• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Koronavirusi/ Super-përhapësit e sëmundjes, pse kanë rëndësi

08:57 : 11/03/2020
në SHENDETI

Shqipëria ka nisur të regjistrojë të prekurit nga koronavirusi. Një prej tyre ka infektuar të paktën 6 persona. Por çfarë janë super-përhapësit e sëmundjes dhe pse ka rëndësi kjo

Nga James Gallagher, BBC

Super-përhapësit- pacientët individualë që e kalojnë infeksionin te një numër i madh njerëzish, janë diçka tipike e thuajse çdo epidemie. Nuk është faji i tyre, por ata kanë ndikim të rëndësishëm në mënyrën e përhapjes së sëmundjeve. Ka raportime edhe për super-përhapësit gjatë shpërthimit të ri të koronavirusit. Një burrë britanik, që kishte qenë në Singapor, mendohet se ka infektuar katër persona në Britani, pesë në Francë dhe ndoshta një në Spanjë.

Çfarë është një super-përhapës?

Është një term pak i mjegullt, pa një përcaktim të saktë shkencor. Por ndodh kur një pacient infekton shumë më tepër njerëz se zakonisht. Mesatarisht, çdo person i infektuar me koronavirus ia kalon dy deri në tre njerëzve të tjerë. Por kjo është vetëm mesatarja, disa nuk ia kalojnë askujt, të tjerë ia kalojnë më shumë njerëzve.

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

Sa e madhe mund të jetë një super-shpërndarje?

Shumë- dhe mund të ketë ndikim të madh te epidemia. Në vitin 2015, një super-përhapje bëri që 82 persona të preken nga një person i vetëm me koronavirusin MERS (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme). Dhe në rastin e epidemisë së Ebolas në Afrikën Perëndimore, shumica e rasteve (61 përqind) erdhën nga një grusht i vogël pacientësh (3 përqind).

Përse disa njerëz përhapin më shumë se të tjerët?

Disa thjesht për shkak se kanë kontakte me më shumë njerëz. Fëmijët janë të mirë për ta bërë diçka të tillë, prandaj mbyllja e shkollave është një masë e nevojshme. Të tjerë janë super-derdhës, pasi lëshojnë sasi të mëdha të virusit nga trupi i tyre, kështu që kushdo bie në kontakt me ta, ka të ngjarë të infektohet. Spitalet që trajtonin virusin SARS u bënë epiqendra të përhapjes së sëmundjes pasi pacientët më të sëmurë ishin edhe më infektues dhe ranë në kontakt me punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Si mund ta ndryshojnë epideminë?

Ata luajnë një rol të madh në fillimin e çdo epidemie. Infeksionet e reja, njësoj si koronavirusi, vijnë nga kafshët. Kur kërcejnë te pacienti i parë, sëmundja mund të jetë e dobët në fillim para se të shkaktojë shpërthimin e madh. Por kur ajo e gjen rrugën përmes një super-përhapësi, atëherë kjo i jep epidemisë një vrull të madh.

A mund të ndalohet koronavirusi nëse ka super-përhapje?

Super-përhapja e koronavirusit nuk do të ishte befasi dhe nuk do të ndryshojë ndjeshëm mënyrën se si menaxhohet sëmundja. Për momentin jemi komplet të foksuar te identifikimi i rasteve dhe kujtdo që ka rënë në kontakt me të prekurit. Kjo e bën më të rëndësishme situatën, pasi nuk lejohen gabimet dhe nuk duhet të shpëtojnë super-përhapësit.

A është faji i super-përhapësve?

Historikisht ka pasur një tendencë për të demonizuar super-përhapësit. Kuzhinerja irlandeze Mary Mallon nisi të quhej ‘Mary tifoidja’ pasi pa vetëdije e kaloi tifon edhe kur nuk kishte simptoma. Ajo kaloi dekada në internim dhe karantinë të detyruar. Por në realitet, nuk është faji i pacientit. Ne duhet të bëjmë kujdes me gjuhën e përdorur. Ata nuk kanë bërë asgjë të gabuar dhe ky është një infeksion i marrë pa fajin e tyre. Për këtë arsye, ata ndoshta kanë frikë dhe nevojë për dashuri dhe vëmendje.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025
BOTA

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025
AKTUALITET

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025
SPORT

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025
AKTUALITET

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025
Para

Covid 19/ Ardit Gjebrea me një mesazh për shqiptarët: Kujdes, zbatoni masat mbyllini derën virusit

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com