• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ja pse Koreja e Jugut ka më pak vdekje nga koronavirusi

21:19 : 11/03/2020
në AKTUALITET, BOTA

Buletini i përditshëm i statistikave të koronavirusit në Itali sjell të dhëna të frikshme për numrin e të vdekurve.

Por një vend shumë i prekur nga koronavirusi sjell një panoramë të ndryshme. Koreja e Jugut ishte vendi i dytë me më shumë të prekur për një kohë, derisa u parakalua nga Italia.

Një ditë më parë, Koreja e Jugut raportoi se ka regjistruar 7755 të infektuar nga koronavirusi, por vetëm 60 të vdekur.

Për krahasim, në Itali numri i të prekurve një ditë më parë ishte 10149, kurse numri i të vdekurve ishte 631, pra dhjetë herë më shumë.

Si shpjegohet kjo diferencë?

Lexo edhe:

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

Gazeta ‘Corriere della Sera’ shkruan se ekspertët e Asian Times janë munduar të gjejnë një përgjigje.

E dhëna e parë befasuese në Korenë e Jugut lidhet me numrin e testeve diagnostikuese të kryera: plot 20 mijë në ditë me rezultate të shpejta, nga 6 deri në 24 orë. Testimet kryhen me kosto të ulët prej 120 eurosh, të mbuluara shpesh nga siguracionet, dhe për pacientët pozitivë, ai është falas. Në këtë mënyrë nuk ka asnjë arsye për të dyshuar për raste të fshehura.

Ndryshe nga Kina dhe Italia, të cilët adoptuan strategjinë e izolimit të rajoneve të tëra, Koreja e Jugut ka një qasje më liberale, duke mos izoluar as qytetin Daegu, aty ku shpërtheu epidemia. Në vend të kësaj, qeveria u fokusua në modelin e testimeve të shumta, pjesëmarrjes së publikut dhe informacionit të hapur. Po ashtu qeveria besoi te disipina ekstreme e popullsisë.

Të dhënat e çdo pacienti të infektuar publikohen në disa faqe të veçanta në internet. Po ashtu publikohet çdo e dhënë për lëvizjet e tyre, të të afërmëve në 14 ditët e fundit- të gjurmuara nga celularët, kartat e kreditit, kamerat e sigurisë, etj. Ndoshta mund të keni dëgjuar se kjo strategji ka ngritur shqetësime për privacinë, por ajo mundësoi që popullsia të informohen për njerëzit potencialisht në rrezik, duke bërë që ata t’u nënshtrohen testimeve.

Por ishte shpejtësia e diagnostikimit që e ka mbajtur kaq të ulët nivelin e vdekshmërisë me vetëm 0.77 përqind, në krahasim me 3.4 përqind në nivel global. Kjo për shkak se vetëizolimi i hershëm është trajtimi më efektiv kundër sëmundjes.

Një tjetër fakt interesant është se në Korenë e Jugut janë prekur më shumë femra, kryesisht nën 40 vjeç. Kurse në Itali janë prekur më shumë meshkujt. Duhet thënë se koronavirusi vret më shumë meshkujt, sidomos ata në moshë të madhe.

Etiketa: #koronavirus#boldnews

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

11:56 : 06/01/2021
SHOW BIZ

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

10:05 : 03/01/2021
SHOW BIZ

Aktori i njohur merr masa drastike në burg për të shmangur infektimin me Covid

15:01 : 23/12/2020
AKTUALITET

I infektuar me Covid-19, Bujar Qamili shtrohet me urgjencë tek Spitali Infektiv

12:45 : 23/12/2020
SHOW BIZ

Liberta Spahiu tregon eksperiencën e saj me Covid-19

08:58 : 13/12/2020
SHOW BIZ

Naim Abazi dhe Mihrije Braha fitojnë luftën me Covid-19

12:19 : 12/12/2020
Para

Funksionon ilaçi për artritin i eksperimentuar në Napoli, përmirësohet për 24 orë pacienti me COVID-19

TË GJITHA

U denoncua i humbur, gjendet i vdekur në kanal 65-vjeçari

18:45 : 10/05/2025

Media amerikane: Balluku bën një “sy qorr” ndaj trafikut të kokainës në Portin e Durrësit

18:38 : 10/05/2025

Durrës/ Shkrumbohet autobusi, shpëtojnë pasagjerët

18:13 : 10/05/2025

Shtruan asfalt elektoral, shpallen në kërkim administratorët e kompanisë “Vëllezërit Hysa”

17:45 : 10/05/2025

DOKUMENTET/ Kompania lobuese e PD i dërgoi dy letra Rubios për të pajisur me vizë Berishën

17:34 : 10/05/2025

Denoncimi i Bardhit: Balluku përmes Portit të Durrësit, lehtësoi trafikun e drogës në Europë

17:32 : 10/05/2025

Foto/ Dy të rinjtë humbën jetën në vendin e punës, pamje nga vendngjarja

16:59 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com