• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gruaja e martuar la dritaren hapur se kishte vapë, i riu i futet në krevat dhe tenton ta përdhunojë: Jam Renato!

14:38 : 01/03/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Tentativa për të abuzuar seksualisht me një grua 42 vjeçe, të martuar, ka çuar para drejtësisë si të pandehur një të ri, i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhune me te rritura, mbetur në tentative”.

Çështja në ngarkim të tij po shqyrtohet në Gjykatën e Shkodrës, ku javën e kaluar u zhvillua seanca e fundit, që u shty për shkak të mos formimit të trupit gjykues.

Në Nëntor 2019, në seancën parapake, gjykata vendosi kalimin e çështjes në gjykim themeli. I riu, i cili po gjykohet nën masen e sigurimit personal “Arrest ne burg”, pranoi akuzat duke kërkuar gjykim të shkurtuar.

Më 2 Korrik 2019, Prokuroria Shkodër ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura” mbetur ne tentative, dhe si person që dyshohej për kryerjen e kësaj vepre penale është shënuar emri i shtetasit M.B., 27 vjeç, banues në një fshat të Vaut të Dejës.

Tentativa e përdhunimit

Lexo edhe:

Tentoi të përdhunonte 32-vjeçaren në një kafene në Greqi, arrestohet shqiptari

Tmerr në Itali/ Senegalezi tenton të përdhunojë gruan shqiptare brenda komisariatit

Sipas hetimeve të akuzës: Më datë 30 Qershor 2019, rreth orës 13.30, shtetasja X.X., rreth 42 vjeçe, ka qenë e vetme në banesën e saj në Laç, duke fjetur në dhomën e gjumit. Për shkak të temperaturave të larta, kishte lënë hapur dritaret e banesës. Gjatë kësaj kohe, ka dëgjuar një zhurmë e menjëherë është ngritur nga gjumi. Ka dalë nga dhoma e gjumit e ka kontrolluar ambientet e tjera të banesës për të parë nëse në banese i kishte hyrë ndonjë person.

Pasi nuk ka vërejtur gjë, është kthyer përsëri në dhomën e gjumit. Aty, ka parë se në krevatin ku po flinte më parë, ishte ulur një mashkull i moshës rreth 26 vjeç, të cilin nuk e njihte.

Menjëherë ka bërtitur e i është drejtuar personit me fjalët: ”Kush je ti”. Ai i është përgjigjur se “jam Renato”, por që në fakt ishte i pandehuri M.B., i moshës rreth 27 vjeç.

X.X. i ka kërkuar të pandehurit të ngrihej nga krevati ku ishte ulur e të dilte jashtë nga banesa e saj, por i pandehuri, me forcë dhe kundër dëshirës së gruas, ka tentuar të abuzojë me të.

Viktima ka ulëritur e ka kërkuar ndihmë, por për shkak të pozicionit ku ndodhet banesa e saj, nuk e ka dëgjuar njeri e nuk i ka ardhur askush në ndihmë.

Pavarësisht përpjekjeve që ka bërë i pandehuri, ai nuk ka mundur dot të kryejë dot marrëdhënie seksuale me X.X. për faktin se ka ndeshur në rezistencën e gruas. Kjo gjendje ka vazhduar për rreth 2-3 minuta.

Pas shume përpjekjesh, X.X. ka arritur të çlirohet nga i pandehuri e ti ikë nga duart. Ndodhur para kësaj situate, i pandehuri ka dalë me vrap nga banesa, ka marrë një motoçikletë me ngjyre të zezë të cilin e kishte fshehur rreth 100 metër larg banesës se gruas e duke drejtuar ketë mjet është larguar në drejtim të Urës së Gjadrit.

Si u zbulua autori

Gruaja ka vënë në dijeni për ngjarjen bashkëshortin e saj, duke i shprehur atij se kishte dyshime se personi në fjalë (i pandehuri) ishte shtetasi M.B..

Gruaja së bashku me bashkëshortin e saj kanë pyetur persona dhe kanë siguruar nga rrjetet sociale fotografi të të pandehurit. X.X. pasi është njohur me imazhe të të pandehurit të nxjerra nga rrjetet sociale, ka njohur e identifikuar se personi që kishte tentuar të kryejë me dhunë me të marrëdhënie seksuale ishte shtetasi M.B.

Të nesërmen, më 1 Korrik 2019, ajo është paraqitur në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës e ka bërë kallëzim. Në të njëjtën datë, shërbimet e policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, të vënë në dijeni të fakteve të kallëzuara nga shtetasja X.X., kanë kryer veprime për të gjetur e ndaluar shtetasin M.B. dhe rreth orës 10.30 të kësaj date e kanë gjetur e ndaluar.

I pyetur nga oficerë të policisë gjyqësore, i pandehuri ka pohuar faktin se më 30 Qershor, rreth orës 13.30 minuta ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen X.X., në banesën e kësaj të fundit.

/Boldnews.al/

Etiketa: tentative perdhunimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentoi të përdhunonte 32-vjeçaren në një kafene në Greqi, arrestohet shqiptari

11:16 : 10/04/2024
AKTUALITET

Tmerr në Itali/ Senegalezi tenton të përdhunojë gruan shqiptare brenda komisariatit

10:57 : 29/11/2022
AKTUALITET

VIDEO/ “Ndihmëë…”, ja si “Dragoi” shqiptar tentoi të përdhunonte 20-vjeçaren greke

12:14 : 08/11/2022
LAJMI I FUNDIT

FOTO/ Tentoi të përdhunonte 20-vjeçaren greke, ja kush është shqiptari i arrestuar

12:00 : 07/11/2022
AKTUALITET

“Ufff është e tmerrshme, nuk doja”/ Rrëfehet studentja, si shpëtoi nga djemtë që donin ta përdhunonin

13:27 : 02/11/2019
Para

Në listën e zezë të SHBA, por mik i Ramës/ Vangjush Dako zgjidhet në Asamblenë e PS

TË GJITHA

Zjarr pranë ish sheshit “Shqiponja”, tymi mbulon zonën

12:32 : 28/06/2025

I nxehti “pushton” Europën, mbi 40 gradë në Greqi, Turqi e Portugali

12:17 : 28/06/2025

Irani varros me ceremoni shtetërore “kokat” e ushtrisë të vrarë nga Izraeli

12:06 : 28/06/2025

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

11:45 : 28/06/2025

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

11:31 : 28/06/2025

Bisedat në “SKY”/ Goditen dy banda në Greqi, një shqiptar bashkëpunonte me policin grek (EMRI)

11:27 : 28/06/2025

EMRI/ I akuzuar në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete

11:19 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com