• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kongresi i PS, njerëzit e Veliajt “pushtojnë” Asamblenë Kombëtare

12:21 : 04/03/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Bashkia e Tiranës ka marrë dominimin e forumit më të lartë të PS-së, Asamblesë Kombëtare.

Votimi i së shtunës në Kongresin zgjedhor të PS-së për anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare, çoi në një rekord të ri të përfaqësimit të Bashkisë së Tiranës në këtë forum. Nga 20 anëtarë të Asamblesë Kombëtare që përfaqësojnë Tiranën, 17 janë drejtorë të bashkisë, administratorë të njësive vendore në këtë bashki, që emërohen nga kryebashkiaku dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak.

Duket se performanca e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës ka bindur delegatët e që t’i votojnë ata në shumicë, duke lënë jashtë kësaj Asambleje zv.ministrat e rinj të qeverisë, të cilët në shumë raste janë promovuar si frymë e re në qeverisjen e Partisë Socialiste. Jashtë Asamblesë kanë mbetur zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko, zëvendësministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj, zëvendësministrja e Drejtësisë, Teuta Vodo etj.

Por ajo që shqetësoi më shumë kryetarin e PS-së, Edi Rama, ishte fakti se në votimin e delegatëve për zgjedhjen e Asamblesë së re Kombëtare nuk morën pjesë rreth 213 delegatë. Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Zgjedhor i PS-së, “pjesëmarrja në votime ishte 85.3%, thënë ndryshe, votuan 1242 delegatë nga 1456 të tillë. Këto votime treguan edhe një herë rritjen e përfaqësisë së vajzave/grave në strukturat e partisë, të cilat do të përbëjnë 45.2% të Asamblesë Kombëtare”.

Vetëm nga delegatët e Tiranës morën pjesë në votim 70 për qind e tyre, duke e bojkotuar procesin e votimit. Burime nga delegatët e Kongresit thanë se një pjesë e tyre refuzuan votimin e një liste të paracaktuar për në Asamblenë Kombëtare, duke bërë që ata të largoheshin nga votimi. Kryesocialisti thirri të hënën në selinë rozë ministra dhe deputetë të deleguar në njësitë administrative, për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur me votimin. Rama mësohet se ka qenë i ashpër me ta, duke kërkuar mësimin e arsyeve të refuzimit të tyre në votim.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

Anëtarët e rinj

Në listën e anëtarëve të Tiranës për Asamblesë Kombëtare ishin: Elton Kacidhja, drejtor i Punëtorëve të Qytetit Nr.2; Taulant Tusha, drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike; Admir Abrija, drejtor i Kontrollit të Karburanteve, por dhe Arli Naska, drejtor i Tatimeve të bashkisë. Po ashtu, listës i bashkëngjiten edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku. Lista e anëtarëve të Tiranës në Asamblenë Kombëtare vijon me Anila Shehun, drejtoreshë e Qytetit Studenti dhe Zhaneta Beqiri, drejtoreshë e Kopshteve dhe Çerdheve të Bashkisë së Tiranës.

Po ashtu, një numër i madh administratorësh u votuan për në Asamblenë Kombëtare. Trëndelina Jaku, administratore e Njësisë Nr.1; Florjan Pullazi, Njësia Nr. 2; Ergesta Ninga, Njësia Nr. 3; Liri Qoshi, Njësia Nr.4; dhe Aida Prendi, administratore e Njësisë Nr. 9. Gjithashtu, listës i shtohen edhe këshilltarët bashkiakë, Sonila Qato, Aldrin Dalipi, i cili është dhe kryetar i Këshillit të Qarkut dhe Klodeta Dibra.

/Panorama

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/07/2025
BOTA

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025
SHENDETI

Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

22:50 : 18/07/2025
AKTUALITET

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

22:47 : 18/07/2025
SPORT

Qazim Laçi afër transferimit në Superligën e Turqisë

22:42 : 18/07/2025
RAJONI

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

22:40 : 18/07/2025
Para

Ivan Rakitiç larg Barcelonës, arrin marrëveshjen me gjigandin tjetër spanjoll

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/07/2025

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025

Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

22:50 : 18/07/2025

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

22:47 : 18/07/2025

Qazim Laçi afër transferimit në Superligën e Turqisë

22:42 : 18/07/2025

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

22:40 : 18/07/2025

I zhdukur prej 6 ditësh, gjendet trupi i dekompozuar i të moshuarit

22:31 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com