• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Koronavirusi/ Jeni të shqetësuar për fëmijët, apo për gratë? Ja çfarë duhet të dini

18:18 : 13/03/2020
në SHENDETI

A janë më të mbrojtur gratë dhe fëmijët?

Ka dy shpjegime. Ose këto dy grupe kanë më pak gjasa që të infektohen, ose trupat e tyre janë më të aftë që të përballojnë virusin.

“Normalisht, me viruset e reja në qarkullim, të gjithë mund të infektohen, kjo është pika më e rëndësishme,” thotë dr. Bharat Pankhania, nga Universiteti Exeter.

Kjo për shkak se nuk ka imunitet ndaj virusit dhe askush nuk është ekspozuar më përpara. Megjithatë, në fazat e para të shpërthimit, fëmijët duket se kanë më pak mundësi që të preken nga virusi.

“Një arsye se përse kemi par kaq pak raste te fëmijët lidhet me faktin se ata janë mbrojtur që në fillim të shpërthimit: prindërit i kanë mbajtur larg sëmundjes,” thotë dr. Nathalie MacDermott, nga ‘Kings College’ në Londër.

Lexo edhe:

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

Çfarë po ua shpëton jetën grave?

Ju mund të befasoheni që ka një dallim mes burrave dhe grave për numrin e vdekjeve nga koronavirusi, por shkencëtarët nuk befasohen. Ne e shohim të njëjtin dallim te një seri infeksionesh, përfshi gripin. Pjesë e përgjigjes është se meshkujt e kanë shëndetit më të keq se femrat, kryesisht për shkak të zgjedhjeve të stilit të jetesës, siç është duhani.

“Duhani dëmton mushkëritë- kjo nuk të bën fitues,” thotë MacDermott.

Ky mund të jetë një problem i veçantë në Kinë, ku të dhënat përllogarisin se 52 përqind e meshkujve tymosin, në krahasim me vetëm 3 përqind të femrave. Por ka edhe dallime në mënyrën se si reagon sistemi imunitar te gratë dhe te burrat.

“Gratë kanë më shumë rrezik që të vuajnë nga sëmundjet auto-imune, dhe ka të dhëna të mira se gratë prodhojnë antitrupa më të mirë për vaksinat kundër gripit”, thotë profesor Paul Hunter nga universiteti ‘East Anglia’.

A rrezikohen shtatzënitë?

Zyrtarisht përgjigjia është JO, por ekspertët kanë ngritur shqetësime.

Shtatzënia i bën shumë gjëra trupit, përfshi dobësimin e sistemit imunitar. Kjo e ndalon trupin e nënës që të refuzojë fetusin në mitër, por po ashtu i bën gratë më të ndjeshme ndaj infeksionit. Gratë shtatzëna kanë më shumë gjasa që të vdesin nga gripi sesa gratë joshtatzëna të së njëjtës moshë. Qeveria britanike thotë se nuk ka asnjë shenjë të qartë se gratë shtatzëna kanë më shumë gjasa që të preken rëndë nga koronavirusi.

“Nuk jam shumë i sigurt,” thotë profesor Hunter.

“Është bazuar te të dhënat e nëntë grave shtatzëna, kështu që nuk mendoj se mund të thuash që gjithçka është në rregull”. “Nëse do të ishte gruaja ime, do ta inkurajoja që të merrte masa paraprake, të lajë duart dhe të jetë e kujdesshme”.

A mund të preken fëmijët nga koronavirusi dhe cilat janë simptomat?

Po, ata mund të marrin koronavirusin. Ekzistojnë informacione të kufizuara për simptomat e koronavirusit te fëmijët, por ato duket se janë të buta- ethe, hundë dhe një kollë e lehtë.

Normalisht duhej të prisnim që fëmijët të preken më shumë. Kështu ndodh zakonisht me gripin, kur fëmijët nën pesë vjeç (sidomos ata nën dy vjeç) janë më të rrezikuar nga komplikacionet. “Njerëzit kanë tendencë që të sëmuren në ekstremitetet e moshave, pasi kanë rezistencë më të ulët,” thotë dr. Pankhania.

Ka pasur disa raste me komplikime më të rënda. Ata me probleme të tjera të shëndetit, si astmë apo sistem imunitar i dobësuar, janë më të rrezikuar. Por në përgjithësi, virusi duket se është më i butë te fëmijët.

A mund ta përmbajnë virusin  sistemet imune të fëmijëve?

