/2025

Procesi kundër opozitës, si narkozë ndaj fundit të demokracisë

17:05 : 13/05/2025

Nuk do ketë bileta për shqiptarët e Kosovës? FSHF publikon deklaratën për ndeshjen me Serbinë

17:04 : 13/05/2025

Tragjedia me 298 të vdekur! OKB: Rusia fajtore për rrëzimin e avionit “Malaysia Airlines” më 2014

16:52 : 13/05/2025

Mbyllet epoka e Lucas Vazquez te Real Madrid, 33-vjeçari largohet me parametra zero

16:44 : 13/05/2025

Logu: Qeveria dhe DHL në shkelje të rëndë, të hetohen 53 mijë zarfe të dyshimta nga Greqi

16:43 : 13/05/2025

Tensionet dhe debatet te KZAZ 40, ministri Hoxha “zhduket” pasi zbulohen votat e dyshimta

16:39 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com