Nga Nebil Çika
Pasi gratë morën të drejtën e votës në Rusinë Sovjetike më 1917, më 8 mars u bë një festë kombëtare atje. Dita u festua kryesisht nga lëvizjet komuniste, dhe u imponua si festë zyrtare vendet komuniste derisa u imponua te miratohej në vitin 1975 nga Kombet e Bashkuara.
Te drejta e grave ne Rusi dhe ne te gjitha vendet komuniste ishin një falsitet pasi ne këto diktatura askush nuk kishte drejta për te drejtën e votës as qe behej fjale.
Shume vende edhe sot kane ditën e tyre te grave dhe nuk e njohin 8 marsin
Për sa i përket Shqipërisë 8 marsi u imponua si feste komuniste sipas modelit sovjetik, pas vendosjes se qe nga viti 1945 .Shume shqiptar nuk e dine kuptimin e saje edhe sot dhe e interpretojnë si “feste” , te grave e te nenave madje edhe i urojnë ato .
Shqipëria është ndoshta i vetmi vend qe ne aspektin politik i ka respektuar qe nga themelimi si shtet te drejta e grave . Ligjërisht nuk është mohuar kure e drejta e grave për te votuar . Ne historinë tone kemi me dhjetëra gra te famshme qe ka luajtur rrol te rëndësishëm jo vetëm si bashkëshorte e nena te burrave te shquar por edhe si protagoniste . Mbretëreshat Tuta e Argjiroja . Nora e Kelmendit dhe Maro Konda , Shote Galica deri tek Marigaoja e famshme e Flamurit janë me qindra shembuj qe vërtetojnë rolin dhe respektin qe kane pasur gratë ne historinë tone .
Marigo Pozio ishte gruaja e pare e zgjedhur senatore ne senatin e pare shqiptar ne 1912 ne Vlore ndoshta vendi i dyte ne bote qe kishte një grua te zgjedhur ne parlament pas Finlandës ne mos gabohem. Ne Kongresin e Lushnjës ne vitin 1920 e drejta e gruas për te zgjedhur e për tu zgjedhur u sanksionua me ligj ndërkohe qe ne SHBA kjo e drejte i fitua ne 1924 ndërsa ne Itali ne 1945 .
Si për te gjithë popullin shqiptar periudha me e keqe e te drejtave politike te grave ishte periudha e diktaturës komuniste ku atyre ju mohun çdo e drejte e njeriut . Por jo vetëm kaq . Gratë me te emancipuara te vendit u pushkatuan , burgosën , internuan e persekutuan pa mëshirë nga regjimi gjakatar qe festonte 8 marsin. Dhuna ndaj grave te shquara filloi qe gjatë luftës civile madje edhe brenda radhëve te komunisteve ku mund te përmendet rasti i Ramize Gjebresë qe ua pushkatua . Me instalimin e diktaturës gratë nuk u ndanë nga burrat ne dhunën qe komunistët ushtruan ndaj popullin e kombin shqiptar. Ato u arrestuan , burgosen e u torturuan , u pushkatuan u dënuan u internuan u dëbuan u persekutuan si kundërshtarë politike te komunisteve por shpesh here vetëm se ishin nena , motra, bija mbesa te te burrave qe komunistet ishin si armiq te diktaturës se tyre.
Por jo vetëm këto . Diktatura i çpërfytyroi gratë e vajzat shqiptare duke i kthyer ato ne skllave me pune te detyruar , ne industri me tre turne , ne kooperativa e ferma ne pune te renda me orare te zgjatuar, te pa veshura e te pa ushqyera . Le te mos llogarisim këtu zboret ushtarakë qe synonin ta kthenin gruan ne një makine vrasëse ne shërbim te sistemit.
Ne emër te luftës s klasave dhe te ndikimeve borgjezo revizioniste gruas shqiptare ne komunizëm iu mohua edhe e drejta hyjnore për te qene “e bukur “ një privilegj qe ja ka dhëne Zoti vet . U ndalua çdo lloj veshje jashtë standardit komunist , kujdesia për lukun dhe higjienën trajtohej si shfaqje e huaj dhe veprimtari armiqësore e dënohej me dhe pa ligj , ndërkohe qe ne treg mungonin mjetet elementare te nevojshme për një grua dhe te gjitha këto sollën te vetmen “barazi “ me burrat qe komunizmi i siguroi grave : “te dukeshin si burra !
Sot mund te kujtojmë me respekt ato gra e vajza qe u martirizuan pikërisht nga ajo politike e filozofi qe e shpalli 8 marsin si “festa e garave “ . Musine Kokalari . Marie Tuci , Sabiha Kasimati . Bardh Gjonmarkaj , Tefta Tasi e mijëra te tjera .
Zyraka Mano qe u pushkatua shtate zanë me fëmijën ne bark .
Nje homazh te veçantë kam sot , për te gjitha ato gjyshe , gra nena motra e bija qe u çuan ne kampet e shfarosjes bashke me fëmijët e pleqtë e familjeve te tyre . Ato nena qe varrosen me duar fëmijët e tyre qe vdisnin ne gji nga uria e sëmundjeje pa munduar te bënin dot gjë se shteti i 8 marsit i kishte mbyllur ne tela me gjemba.
Mund te numëroj sot me mijëra krime , shkelej te drejtave themelore te njeriut te kryera ndaj grave e vajzave ne komunizëm por besoj se ka informacion te mjaftueshëm për te kuptuar pse 8 marsi nuk ka qene kure dhe nuk mund te jete një dite e grave shqiptare.
Por kjo vazhdimësi e festave komuniste nuk është vetëm një atavizëm i diktaturës por një program politik i atyre qe duan te na thonë e te imponojnë me çdo mjet e mënyrë qe komunizmi ishte i mire , se paku nuk ishte aq i keq !
Prandaj un refuzoj ta njoh 8 marsin fetën sovjetike te garave si ditën e garave shqiptare , gjyshes , nënës , motrës dhe gruas time . 8 marsi si date e dite mund na shërbeje vetëm për një gjë : Te kujtojmë e te mos harrojmë te zitë e ullirit qe hoqën nenat gratë dhe motrat tona , shumica e grave shqiptare ne komunizëm .
Kaq .