• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Të ruajmë vigjilencën, po ky nuk është virusi Ebola

09:22 : 01/03/2020
në BOLD BLOG, SHENDETI

Nga Sergio Harari

A e kanë gabim partnerët socialë dhe sindikatat, kur kërkojnë një kthim gradual në normalitet apo gabon qeveria në ndjekjen e një linje shumë të ngurtë, për administrimin e infeksionit Covid-19? Përgjigjen mund ta gjeni në një intervistë shumë të mirë, të dhënë nga redaktori i revistës më të rëndësishme mjekësore në botë, “New England Journal of Medicine”, Eric Rubin, një specialist i mirënjohur i sëmundjeve infektive, i cili, kur u pyet për mënyrën sesi duhet të sillen institucionet shëndetësore të vendeve të ndryshme për të kundërshtuar përhapjen e virusit, u përgjigj duke treguar se gjëja më e rëndësishme është të ketë fleksibilitet dhe shpejtësi veprimi, në miratimin e zgjidhjeve që ndryshojnë me modifikimin e shpejtë të situatave epidemiologjike.

Jo të gjitha vendet evropiane kanë ndjekur të njëjtën strategji të shqyrtimit të rasteve të dyshimta; në Gjermani, një shtet që tashmë ka akorduar 23 milion euro për të përballuar emergjencën, politika e mbikëqyrjes është shumë e ndryshme nga ajo italiane. Me fjalë të tjera, sa më shumë të kërkojmë virusin, aq më shumë njerëz pozitivë do të gjejmë, por kjo ka një kuptim të kufizuar të shëndetit publik, duke qenë se sipas indikacionet e reja duhet t’u nënshtrohen tamponëve diagnostikues vetëm rastet e dyshimta, e jo më subjektet asimptomatikë.

Edhe vallja e shifrave, për të cilat po bëhemi dëshmitarë, po ushqen një rritje të tensioneve vetëm pjesërisht të justifikuar, veçanërisht sepse besueshmëria e testit të tamponit të faringut nuk është 100% dhe ka shumë të ngjarë që vlerësimet tona për numrin e personave pozitivë, nuk janë plotësisht të sakta. Askush në këtë moment nuk ka përgjigjen e duhur se si të përballojë situatën, qeveria italiane është përpjekur të ruajë shëndetin publik sa më shumë që të jetë e mundur, dhe nëse ka pasur ndonjë tepricë skrupujsh, veçanërisht në nivelin e disa rajoneve që kanë shfaqur lokalizma, ky ka qenë pjellë e emergjencës dhe jo ngacmimeve pa bukë.

Siç e kam shkruar në këto reshta edhe përpara se infeksioni të përhapej në Itali, modeli kinez nuk është i zbatueshëm pikë për pikë, dhe për një kohë të gjatë për realitetin tonë. Për më tepër, nuk do të kishte kuptim. Nëse në ditët e para ishte më se e arsyeshme të merreshin masa shumë të rrepta, edhe tani nuk duhet të ulim aspak vigjilencën, por mbase mund të mendojmë për ndërthurjen e nevojave të shëndetit publik, të cilat vijnë para gjithçkaje, me nevojën që të mos fundoset në mënyrë të pakthyeshme ekonomia e vendit.

Lexo edhe:

Sëmundjet autoimune/ Covid-19 rriti numrin e rasteve e të prekurve nga Hashimoto

Diskutohet shtyrja e afatit të ID për diasporën, Noka: E bëni nga ligësia se ju ka zënë paniku

Covid-19 është një virus që mund të ketë një kurs klinik tinëzar, me përkeqësim të papritur, për këtë arsye vëmendja duhet të mbetet e lartë. Por nuk është virusi Ebola dhe Shërbimi ynë Shëndetësor Kombëtar po përgjigjet shumë mirë ndaj nevojave të reja, me një bujari të jashtëzakonshme e cila duhet t’u njihet të gjithë profesionistëve të shëndetit. Sigurisht që hetimet siç janë ato të hapura nga Prokurori Publik i Lodit nuk i ndihmojnë ata që tashmë janë në llogore, të punojnë qetësisht. Vendi është i fortë dhe do t’ia dalë, por Covid-19 nuk do të ikë nesër, është mirë ta pranojmë dhe të armatosemi në kohë. / Corriere della Sera – Bota.al

Etiketa: COVID 19ebolapaniku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sëmundjet autoimune/ Covid-19 rriti numrin e rasteve e të prekurve nga Hashimoto

16:23 : 29/03/2025
AKTUALITET

Diskutohet shtyrja e afatit të ID për diasporën, Noka: E bëni nga ligësia se ju ka zënë paniku

11:46 : 27/02/2025
BOTA

CIA, vlerësim të ri për origjinën e COVID-19: Ka dalë nga një laborator kinez

08:18 : 26/01/2025
AKTUALITET

Shpërthen Covid-19, mjekët: 90% e rasteve, janë të prekur nga koronavirusi

16:10 : 10/08/2024
RAJONI

Kosovë, regjistrohen 19 raste me COVID-19

16:00 : 27/07/2024
BOTA

Joe Biden infektohet me Covid-19

09:45 : 18/07/2024
Para

Sa vdekjeprurës është koronavirusi?

TË GJITHA

“11 Maji”/ Mustafaj: PD do të heqë traun në Kukës, qytetarët nuk do të paguajnë më!

11:19 : 09/05/2025

Dhunë ndaj familjarëve dhe kanosje ndaj ish-bashkëshortes, 3 të arrestuar në Fier

11:12 : 09/05/2025

Transformimi i madh po vjen për këto 3 shenja të horoskopit

11:10 : 09/05/2025

Durrës/ Kërcënuan me armë zjarri një 50-vjeçar, shpallen në kërkim 2 persona (EMRAT)

11:00 : 09/05/2025

Itali/ 19-vjeçari shqiptar vdiq pas sfidës së TikTok, familjarët: Duam drejtësi

10:45 : 09/05/2025

Dështon për herë të 13-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

10:40 : 09/05/2025

Ngërçi politik në Kosovë/ Presidentja do ftojë partitë politike në një takim për zhbllokimin e situatës

10:36 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com