• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Gjyqet e harruara: Si i fali Shqipëria krimet e diktaturës

11:00 : 02/03/2020
në NDRYSHE

Vdekja pa pendesë e gruas së diktatorit Enver Hoxha ktheu në vëmendje faktin se në Shqipëri krimet e regjimit komunist nuk u dënuan asnjëherë.

Pas vdekjes së Nexhmije Hoxhës, pati shumë reagime në rrjetet sociale, pak kujtuan gjyqet e viteve ’90-të dhe faktin se drejtuesit e lartë të diktaturës nuk vuajtën kurrë dënime për ekzekutimet pa gjyq, zhdukjet, vrasjet në kufi, torturat dhe internimet masive.

Gjyqi me akuzat e vetme ndaj Nexhmije Hoxhës

Nexhmije Hoxha u arrestua më 4 dhjetor 1991, nëntë muaj pas zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri.

Lexo edhe:

Botërori i klubeve/ Chelsea e nis me fitore, mposht lehtësisht Los Angeles

Horoskopi, e martë, 17 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dy vite e gjysmë më vonë ajo dhe Kino Buxheli, Drejtori i Drejtorisë së Pritjes, u dënuan me 15 vite burg – 11 Hoxha, 4 Buxheli. Ata u dënuan për shpërdorim detyre, përvetësim dhe shpërdorim fondesh shtetërore gjatë periudhës 1985-1990.

Akuzat u ngritën pas kontrollit financiar që iu bë Drejtorisë së Pritjes nga qeveri e stabilitetit (qershor 1991 – dhjetor 1991), e cila përbëhej nga koalicioni i 5 partive të asaj kohe: Partia Socialiste, Partia Socialdemokrate, Partia Demokratike, Aleanca Demokratike dhe Partia Republikane.

Drejtoria e Pritjes, formuar në vitin 1956, u shërbente jetesën me privilegje zyrtarëve të lartë të Partisë së Punës. Ishte organi që dalloi Bllokun nga ana ekonomike dhe sociale. Kontrolli i viti 1991 nxorri si total $15 milionë shpërdorime.

Gruaja e diktatorit Hoxha, anëtare e përhershme e Komitetit Qendror të Partisë së Punës, u burgos fillimisht në Tepelenë e më pas në Tiranë.

Shtypi i kohës llogariste që ajo të lirohej pas mijëvjeçarit të ri. Ndryshe nga llogaritë u lirua më 10 janar 1997 kur ishte 76-vjeçe.

Nuk u përball kurrë më me asnjë akuzë për periudhën e diktaturës.

Deri më 26 shkurt 2020 dha disa herë intervista. Kujtoi shpesh ngjarje, por nuk kërkoi asnjëherë falje. Në asnjë nga 4 librat që shkroi pas vitit 1998, as në librin e fundit të botuar në janar 2020: “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”.

Gjyqet e tjera të viteve 1993-1994

Njësoj si Nexhmije Hoxha, për shpërdorim detyre, përvetësim dhe shpërdorim fondesh u dënuan dhjetëra funksionarë të tjerë të lartë komunistë, përfshi Ramiz Alinë, pasardhësin e Enver Hoxhës.

Ata u dënuan në total për rreth 130 vite burg, dhe detyrimin për t’i kthyer shtetit rreth 3 milionë lekë:

1. Ramiz Alia, pasardhësi i Ever Hoxhës, 9 vite burg

2. Adil Çarçani, ish-Kryeministër, 5 vite burg

3. Hekuran Isai, ish-Zv. Kryeministër, 5 vite burg

4. Simon Stefani, ish-Ministër i Brendshëm, 8 vite burg

5. Zylyftar Ramizi, ish-Ministri i Brendshëm dhe Drejtor i Sigurimit të Shtetit, 6 vite burg

6. Rita Marko, Sekretari i Komitetit Qendror të PPSH, 8 vite burg

7. Aranit Çela, ish-Kryetar i Gjykatës së Lartë, 7 vite burg

8. Rrapi Mino ish-Kryeprokuror, 4 vite burg

9. Manush Myftiu, ish-Zv. Kryeministër, 5 vite burg

10. Veiz Hadëri, komandant poste kufitare, 3 vjet burg

11. Pali Miska, ish-Ministër i Brendshëm, 7 vjet burg

12. Lenka Çuko, ish-anëtare e Byrosë Politike të PPSH-së, 7 vjet burg

13. Muho Asllani, ish-anëtar i Byrosë Politike të PPSH-së, 5 vjet burg

14. Qirjako Mihali, ish-Zv. Kryeministër, 8 vjet burg

15. Hajredin Çeliku, ish-Ministër i Transporteve, 6 vjet burg

16. Vangjel Çërrava, ish-Zv. Kryeministër, 6 vjet burg

17. Besnik Bekteshi, ish-Ministër i Industrisë, 6 vjet burg

18. Prokop Murra, ish-Ministër i Mbrojtjes, 6 vjet burg

19. Foto Çami, ish-Sekretar i Komitetit Qendror, 7 vjet burg

20. Llambi Gegprifti, ish-Zv. Ministër i Mbrojtjes, 8 vjet burg

Shumica e të akuzuarve u lehtësuan nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Kasacionit. Te gjithë u liruan brenda pak vitesh.