Ekzistojnë dallime të rëndësishme mes sistemit imunitar të një fëmije dhe një të rrituri. Në fëmijëri, sistemet imune janë akoma të papjekura dhe kanë një tendencë të reagojnë me teprim: kjo është arsyeja se përse ethet dhe temperaturat e larta janë kaq të zakonshme. Një sistem imunitar që reagon me teprim është gjithmonë diçka e keqe, sepse mund të dëmtojë pjesë të tjera të trupit dhe është një nga arsye se përse koronavirusi mund të jetë vdekjeprurës.

“Normalisht mund të presësh që të shkaktojë çoroditje të forta, por nuk po e bën këtë,” thotë MacDermott.

“Duhet të ketë diçka te ky virus që nuk është aq stimulues te sistemi imun i fëmijëve, por mbetet e paqartë”. “Sistemet imune nuk po reagojnë në mënyrë disproporcionale dhe disa duket se janë asimptomatikë”.

Ekzistojnë disa sëmundje që është mirë t’i kesh në fëmijëri, mes tyre lja e dhenve, për shkak të mënyrës se si trupi reagon në pika të ndryshme të jetës.

Sidoqoftë, ia vlen të theksojmë se kemi relativisht pak informacion për fëmijët. “Shqetësimi im është se nuk kemi pasur mjaftueshëm raste për të mësuar me të vërtetë se çfarë vdekshmërie ka, veçanërisht te fëmijët e porsalindur”.

Pse është vdekjeprurës koronavirusi?

Koronavirusi fillon me ethe dhe kollë. Këto janë simptomat me të cilat shumë prej nesh përballen gjatë dimrit. Por virusi mund të bëjë që sistemi imun të reagojë me teprim. Një nga simptomat më të rënda është sindroma akute e problemeve të frymëmarrjes, e shkaktuar nga inflamacioni i përhapur në mushkëri.

Inflamacioni është mënyra se si trupi sinjalizon se është koha për të luftuar një infeksion dhe për të ‘riparuar’ veten. E thënë më thjeshtë, kjo është arsyeja se përse ndjejmë dhimbje nga një prerje, por në të vërtetë ky është një proces shumë kompleks në gjithë trupin.

‘Inflamacioni është një mënyrë e mirë balancimi. Nëse nuk shkon siç duhet, njeriu vdes,” thotë dr. Pankhania. “Virusi shkakton një seri inflamacionesh nëpër organe, dhe organet e inflamuara nuk mund të bëjnë atë që duhet të bëjnë”.

Kjo bën që mushkëritë të mos jenë në gjendje të marrin oksigjen mjaftueshëm. Po ashtu mund të ndalojë veshkat që të pastrojnë gjakun dhe mund të dëmtojë zorrët.

Dr. Pankhania shton: “Virusi krijon një shkallë kaq të lartë inflamacioni dhe mund të sjellë dështim të disa organeve”. Dhe nëse sistemi imun nuk e mposht virusin, ai mund të përhapet në çdo cep të trupit duke shkaktuar edhe më shumë dëme në organet e inflamuara.

Përse po vdesin të moshuarit?

Ky është një kombinim i dy gjërave- një sistem imunitar i dobët në radhë të parë dhue një trup më i paaftë për ta përballuar. Ne e dimë se sistemi imunitar dobësohet me kalimin e moshës.

“Cilësia e antitrupave që prodhoni kur jeni 70 vjeç është shumë më e keqe se kur jeni 20 vjeç,” thotë profesor Hunter.

Ka disa të dhëna që sugjerojnë se burrat e moshuar janë më të prirur drejt niveleve të larta të inflamacionit, të cilat mund të bëhen vdekjeprurëse. Një jetë duke u përballur me viruset ka ndikim në organet e trupit dhe ju bën më pak të aftë që të mbijetoni ndaj infeksionit.

“Nëse jeni 95 vjeç dhe funksionet e veshkave janë që tani në nivelin e 60 përqind, dhe ju goditeni nga diçka tjetër, atëherë veshkat mund të mos funksionojnë në nivelin e kërkuar për të jetuar,” thotë MacDermott./BBC

Etiketa: #koronavirus#boldnews

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

11:56 : 06/01/2021
SHOW BIZ

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

10:05 : 03/01/2021
SHOW BIZ

Aktori i njohur merr masa drastike në burg për të shmangur infektimin me Covid

15:01 : 23/12/2020
AKTUALITET

I infektuar me Covid-19, Bujar Qamili shtrohet me urgjencë tek Spitali Infektiv

12:45 : 23/12/2020
SHOW BIZ

Liberta Spahiu tregon eksperiencën e saj me Covid-19

08:58 : 13/12/2020
SHOW BIZ

Naim Abazi dhe Mihrije Braha fitojnë luftën me Covid-19

12:19 : 12/12/2020
Para

Koronavirusi/ Mjeku i njohur: Ja kur pritet të bjerë numri i personave të infektuar

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com