Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj nuk lë rast pa shfrytëzuar për të bërë show para qytetarëve. Mbrëmjen e sotme makinat e dezinfektimit kanë dalë për herë të parë në Tiranë për të bërë punën e tyre, por edhe në këtë rast nuk kanë munguar kameramanët.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka postuar një video ku shihen shoë menët e Veliajt të cilët filmojnë gjitha për t’ua shitur më pas qytetarëve si punë të madhe.
Zhupa i ka bërë thirrje Veliajt që në këto raste duhen ndihmuar qytetarët dhe nuk duhet bërë show.
Ja postimi i Zhupës:
Veliaj, pasi më në fund ju pergjigj thirrjes tonë për dezinfektim, fokusohet që të jetë me kamera dhe në mes të bulervardit! Show edhe në kohë emergjence shendetesore!
Qyteti i Tiranes per sigurine e qytetareve ka nevoje per dezifektimin masiv:
- Ne te gjitha lagjet e Tiranes ku banojne qytetaret me prioritet absolut dhe jo prioritet qendra ku dalin pamjet video me te bukura per ti postuar Veliaj
- Gjate dites ku mund te shikohet me kujdes si po kryhet dezifektimi, a eshte hedhur ne gjithe perimentrin sasia e duhur.
- Te behet dezifektim minimumi cdo dite, ne cdo lagje te Tiranes,
- Te fokusohet ne rruget perpara marketeve, perpara furrave te bukes, dhe stacioneve ku personeli mjekesor perdor urbanin. Sepse ketu fluksi i njerezve eshte me i larte keto dite.
- Te jete dezifektim i vecante per koshat e plehrave ne brendesi dhe mjedisin perreth tyre.
- Te dezifektohen me solucionet e duhura qe perdoren per te tilla raste dhe jo thjesht uje si per freskim ne vere.
- Vec rrugeve, me sprucatore duhet te behen edhe mjediset perreth si pemet, muret e pallateve, apo kioskat qe jane me shumice ne rruge etj. Sic e ben cdo vend tjeter qe ka kete emergjence.
Koronavirusi eshte nje hall i perbashket, ai nuk luftohet me kamera dhe me shoë. Ai luftohet me pune dhe pergjegjesi maksimale per jeten dhe mireqenien e qytetareve.