Shtypi i kohës kritikoi dhe ironizoi faktin se udhëheqësit komunistë po dënoheshin për “kafe dhe llokume”.

Gjatë kësaj periudhe gazeta Liria e shoqatës së ish-të përndjekurve, botonte çdo javë emrat e mijra të pushkatuarve dhe vdekurve në burgje, të cilëve nuk u gjendeshin as eshtrat.

Gazeta të kohës gjatë gjyqeve ndaj drejtuesve komunist.

Gjyqet e fundit ndaj udhëheqjes komuniste

Pas disa ndryshimeve ligjore, gjyqe të tjera nisën ndaj pothuajse të njëjtave figura të regjimit komunist.

Këtë herë akuzat ishin për genocid, krime ndaj njerëzimit, ndalim të të drejtës së besimit, përndjekje dhe internime masive, vrasje në kufi dhe ngjarjet e ambasadave.

Në vitin 1996 u dënuan:

1. Lenka Çuko, Sekretare e PPSH Lushnjë, 15 vite burg

2. Idajet Beqiri, ish-Sekretar i Komitetit të Rinisë Fier, 15 vite burg

3. Agron Tafa, ish-Zv. Ministër i Brendshëm, 15 vite burg

4. Sulejman Abazi, ushtarak i lartë, 16 vite burg

5. Gaqo Nesho, ish-sekretar i PPSH-së Vlorë, 16 vite burg

6. Veiz Hadëri, ish-komandant poste kufitare, 16 vite burg

7. Irakli Vero, ish-Sekretar i PPSH-së, 16 vite burg

8. Dilaver Bengasi, ish-Drejtor i Policisë, 18 vite burg

9. Nazmi Domi, ish-Sekretar i PPSH-së, 20 vite burg

10. Shkëlzen Bajraktari, ish-hetues, 20 vite burg

11. Llambi Gegprifti, ish-Zv. Ministër i Mbrojtjes, 20 vite burg

12. Zef Loka, ish-drejtor i Drejtorisë së Parë në Ministrinë e Brendshme, 20 vite burg

13. Foto Çami, ish-Sekretar i Komitetit Qendror, të PPSH-së, burgim të përjetshëm

14. Prokop Murra, ish-Ministër i Mbrojtjes, burgim të përjetshëm

15. Muho Asllani, Sekretar i PPSH-së Durrës, burgim të përjetshëm

Domi, Gegprifti, Bajraktari, Vero dhe Hadëri ishin larguar nga vendi dhe u dënuan në mungesë.

Një vit më vonë Gjykata e Kasacionit rrëzoi dënimet, ndërsa në vitin 1999 Gjykata e Lartë u dha pafajësi.

Njësoj u veprua me rreth 20 të tjerë, përfshirë Ramiz Alinë, ish-Kryetarin e Presidiumit Haxhi Lleshin, ish-zv/Kryeministrin Manush Myftiu.

Lleshi 83 vjeç e Myftiu 77 vjeç, u liruan për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore. Të dy vdiqën pak pas gjyqeve në vitet 1997-1998.

Në të gjitha rastet akuzat për genocid u hodhën poshtë në Gjykata. Pas vitit 1997 të gjithë u liruan dhe deri më sot nuk ka pasur asnjë gjyq të ngjashëm për zyrtarë të diktaturës apo ish-oficerë të Sigurimit të Shtetit.

Askush nuk pranoi akuzat dhe nuk kërkoi asnjëherë falje./exit.al

Lajme të lidhura

SPORT

Botërori i klubeve/ Chelsea e nis me fitore, mposht lehtësisht Los Angeles

23:06 : 16/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 17 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 16/06/2025
SHENDETI

Sezoni i qershive, zbuloni vlera e larta ushqyese dhe sa duhet të hani çdo ditë

22:54 : 16/06/2025
BOTA

“Mali i shenjtë” që fsheh fuqinë bërthamore të Iranit/ Çfarë ka në strukturat 90-100 metra nën tokë

22:52 : 16/06/2025
BOTA

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

22:44 : 16/06/2025
Lajmet e Dites

Nis vala e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit, Irani: Kemi shënjestruar infrastrukturën ushtarake

22:42 : 16/06/2025
Para

Deklaratë e fortë e Hajdarit nga Kuvendi: Kam qenë viktimë e dhunës bashkë me nënën time

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Chelsea e nis me fitore, mposht lehtësisht Los Angeles

23:06 : 16/06/2025

Horoskopi, e martë, 17 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 16/06/2025

Sezoni i qershive, zbuloni vlera e larta ushqyese dhe sa duhet të hani çdo ditë

22:54 : 16/06/2025

“Mali i shenjtë” që fsheh fuqinë bërthamore të Iranit/ Çfarë ka në strukturat 90-100 metra nën tokë

22:52 : 16/06/2025

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

22:44 : 16/06/2025

Nis vala e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit, Irani: Kemi shënjestruar infrastrukturën ushtarake

22:42 : 16/06/2025

Trump: Largimi i Rusisë nga G7, gabim shumë i madh

22:32 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com