• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Foto-mashtrimet/ “Lali” nuk bëri asgjë për urbanët, dezinfektimi u bë nga vete operatorët

15:40 : 10/03/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Erion Veliaj, një nga zyrtarët më të prekur nga “video-mania”, ka shpërndarë në rrjete sociale masat e marra, sipas tij, për dezinfektimin e autobusëve të transportit publik në Tiranë, si një ndër masat parandaluese për përhapjen e “Covid-19”.

Në dy video të njëpasnjëshme, të shpërndara në orët e fundit në rrjete sociale, Veliaj prezanton masat për pastrimin e autobusëve, duke synuar të fitojë disa “merita” edhe në këto ditë të vështira për qytetarët.

Veliaj, si një politikan që promovon lëvizjet me biçikletë, sugjeron lëvizjen e qytetarëve me dy-rrotakë apo edhe të ecin në këmbë.

Këto këshilla janë pozitive, por Veliaj nuk është thjesht qytetar që shpërndan fletushka. Ai është kryetar i Bashkisë dhe ka përgjegjësi, ndër të tjera, edhe për mbarëvajtjen e punëve publike.

Lexo edhe:

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

Përtej show-t me foto e video, “Lali Eri”, siç preferon të përkëdhelet, nuk ka marrë asnjë masë konkrete për të shmangur rrezikun e përhapjes së virusit.

Ai, në video-propagandat e tij, sugjeron që qytetarët të shmangin grumbullimet masive, përfshirë edhe autobusët, por nga ana tjetër nuk ka nxjerrë asnjë urdhër administrativ për të kufizuar tubimin e qytetarëve në mjetet e transportit publik.

Urdhëri nr.132, dt.08.03.2020 i Ministres së Shëndetësisë parashikon, ndër të tjera, se anulohen edhe grumbullimet masive. Mjediset e brendshme të autobusëve urbanë janë ndër vendet me përqëndrim të madh të grumbullimeve masive.

Bashkia e Tiranës është përgjegjëse për disiplinimin e linjave urbane në kryeqytet. Ajo ka miratuar hartën e qarkullimit dhe frekuencën e lëvizjeve të tyre gjatë ditës në rrugët e qytetit.

Pra, është përgjegjësi e Bashkisë së Tiranës, që, si masë parandaluese për përhapjen e virusit, të reduktojë, sa të mundet, qarkullimin e mjeteve të transportit publik, duke minimizuar kontaktet mes qytetarëve në ambjentet e brendshme të autobusëve.

Pikërisht, këtë përgjegjësi madhore në këto ditë të vështira për qytetarët shqiptarë, Veliaj ende nuk ka gjetur kohën që ta ushtrojë. Ai është shumë i zënë me postimet në rrjete sociale, duke anashkaluar përgjegjësitë që ka si kryetar i Bashkisë më të madhe në vend, ku qarkullojnë pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë.

Duke u ndalur tek këto postimet propagandistike-Bashkia e Tiranës nuk ka publikuar asnjë vendim për dezinfektimin e autobusëve urbanë. Përtej fotove që ai ka publikuar në rrjetet sociale, nuk ka asnjë të dhënë nëse ky proces po kryhet nga Bashkia e Tiranës apo kostot i janë ngarkuar kompanive private që operojnë në linjat e kryeqytetit.

Të dhënat zyrtare në Buletinin e Prokurimit Publik, nuk kanë asnjë informacion nëse procesi i dezinfektimit është pjesë e ndonjë tenderi publik.

Në rast se dezinfektimi po kryhet nga vetë operatorët privatë, atëherë foto-propagandat e Lali Erit janë thjesht një mashtrim i radhës i tij.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026
AKTUALITET

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026
Para

“Politika të bëhet bashkë”/ Thirrja e Ramës: Koronavirusi, eleminoni në maksimum kontaktet fizike

TË GJITHA

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom