Mjeku infeksionit, pëllumb Pipero, në një lidhje telefonike me News24, dha një këshillë për të gjithë qytetarët që në këtë kohë virusesh, të mos vrapojnë të boshatisin farmacitë.
Mjeku tha se në asnjë mënyrë, nuk duhet të konsumoni shumë ilaçe, dhe se për përdorimin e tyre, duhet të konsultoheni me mjekun e familjes.
“Gjej momentin t’i këshilloj qytetarët të mos përdorin medikamente pa lejen e mjekut të familjes. Është koha për të respektuar këshillat e nëse kanë probleme apo histori udhëtimi të kontaktojnë autoritetet. Pra, nëse kanë temperaturë të lartë, kollë e vështirësi në frymëmarrje të telefonojnë 127”, tha mjeku Pipero.